Në muajin Shtator 2013, një emigrant shqiptar në Angli u paraqit në prokurori në Tiranë dhe bëri një kallëzim të çuditshëm. Një femër misterioze që e kishte njohur në “Facebook” në harkun e 3 viteve kishte arritur t’i zhvaste rreth 60 mijë paund vetëm me biseda në internet dhe biseda në telefon, pa u shfaqur kurrë me fytyrë, pa u takuar asnjëherë. Fabula dhe itinerari tre vjeçar i kontakteve mes tyre kuptohet lehtësisht në kallëzimin që ky shtetas ka bërë dhe që DITA e boton sot të plotë. Nga ana tjetër fabula dhe dokumentet e dosjes tregojnë se emigranti denoncues ka mbledhur të gjitha faturat e dërgesave të parave në 3 vite dhe rezulton se personi që i ka pritur këto dërgesa në Shqipëri është shtetasi Verjan Hysaj. Ai është shoferi i këngëtares Greta Koçi, e cila në periudhën kur është bërë ky kallëzim penal ishte punonjëse e ministrisë së Brendshme. Vetë shoferi i Greta Koçit ka ngritur padi penale ndaj saj, disa muaj më parë. Pasi nisi të kuptonte kurthin, emigranti erdhi vetë në Shqipëri, e takoi dhe shoferin e këngëtares Greta Koçi që kishte bërë tërheqjen e lekëve në pikat e dërgimit. Por ai i tha se kodet e dërgesave ia kishte dhënë një shtetas që korrespondonte me xhaxhanë e këngëtares. Por duket se gjithçka ka qenë një labirint mashtrimi me kosto 60 mijë euro për emigrantin. Në disa biseda të regjistruara elektronike që ai ka zhvilluar me shoferin e Greta Koçit, rezulton se ky i fundit i ka pranuar se gjithçka ishte një mashtrim i organizuar duke u shprehur qartësisht se ishte e gjithë ‘familja’ në skemë e përfshirë. Këto komunikime DITA do i botojë numrin e ardhshëm të plota. Aktualisht kjo dosje hetimore është e pezulluar në prokurori, ndërsa disa nga komunikimet dhe dokumentet e paraqitura nga denoncuesi nuk janë pranuar nga organi i akuzës. Është kjo arsyeja që denoncuesi ka referuar të gjithë dokumentacionin pranë gazetës DITA, duke synuar hetimin e kësaj skeme mashtrimi që atij i ka kushtuar rreth 60 mijë paund.
***
Kallëzimi i bërë në prokurori nga shtetasi B.H
PROCES -VERBAL Per kallëzimin e veprës penale.
Në Tiranë, viti 2013, muaj Shtator , data 03.
Unë F.Shahinaj , me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Policisë Qarkut-Tiranë, pranë Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar, në baze të nenit 283 të K.Procedurës Penale,mbaj këtë proces-verbal për kallëzimin me gojë të veprës penale nga shtetasi B.H i biri i Aqifit dhe i Servetes i datëlindjes 17.04.1976, lindur Elbasan dhe banues në Komunën Papër fshati Valas Elbasan , me arsim të mesëm, i pa martuar i pa dënuar , me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me nr.tel 06825… dhe 003938…., i cili u identifikua me kartën e identitetit nr ID 0322….
Kallzuesit ju shpjegua përgjegjësia penale në rast të kallëzimit të rremë sipas nenit 305 të K.Penal.
Me vullnetin e lirë të tij kallëzuesi deklaron si më poshtë vijon:
KALLZIM
Unë prej një periudhe 14 vjeçare banoj dhe jetoj në shtetin Anglez. Kallëzimi im konsiston në faktin se në vitin 2009 në muajin Korrik nëpërmjet internetit kam komunikuar me një shtetase e cila me është prezantuar me emrin Anjeza Hysaj shkurt Ani. Gjatë komunikimit në internet më pati thënë se ishte nga qyteti i Durrësit, ishte jetime dhe më ka dhënë vitin e lindjes 1988 dhe se jetonte me babanë e vetë ku me pati thënë dhe emrin e tije që quhej R.Hysaj. Ky komunikim ka vazhduar për një periudhe 2 mujore dhe me pas nga ana e saj duke më qarë hallin për problemet nga më të ndryshmet herë pas here më kërkonte që une t’i dërgoja lekë me kompanitë qe operojnë në këtë fushë “Uester Union” dhe “Many Gram”. Unë në mënyrën si ajo komunikonte krijova një farë besimi dhe keqardhje njëkohësisht dhe fillova ta ndihmoja me shuma lekësh të cilat varionin 50 Paund deri në 2000 paund. Dërgesat nga na ime kane filluar në muajin Shtator të vitit 2009 deri në muajin Dhjetor të vitit 2011. Dua të them se gjashte mujorin e fundit të kohës kur kryeja dërgesa dyshova tek kjo shtetase dhe i kam bërë dërgesa më të vogla me qëllim që të investigoja kush ishte ky person. Dua te deklaroj se shtetasja që më është prezantuar me këtë emër pra Anjeza Hysaj më ka rekomanduar mua që dërgesat t’i kryeja në emër të shtetasit Verian Hysaj i cili sipas thënieve të saj ishte djali i xhaxhait të saj. Arsyeja e dërgimit në këtë emër ishte (sipas saj) pasi ajo nuk dispononte pasaportë për të kryer veprimet. Me këtë shtetase unë pas komunikimit në internet kam komunikuar në telefon celular. Nga ana e saj për komunikim me mua janë përdorur këta numra telefoni : 06955…., 06947…. dhe 06951…. Këta numra telefoni janë përdorur nga muaji Shtator 2009 deri në Qershor 2011. Me pas shtetasja e prezantuar si Anjeza Hysaj është larguar për në Spanjë dhe ka komunikuar me mua në dy numra telefoni të cilat janë 00346987….dhe 00346900….. Gjate komunikimeve që bënte me mua me numrat spanjoll ajo me porosiste mua që dërgesat që unë kryeja në emër të shtetases me emrin Syrije Koçi dhe në një rast më ka thënë t’i dërgoj në emër të një shtetasi me emrin A.Kurti i cili ishte kushëriri i Verjanit sipas saj. Për Syrije Koçin më ka thënë që është maqedonse dhe që banonte tek shtëpia e saj . Ajo i merr lekët dhe mi jep mua. Pas gjithë këtyre dërgesave dhe komunikimeve unë në muajin Dhjetor 2011 kam komunikuar me këtë shtetase me emrin Anjeza Hysaj dhe i kam thënë se unë me ty do të takohem në gjykatë. Më pas unë kam ardhur ne Shqipëri dhe kam investiguar privatisht rreth emrave që kjo më kishte përmendur dhe kryesisht jam munduar të gjej kush ishte shtetasi Verjan Hysaj. Pas shumë mundimesh kam komunikuar me këtë shtetas dhe me pas kam pasur dhe kontakte fizike. E kam pyetur rreth personit që është paraqitur me emrin Anjeza Hysaj. Nga ana e tij më është thënë se këtë shtetase me këtë emër unë nuk e njoh por lekët që ishin dërguar nga ana ime ishin tërhequr nga ana e tij. Këto lekë ishin tërhequr pasi shtetasja që është paraqitur si Anjeza Hysaj i ka dhe kodin e dërgesës. Sipas Verjanit kodin e tërheqjes së lekëve ja ka dhënë shtetasi Skënder Koçi. Kur unë kam mësuar rreth emrit të shtetasit Skënder Koçi jam munduar të komunikoj me të dhe bashkëshorten e tij e cila quhej Syrrije Koçi por nuk kam mundur. Me pas unë në adresën e tij kam dërguar nje e-mail në lidhje me këtë çështje por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Nga ana e djalit të tij i cili quhet Mondi Koçi më është dërguar një e-mail në Facebook ku më thotë se jo në gjyq të shkoni por në Hagë të shkoni s’të kemi asnjë lek borxh.
Pyetje : A keni komunikuar në ndonjë formë tjetër qe ju ta shihnit me figurë shtetasen Anjeza Hyskaj.
Pergjigje: Unë kam kërkuar një gjë të tillë por nga ana e saj më është thënë se kam kompjuterin e vjetër, nuk kam kamer të mirë e të tjera. Në një rast kam mundur ta shoh vetëm tre sekonda jo më shumë. Ka qenë vajzë e re në dukje me flokë të zeza.
Pyetje : Po me shtetasin Verjan Hysaj me çfarë numrash telefoni keni komunikuar?
Përgjigje :Unë me shtetasin Verjan Hysaj nuk kam komunikuar në telefon por me email. Në Janar kur e kam kontaktuar ai më ka dhënë mua numrat e telefonit të cilët sipas tij janë 067…., 06921…dhe përdoreshin nga shtetasi Skënder Koçi. Numrat 069…,069….dhe 06731….perdoreshin nga Verjani. Gjë tjetër nuk kam ç’të them për sa thashë më sipër janë të vërteta dhe pasi i lexova i firmos pa vërejtje.
(vijon nesër)


me sa mend dergon 60 000 euro ne tym
….B.H i biri i Aqifit dhe i Servetes…
NE VEND QE TI DERGOJE NDONJE LEKE Aqifit dhe i Servetes SHKON PAS KURVAVE TE SALIUT….
Sa emigrante budallenj kane lene lesht per memedhene !!!!
GRETA DO TJU KENDOJE KENGE E SALIU DO TI BJERE CIFTELISE PER TA…
Keto gjera mesa shoh nuk kane lidhje me Greta Kocin? Lat nam. E dini ju historine e atij torollakut .(B.H i biri i Aqifit dhe i Servetes) qe nuk shoh te permendi gje Greta Kocin, apo ju te gazetes me ate te semurin pedofil Verian Hysaj qe e kane lene nja 23 gra se eshte psikopat i lindur?!! ha ha ha
60 mije paund jane rreth 100 mije euro
Si Grigja Suma dhe kjo…same shit…pun baxhellash.
A do dali Laura ne konference te denoncoje lidhjen e PD me krimin?
Hahaha tamam si ajo ndertusja qe mashtroi Land jevgun dhe pastaj ate plakun..njerit i vodhi leket dhe aktivitetin tjetrit i vodhi token…kjo Greta si Grigja e Sumĕs jan njesoj…katunaret e rretheve kan ardh n tiron.
Po Artan ke te drejt…ajo Grigja Suma ose punto G…esht e fort ajo…e fort fare…seç thon qe e hengri ate bankjerin qe e vran…pun Mataharry
Nuk behet e qart si dhe pse i detgonte kto para ky!!!!! Per bamirsi???? Per bukurin e ksaj mashtruse ??? Per bisnez??????????Per llafe te bukura qe ajo i falte nga interneti????Nese ky trap i paska pas teper ato pare mir ti behet se nga interneti me njerez qe nuk i njeh si u dergokan kaq lek?? Sa mir erdhi te bej verifikimin kur ju zbraz kuleta , ate ta bente qe ne fillim !
Megjithate le te shofim si esht rjedha e ktij mashtimi se kshtu spo marim vesh !
Po mi Greta , me e mira je, vjedh, kurveron me Mulin&Co, mashtron, shperdoron fondet publike dhe fshihesh pas gishtit te politikes.
Ah, edhe nje gje, te vdes une per imazhin tend qe ta prishi gazeta “Dita” te ciles ti duhet ti vish anes, delenxhije. Sa per reputacionin, ti e di vete qe s’je gje tjeter vecse nje kurve qe shkon me katunare me leke (nuk kam gje me katunaret).
Po kshu na doli papripur milionere,adoleshentja milionere,shkruanin gazetat,me nje keng qe pat kendu me Erion Korinin,na u bo papritur milionere. Mashtruse,si dhe shoqet kengetare,si puna ksaj.
Bukurie … do apo nuk do ti ajo eshte miljonere se per nje koncert merr me shume se 2 miljon leke ,megjithse kenga nuk ka lidhje me miljonat e saj por miljonere ne zemer ,thote teksti i kenges. Por trashesia e mendjes tende aq kupton.
greta the best
keta jane familje mashtruesish, ju kujtohet kur kjo baxhella shkoi beri gjoja denoncim ne polici per te kercenaur ate qe babai i saj i kishte borxh 18 mije dollare te marre me mashtrim. per mashtrim e ka denoncuar ne vitin 2012 Greta Koqin edhe shoferi ky qe i del emri si terhees i milionave qe peshkone greta me babin e saj mashtrues. A do dale valle Larva Vorpsi per ta denoncuar kete mashtruese??????????????????????
Të gjithë mashtruesit dhe hajdutët e Shqipërisë këngëtarë,druvarë,dhiarë,thiarë,kurvarë,trugomarë,shpellarë,policarë e policare,janë grushtbashkuar rreth partisë me shokun sali në krye? Rroftë uniteti parti-sali dhe lum si ti, moj e mjera Shqipëri ! Lavdi kapitalizmit viçidolian dhe pjellës së tij pa din e pa iman greta koçi! Tung!
Nuk arriti te kuptoj si ka mundesi si ky njeri ka mundur mund ta arrij ne U.K.Me kto mend as ne Tirane nuk mund te mbrrinte.Nejse kjo toke mban edhe gomar te till.
Hahahahhahahaha super koment. Ne me gjith keto mend akoma ne Tir dhe nuk po i shohim me sy ato 60.000£. Paska fat djali
cu jepni vlera …plehrave ..duke i diskutuar …………edhe nq.s nuk eshte i vertete ssi lajm ……..nuk ja vlen te mereni me tipa si greta e ster greta
o mavria ti po ku te coi mushka qe i beson nje te panjohure nga hici. Nejse mend per here tjeter
Mashtruese si puna e kesaj Greta Kocit jane te gjitha kurvat e tjera kengetare. Pse nuk eshte Grida Duma apo Majlinda Bregu… Quo vadis albanian female?
a i erdhen mend gomarit,me ne fund?
I kaloi 17 vjec Greta Koci???.? Mos e ka ditelindjen ne nje dite me Saliun?Ciljeta Xhilaga,Greta Koci,Grida Duma,Manjola Qerreti,Laura Worpsi,Silvi Bardhi,ajo qe eshte 5 muaj me barre,Po ky maloku parimor antikomunist ka qene kryeminister apo tutor prostitutash?
Kjo eshye administrata e Salukut
E para sqaroni, 60mij Pound apo 60mij Euro se 60mij pound Bejn 80mij Euro o loqeni…..E dyta…patjeter nga siper shqipnis do jet ene ky loqja….ahhhh me det me det….
.. e vogel lozanjare edhe je moj Greta e Sales. Pe-De-ja mbush me .. shpia e vet Sales.
Ka ngjare nga i ati qe ka bere burg per mashtrim.
Paska ikur ne Spanje, por nuk kishte pasaporte. Ec dhe merre vesh.
Me sa po marr vesh une kjo qenka goca e Fatmir Koçit e mbesa e Skender Koçit
Shkelqim Koçit dhe nji tjetri
Familje legenash e mashtrusash familje e lidhur me banda e mafja ku firma Koçi mori para me fajde dhe perfundoji neper rruget e Bullgarise me mashtrrime e me dallavere.
Personi ne fjale qe ka hangerr Kollaren me shtet nuk ke se çi ben ti kesaj famije banditesh e kusaresh kurvash e kurvaresh mashtrrusash e pisash .
O merrja me dajak e dhune o lere punen e gjygjit se kto jane pune personale jane para private dhe shtetit nuk i hyn ne pune
hua marrja dhe peshqeshet nuk ka gjykate qe i gjykon
Merrja me dhune dhe pik ose lere fare
Greta Koçi eshte nji bandite e piset nji Llaxore e pa kufishme
ket e di gjith planeti e ke hogerr pataten te befte mire se e paske trunin Peshk qefull.
Tjetri asht Bashkim Koci.
O i shkreti klluf katuni Elbasani qe re ne pare e sdi ku ti cosh e i hudh ne plehra ! Ajo e “lypsja” te thot qe esht ne Spanj e ti prap i dergon leket neper Shqiperi ne dor mashtrusish ..se ne Spanj ka shku me “lyp” kjo kurva !!! Spaske gjet “pilaf”……atje ne Angli qe tu ndez “jari” per kte pleh shqiprie mor romantik i shek, 18 ? Vertet si dergon shuma te tilla or qyp po prit ta lexojm deri ne fund se ti ke dash nuse or tajare e ke bo endra me pare paradhenie ! Qeke edhe per te ardhur keq qe je largu ktu e 17 vjet dhe nuk dike cfar vemjesh ka pjell regjimi Saliban ! E ke bo budallallikun me keq se leshi Jozit e hajde ctire tani me aq ftyra qe je ngatru!!! Prit tash mos duhet te pagush edhe nji her kaq neper avokat,noter e gjykatsa e ishalla i jep dum se kjo pun or ti bogace Elbasani, si pun e ksaj hardhucke, ka shku fort lart anej ka drejtesia e kta i dun te trasha ……..
Saper kte kengtaren te lumt o Dita e kusur mos i le ksaj fare se ky milet i shkret bie kollaj viktim si ai mashtrusi i Fierit surrat trekondshi qe “jepte borxhe” me kamat !Cfar nuk mbijn ne kte “bace” or shok!!!!!!!!e si dhe kur do pastrohet ky vend i vogel nga hajdut,mashtrusa e kriminel te medhej ,nje Zot e di !!
Mos u cuditni aspak, sepse Greta i ka ngjare Babit vet Fatmirit dhe xhajallareve te saj. Nuk besoj ti kete harruar Shkodra dhe Librazhdi bemat e tyre.Edhe pse Sala dinte gjithcka mbi aktivitetin e ketyre gangsterave e afroi Greten prane vehtes.
Une nuk e di se sa profesionale eshte te botoni kete lajm i cili nga fillimi e deri ne fund duket qarte qe eshte i pavertete. Gjithesesi, edhe sikur ta marrim te mireqene qe e ka bere Greta kete: A e ka detyruar njeri kete tipin te dergonte leke? Jo, vete ka dashur dhe e ka bere. Cfare kerkon ky tani?
O gomar,me 60 mije paund te vjen Nicole Kidman.Po na thuaj,bere gje apo jo?Se jemi shume kurioze.S’ka mundesi qe te paguash 60 mije paund dhe te fitosh statusin e kandidatit per ne …BEEEE,se do jesh trangull fare o i shkreti ti.Fshije emrin nga Fejsbuku se qenka loder e rende per ty o i shkrete!
Si Greta dhe Grigja Suma jan fshatare qe cfar nuk bejn per lek.Jan aq mjerane sa nuk pysin. Edhe Suma neper prokurori se vodhi ortaqikerine dhe ate pronarin e tokes edhe kjo tjetra me orta-qi-kĕrira.Qeka i keq ky kodosh leku. Perpara!
Pse s kap dhe kjo noj bankier…si ajo gugushja ndertusja…ajo pra prej durrsi ajo rrushi i Land jevgjitit…me mir me bankier se pun lekesh thon…
Kushdo qofte personi te cilit i jane derguar mbi 100 e ca milone leke (te vjet) prape kthehem tek ky njeri qe i ka derguar parate. Me vjen keq qe ky person ka punuar dhe djersitur pro eshte treguar me nje nivel jashtezakonisht te ulet te intelektit. Ka mundesi qe te mos jete shqiptar!
Një fjalë e urtë thotë. “Kur të vijnë mentë nuk ti hanë as qentë.”
po ku i gjete gjith keto para ti o ditezi.po pper te pergojuar nje vajze te re e boton kete pallaver o gazeta dita,A kini femije o maskarenj a niper a mbesa.turp nga vehtja si nuk ju vje o palaco
Po kjo qenka mbesa e Kryemyftiut Hafez Sabri Koci,nga Katun Librazhdi!Sa e vogel eshte kjo Shqipni e shkrete!
Po si ja dha ky 60 mije paund nje te panjohure dhe si iku ne Spanje kjo kur ishte ne pike te hallit nga ana financiare sa nuk nxirte dote edhe nje pashaport? Mua me duket si histori e sajuar, por edhe ne qofte e vertet cfare kerkon ky tani kur ja ka dhene vete? Me duket e cuditeshme lidhjet dhe gje e pa vend lidhja e kesaj ngjarje me partine te ciles i perket Greta Koci, nuk i tha as partia as Saliu mashtro nje injorant dhe meri parate. Ky veprim nqs eshte i vertet eshte veprim i Gretes dhe bashkpuntoreve te saj qe dhe pergjegjesia duhet te bjere mbi keta persona jo mbi partine e te behen lidhje pa lidhje per punen e saj ne MB e ku di une se cfare.
Po ti nuk lexon qe emigranti nuk permend asgjekundi Greten? Atehere cfare hyne Greta ketu? Kjo eshte thjesht polike..Pse sa ishte kengetare nuk foli njeri asnje fjale,por sa hyri ne politike vershuan mediat e majta duke shpifur dhe akuzuar!
pse duhet ta mare te vertet kete shkrim kur me duket absurditet qe nje i cmendur nis para nga anglia nje fare verjan hysaj i cili pasi i terheq parate deklaron se i ka marre me porosi te x personi?!
Bjeri mu ne lule te ballit kesaj familje cingijesh o cun Anglie. Bjeri dhe mos mendo dy here.
………..kaq budallenje ju te fisit tone.
.
Gretes ja kane hanger grezat…
Sa turp.KURVAT E PD. PO PD TE SALIUT,JO PD TE SHQIPERISE CILI GRETA.COM. SHPI SHUHARA.DHE SHTEPI KURVASH
Po ajo motra e gretes ku vajti ajo familja e ndritur.Ku eshte ajo shoqa e arjan can carit. Qe kishin nivel te lart ato nuk ishin niveli erjon braces. O kurvat e kurves te kurves. Niveli juaj. Po keshu eshte e moren kurvat ne dore kete pune,tym e flak po i del
Jo 14 por 140 vjet te kesh ne Angli “sikur te heqin shtat lekur qytetar sbehesh kurr”te ka lujt fen debil.
Pa gjykuar Shqiptarin ne Britani as personin/personat qe akuzohen me emer; duhet thene se po te vertetohet kjo, gjindemi para nje Akt te Paster Kriminal; s’ka te beje me badallane apo badallekun. Ne rrethana te caktura, dhe ekspertet qe na keshillojne ne “si te sillemi ne internet” kane rene vete brenda. Eshte shume e lehte te prapagjykosh, si dhe tregohemi te sakte pas pilafit 🙂 Nese ja deshem te mirat botes, tani “mirese-t’vijme te monstruozitetet e saj”
—.
Mashtrimi nepermjet internetit klasifikohet i njejte si ne jete reale; i.e. balle-per-balle. Krejtesisht njesoj. Scam/s behen ne disa lloj formash, ka njerez qe kane humbur shtepi e pasuri. Megjithe fushatat e nje pas njeshme; prape do gjendet dikush qe bie per “mashtrimin Nigerian” i ashtuquajturi 419, [sipas numrit te ligjit Nigerian qe e denon ate] Shume ne Afrike/ USA apo Europe, cojne email me “fjalor” te te kapi-te-kapi. “ Me ka lene xhaja nje shume te madhe-ose- jam avokat/ekonomist nga kjo Banke, dikush ka lene emrin tuaj ne testament; na ndihmoni pak..dhe…i ndajme, ejt-etj-etj. Prape ka njerez qe rreshqasin.
(1) Skami klasik. Dikush te hyn ne email-Inbox. LEXON te gjithe infomacionin qe ke. Dhe gradualisht te merr detajet e te nis nje email “akonotoja e juaj e bankes eshte kompromentuar” duke te dhene mjaft info….qe ti te mendosh se te njohin/ je klient i tyre. Faqja qe vjen me linkun, duket zyrtare por eshte fallso e duke nderruar detajet e tua/ passwords etj, ti i jep atyre cfare donin. (b) te shohin ne inbox qe viziton “dating sites”. Nje femer te afrohet e hyn ne “chat” me ty..e keshtu zhvillohen punet ne afat te gjate. Kjo eshte nje nga teknikat “me vrastare dhe te poshtra” sepse nuk eshte nje I huaj qe te thote “me jep para” por dikushi [qe ti mendon] se e njeh per nje periudhe kohe. Krijohet besim gradual; flitet per familje, dhimbje, semundje, trauma, te ardhura, halle, kancere, aksidente,…”histori” te cilat krijone obligim e disa here te kepusin shpirtin; duke ta lene “hallin ty ne dore” MOS TE RAFTE, se nuk eshte e lehte te terhiqesh.
(2) “Mashtrimet autoritare” Nen siglen e qeverise, bankes, security guard etj dhe jo gjithmone me internet…qofte dhe me telefon njerezit kane rreshqitur. Si do vepronin shume nga ne (?) kur dikush te merr dhe te thote: “Ka nje transaksion nga karta juaj ne Sengal, per £753” Qe ta bllokojme na duhet te verifikojme kush jeni…e gjate kohes qe te pyesin ne vend te mendosh standarten “nuk jepet PIN over the phone” [bankat kurre se kerkojne ate- te gjithe e dime] ti mendon? Karta/ parate/ Senegal….(??) dhe ben idiotesine qe te demton.
(3) Te marrin infomacion ne email; e perdorin per te te thene “ke pako ne poste” ose “nje shok i juaj kerkon ndihme ne Vladivostok-coji kaq para!”
(4) Arrijne te fusin nje key-logger ne kompjuterat tone, pasi marrin detajet sekrete; numra kartash e PW-s, klonojne kartat dh eta zbrasin akonton. E plote scams qe nuk kane fund.
Nuk e di sepse Oficeri i Pol. Gjyqsore e ka refuzuar kete denoncim, shpresoj te jete per teknikalitete; pasi do hetuar me shume dhe “grupe te tilla” s’merren vetem me nje viktime. Ato fusin ne rreth 000-000 te tille, per ta kjo eshte “pune” dhe jane grupe te mire-organizuara, qe ne raste ekstreme se kane problem te perdorin dhunen e vrasjet. Nje gazetar Britanik qe po investigonte disa me lidhje nga Afrika ne Hollande, u kercenua… .
Nga ana morale kjo eshte thjeshte nje poshtersi; kane luajtur ne menyren me te ulet me ndjenjat e nje emigranti; dhimbjen, mallin, vetmine, deshiren te ndihmoje dike, mundesine te gjeje nje femer qe e do/kupton etj-etj; por per Ligjin kjo duhet trajtuar si–KRIM.
Njesoj se ai qe te merr parate ne tavoline “te nxjerre vizen” apo ai qe te del e ti grabit ne rruge. Dhe nje te fundit; krimi i organizuar –sado i vogel te jete grupi- kurre nuk eshte i “paster e pa viktima” dhe asnjehere nuk kufizohet ne nje Aspekt; natyra, ekzistenca dhe domosdoshmeria per te mbuluar gjurmet, e vazhduar pune; e bejne te degezohet ne shume ane; thuaj c’te duash je brenda….po aty mund te gjesh “vjedhjen, prostitucionin, vrasjen, kanosjen, demtimet, dhunimet, korrupsionin, arratisjet, subtancat narkotike dhe armet!”
Nuk ka asgje te thjeshte ketu; as budallenj e torollake, por Kriminele e Mashtrues dhe Viktima. Ju lutem…Viktima nuk gjykohet! Te pakten ta heqim kete mentalitet Si Komb, kur per ironi te fati/e/te/historise me shume po se jo, jemi gjendur vete Viktima. = se na del si pune vete-urrejtje…po i hyme me thelle 😉 “Viktima ka gjithmone te drejte” dhe nese ka vepruar ne kundershti me “sensine mases” a si i bejme ne punet ne “Kashnjet a Devoll”
Prandaj kemi Ligje. +/+/+ Gazeta ben sh. Mire qe e publikon:
1. Sensibilizon publikun.
2. Sensibilizon organet e drejtesise {po!} qe ta trajtoje “krimin ne internet” njesoj sic do lloj krimi.
3. Emigranti ka bere shume mire qe i eshte drejtuar gazetes. Ai mund ta dije – nese jo po ja them une – sikur kjo te ndodhte ne Britani [me prozhektoret e medias mbi koke] e Shteti te refuzoje te hetoje nje Krim [te pakten ne territorin e tij] atehere…”koka do priten”
4. Sic dhe DITA e ka vene me pikepyetje “greta koci?” keshtu do komentuar dhe nga ne [nje kujtese me miresi] zonja ne fjale [e te gjithe te lartpermendurit] mund te jene te akuzuar, denoncuar a te dyshuar; por Fajtore nuk i bejme dot tani.
Kjo histori – e dhimbshme- eshte nga me te mirat dhe te dobishmet qe kam lexuar ndonjhere ne kete gazette. Per ate emigrant – e veten time po ashtu – e falenderoj z. Thano “ dhe cunat” per kete shkrim.
Flm! 5*
Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahah