Një dron fluturon mbi shtëpinë e Ramës? Sqaron MM: Ishte një helikopter i ushtrisë

Dita
Foto e muajit Shtator e cila tregon punimet ne shtepine e re te Kryeministrit Edi Rama, ne fshatin Surrel ne Dajt. Sipas mediave te cilat citojne bashkeshorten e Kryeministrit, Linda Basha, familja Kryeministrore do te hyje ne banesen e re per te festuar nderimin e viteve./r/n/r/nFile photo of Sptember 2014 shows the works on the new house of Albanian Prime Minister Edi Rama, in the village of Surrel in Dajti mountain.

Garda e Republikës është vënë në alarm pasi një dron “misterioz” fluturonte mbi vilën e kryeministrit Edi Rama në periferi të Tiranës në Surrel…por në fakt bëhej fjalë vetëm për një ngatërresë të gardistëve që ruajnë për 24 orë shtëpinë e kreut të qeverisë.

Mbi vilën e Ramës ka fluturuar një helikopter i ushtrisë i cili kryente stërvitje. Garda ka parë në distancë mjetin fluturues duke u afruar dhe ngriti menjëherë alarmin, duke angazhuar në patrullim dy helikoptërë. Kjo pasi menduan se mund të bëhej fjalë për ndonjë mjet fluturues të dyshimtë.

Agjencitë ligjzbatuese si ministria e Brendshme e Policia e Shtetit u vunë në gadishmëri menjëherë pas njoftimit të Gardës. Por e gjithë kjo situatë u mbyll brenda një kohe shumë të shkuartër, pasi në pak minuta u mësua se ishte një helikopter i ushtrisë që kryente stërvitje.

surrel-droni-renea

Share This Article
4 Comments
  • Kush mund te fluturoje mbi frengjite e Ramiut pervecse ndonje helikopteri personal te Ramiut..Nga menyra si eshte ndertuar “shtepia” duket qe eshte e pershtatshme dhe per ulje helikopterash, dhe “arratisje” te menjehershme te Ramiut.
    Sa frike qe ka morri.

  • Mirel mor bir! Humori qe ne mengjez eshte i pelqyeshem. Por ne se do te ndodhte dicka, pavaresisht se ksuh do ta pesonte si individ, do te shkaktonte dhembje e tronditje ne vend. Humori sidomos ne diten e sotme me keto gjera duket si shaka e keqe!

  • Ato 3000 mije Euro i kishte vetem te njera banke p.sh te credinsi te tjerat i ka jashte shtetit por jo ne emrin e tij prandaj ka te drejte. dhe te mos i biem kot me qafe se boll po sikletoset dhe po shterngohet per kete kombe per te bere shtet me te mire nga ai qe beri zogu matit madje dhe me te mire nga ajo e Enverit. Shikoe si turfullone kur mbane fjalim sa i dalin syte nga vendi ,sigurishte nga inati jo se ka pire droge, ate m,,,, mbase e ka provuar ne Paris kur ishte emigrante pa buke por me te mbritur ne shqiperi ne kohen e merhumit Nano hoqi dore nga ato budallalliqe Ndaj mos tia zeme ne goje ato 3000 euro se ka halle te tjera po mbane Shqiperin mbi supe dhe deomos do hyje ne histori se ky eshte halli tjeter me i mathe qe ka hyne e ngelet ne histori apo hyne e dele pa lagur si larg qofti Nano

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *