Sipas një raporti të kohëve të fundit të WRI, 164 vende të botës janë të rrezikuar nga mungesa e mundshme e ujit. Ndër to, shtatëmbëdhjetë vende janë ekstremisht të rrezikuar nga mungesa e ujit. Sipas të dhënave, rreth një e katërta e popullsisë botërore jeton në këto vende.
Lista e vendeve më të rrezikuara kryesohet nga Katari, Izraeli, Libani, Irani dhe Jordania. Sipas raportit të WRI, për këto vende, thatësirat më të vogla të mundshme mund të kthehen në kërcënime serioze, kjo edhe pse këto vende janë të detyruara të shfrytëzojnë pothuajse të gjitha rezervat e ujit në dizpozicion..
Vihet re se shumica e vendeve në grupin e 17 vendeve më të rrezikuara për mungesë uji janë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut.
Përveç të lartëpërmendurve, mungesa e ujit paraqet rrezik shumë të lartë edhe për: Libinë, Kuvajtin, Arabinë Saudite, Eritrean, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin, Indinë, Pakistanin, Turkmenistanin, si dhe San Marinon, si i vetmi vend evropian.
Presidenti i WRI, Andrew Steer nënvizon: “Rreziku nga mungesa e ujit është kriza më e madhe për të cilën askush nuk flet. Pasojat e tij janë të qarta dhe rezultojnë në pasiguri ushqimore, konflikt, migracion dhe paqëndrueshmëri financiare”.
Studiuesit, gjithashtu, parashikojnë se mungesa e ujit do të rritet ndjeshëm duke përkeqësuar situatën në tërësi, për shkak të rritjes së popullsisë dhe ndryshimive klimatike.
e.ll./dita
