Një e katërta e të rinjve të papunë

redaktor

Papunësia mbetet një plagë e rëndë për shoqërinë shqiptare. Përshkallëzimi i saj sa vjen dhe bëhet më i thellë. Që nga fillimi i vitit të kaluar shkalla e papunësisë është në rritje të vazhdueshme, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti arriti në 14.5 për qind.  Sipas Anketës Tremujore të Forcave të Punës nga INSTAT, në një vit shkalla e papunësisë për popullsinë ekonomikisht aktive është rritur me 1.1 pikë përqindje. Por pjesa më e prekur nga niveli I lartë I papunësisë mbetet rinia. Shkalla e papunësisë për grupmoshën nga 15 deri në 29 vjeç në tremujorin e parë të këtij viti ishte 24.9 për qind, në rënie krahasuar me fundin e vitit të kaluar, por më e lartë krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2012. Shkalla e papunësisë vlerësohet të jetë më e lartë për meshkujt sesa për femrat, çka, sipas INSTAT, reflekton një nivel më të lartë të kërkimit të punës nga ana e meshkujve dhe një shkallë të ulët aktiviteti në tregun e punës nga ana e femrave. Një e katërta e femrave që e kanë deklaruar veten joaktive në tregun e punës e kanë shpjeguar këtë me angazhimin si shtëpiake. Papunësia në radhët e meshkujve është 15.8 për qind, ndërsa te femrat është 12.9 për qind. Pothuajse gjysma e popullsisë aktive në Shqipëri është e punësuar në sektorin bujqësor. Pesha e punësimit në bujqësi ka ardhur në rritje dhe në tremujorin e parë të këtij viti ishte 48.7 për qind. Vijon sektori i shërbimeve, ku mes të punësuarve dhe të vetëpunësuarve, angazhohen rreth 35 për qind e totalit të punëkërkuesve. Në industri punojnë 16 për qind e totalit të të punësuarve. Si shërbimet, ashtu edhe industria kanë një peshë specifike në rënie për sa i takon punësimit. Këto janë shifrat që sjell INSTAT, ku anketimi është vullnetar, duke “fshehur” në këtë mënyrë një nivel më të lartë papunësie në vendin tonë.

Share This Article
3 Comments
  • Kjo shifer 14.5% te pa punesh,esht nje genjeshter!
    Shifra mundet ti kaloj te 35-40% te papunesh!
    Ne statistike flitet edhe ne Greqi 25% papunsi,ne Spanje 27% ne portugali 15% por realiteti esht krejt ndryshe?
    Mosha per te dale ne pension,65 vjet nuk permbush kerkesat per te rinjte te punesohen,natyrisht ne rast se do te ulim moshen deri ne 60 vjec me kushte reduktuese ne te ardhurat e pensionit ne lek apo ne Euro ne vendet perendimore,atehere rinise do ti japim nje perspektive punesimi!
    Dikush i punesuar ne zyre ose ne punra qe nuk ndjejne lodhje fizike me te ardhura te mira,kerkojn mbase te vdesin ne vendin e punes ose eshte argetim per ta,dhe dalja ne pension, ne ket moshe 60 vjec vecse i sjell merzitje ne argetimin e tij te perditshem!

  • -Ky eshte problem qe duhet te mirret ne konsiderate ,per te shpetuar nga traumat,mijera familje shqiptare,ku ai qe punon e ndjen te tepert tjetrin..Punesimi duhet te kontrollohet per c’do familje per te menjanuar krimin..

  • INSTAT eshte nje institucion qe ka tete vjet qe prodhon genjeshtra;edhe keto shifrat me siper jane te genjeshterta.Si i tille INSTAT grabit parate e shqiptareve per tu thene atyre se jane me mire se Europa ne krize.Tmerr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *