Një e pesta e arit të botës fshihet në Londër

Elton Tafaruci

Ari nën Bankën e Anglisë në Londër, në Rrugën “Threadneedle” thuhet se peshon rreth 5,134 tonë, sipas BBC, që dërgoi kohët e fundit një reporter për të vizituar hapësirën prej 300,000 metrash katrorë.

Ari përdoret nga investitorët si një aset i sigurt për të investuar në rastet kur asetet e tjera janë më të paqëndrueshme.

Përderisa Londra nuk ka aq shumë ar si disa vende të tjera, ajo e ruan një të pestën e arit të botës nën këtë bankë. Kjo për shkak se Londra ka një sistem të quajtur “London Good Delivery” që vendosë një standard më të mirë për “tullat” më të mëdha të arit, duke e bërë edhe më të lehtë tregtimin e tyre.

Për të hyrë në këtë nëntokë të Londrës ku ruhet ari, vizitorët duhet të japin një fjalëkalim me zë në një mikrofon, i cili kombinon zërat për të hapur vendin.

Ky ar ka edhe historinë e vet gjithashtu, thuhet sipas BBC. Këto tulla ari të Britanisë u dërguan në Kanada gjatë Luftës së Dytë Botërore, në mënyrë që të ruheshin më mirë.

Share This Article
3 Comments
  • ME LETRA PO, POR FIZIKISHT ATA E KANE SHITUR DISA HERE ATE AR.

    KUR TE VIJE MOMENTI I SE VERTETES DO TE DALI MBRETI PA BREK.

  • Ja ketu eshte dhe ari yne. Ai qe mbreti i vetshpallur, hajdut e tradhetar, ja vodhi popullit shqiptar. Dhe ku Anglezet se e pane qe i ra veza tek dora e qendisin vet duke nxjerr pretendime per demshperblime me kanalin e Korfuzit.

  • Prit kur te thone qe nje sheik nga Dubai apo Dibra te bleje nje kamion me tulla si keto per te veshur banjon nga brenda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *