Përshëndetje DITA. Pata rastin keto dite te paraqitem pa deshiren time ne urgjencen e spitalit te Beratit, pasi kisha nje shqetesim shendetësor. Sa hyra, lart lexova tabelen ” MATERNITET ” dhe me njehere iu drejtova njerëzve të mi që më shoqëronin: – Ku me çoni, e shihni qe ky eshte maternitet ?- Jo, ma kthyen ata, ketu eshte urgjenca e spitalit.
Eca pak metra , neper korridor dhe ne te djathte u ndodha prane nje salle te mbushur me njerez, qe quhej “urgjenca e spitalit!”. Une njoh shume mjeke te mire te ketij spitali si Mehmet Xheken, Thoma Teta., Bekim Bendo, Arshin Toska, Palush Ziu, e ndonje tjeter, por ne dhomen e urgjences ndodhej nje mjek djale i ri, qe nuk e njihja, por aty mesova se quhej Beni. Na mirepriti, beri ne menyre mjaft te sjellshme viziten mjeksore, me rekomandoi te beja nje grafi per mushkrite, dhe me miresjellje me dha kuren e nevojshme. Por ajo qe duhet te theksoj ne kete material eshte diçka tjeter: Po rrija ne kembe dhe ai duke pare se e kisha te veshtire per te qendruar ne kembe, me tha : – Ulu, pak te lutem !- Ku te ulem -ja ktheva dhe si veshtrova majtas e djathtas per ndonje karrige,u drejtova ne nje nga krevatet qe ndodheshin aty.
Ne kete salle (mos gabohem ) vura re dy krevate, mbuluar me batanije te vjetra, ndersa ne sallen tjeter ndodheshin dy persona qe benin serum). Pra kushtet ne kete urgjence linin per te deshiruar, por nuk nxorra asnje fjale, pasi isha ne hall nga shendeti. U largova me mbresa te mira nga sherbimi i mjekut, por me nje shije mjaft te hidhur nga ambjenti ne kete urgjence te nje spitali rajonal te qytetit te Beratit. Shpresoj qe do te kete mirekuptim duke bere te pamunduren per te vene dore ne mangesite qe egzistojne ne spitalet tona. Pershendetje gjithe mjekeve te nderuar te Beratit! Nga Barjam Agalliu
Letër e nënshkruar: Bajram Agalliu
