Një ekspozitë kushtuar jetës dhe karrierës së këngëtares Amy Winehouse. Në tridhjetëvjetorin e saj, ylli i “Love is a losing game” do të jetë protagoniste në ekspozitën “’Amy Winehouse: Një portret familjar”. Ekspozita është planifikuar të hapet në 3 korrik dhe do të qëndrojë e hapur deri në 17 shtator në Muzeun Hebraik në Camdem, lagje e Londrës ku lindi këngëtarja.
Objektet që janë përzgjedhur për fansat janë shumë foto të papublikuara, objekte personale si kitara, koleksioni i disqeve dhe një prej çmimeve Gramy që këngëtarja britanike ka fituar.
