Basha firmos dhënien e 5 milionë dollarëve fonde për tre kompani pastrimi për pastrimin e pjesës perëndimore të Tiranës. Procedura bëhet me negocim dhe përzgjidhen me urgjencë tri kompani, por Bashkia nuk bën të ditur se cila është Emergjenca që e ka shkaktuar këtë kontratë shtesë. Çfarë e justifikon këtë veprim të ngutshëm të kryebashkiakut, a ka lidhje me investimet në godinën e re të PD-së te SHQUP. Një kompani sllovene e lidhur me rikonstruksionin e SHQUP-it dhe lidhjet e kunatit të Bashës me tenderat e emergjencës në disa raste por edhe me “thelën e reklamave” prej 1.5 milionë euro që ka siguruar së fundmi tek Lotaria Kombëtare.
Brenda 24 orësh, nëpërmjet tre kontratave të njëpasnjëshme me tre operatorë privatë Bashkia e Tiranës ka akorduar një fond shtesë prej afro 5 milionë dollarësh për pastrimin e pjesës perëndimore të qytetit të Tiranës. Kontratat janë nënshkruar me kompanitë brenda datave 12-13 Shtator, pra rreth një muaj më parë dhe janë botuar së fundmi në buletinin e prokurimeve publike. Emergjenca e Bashkisë dallohet që nga modeli që zgjodhi për të prokuruar këtë shumë të rëndësishme prej afro 5 milionë dollarësh. Procedura e përzgjedhur ishte: Ne negocim pa Shpallje Paraprake të Njoftimit të Kontratës. Bëhej fjalë për angazhimin e 3 kompanive për pastrimin e zonës perëndimore të Tiranës, ndërsa këto kontrata në dokumentet e prokurimit janë konsideruar si “shtesë në kontratën fillestare”. Kjo lloj procedure e përcakton qartë se shtesat në kontratë mund të bëhen vetëm për shkak të rrethanave të paparashikuara që imponojnë një shtesë kontrate, pra shtesë fondi. Por cilat janë rrethanat e paparashikuara? Çfarë ka ndryshuar në zonën perëndimore të Tiranës, që të mund të justifikonte këtë shtesë në kontratë? Në dokumentet e tenderit një informacion i tillë mungon nga ana e Bashkisë së kryeqytetit dhe duket se ky lëvrim i rëndësishëm prej 5 milionë eurosh me urgjencë mbetet ende i pajustifikuar nga Bashkia e drejtuar prej kryetarit të Partisë Demokratike.
Implikimi me SHQUP-in
Periudha kur janë lidhur këto tre kontrata përkon posaçërisht me ditët e para të muajit Shtator, kohë kur nisi dhe rikonstruksioni i godinës së SHQUP-it, tashmë e përvetësuar si godinë e Partisë Demokratike. Në këtë godinë nisën punimet me një shpejtësi të madhe për rikonstruksionin e mjediseve të jashtme, të brendshme dhe rrethimin e saj të ri. Mbeten ende shumë të paqarta procedurat dhe prejardhja e financimeve për kryerjen e këtyre punimeve në godinën e demokratëve, por ka të dhëna të besueshme se Bashkia e drejtuar nga Lulzim Basha ka qenë tërësisht e investuar me fondet dhe kapacitetet e saj për të mundësuar “tërthorazi” kryerjen dhe financimin e këtyre punimeve. Burime të besueshme thonë se materialet e brendshme për rikonstruksion dhe akomodime janë blerë në filialin e një kompanie sllovene në Tiranë, kompani e cila është aktive në marrëdhëniet e bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës. Por SHQUP-i mund të mos jetë e vetmja emergjencë kreut të PD-së Lulzim Basha në ditët e para të Shtatorit. Tashmë është i sigurt fakti se në të njëjtën periudhë kur kërkoheshin investime urgjente për SHQUP-in, Lulzim Basha ka lidhur me shpejtësi 3 shtesa-kontratash me kompanitë e pastrimit të qytetit në Tiranë, në vlerën e afro 5 milionë dollarëve. Një shifër e rëndësishme e lëvruar me një procedurë.
Si funksionon procedura:
Procedura me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit, mund të përdoret për të gjitha llojet e kontratave publike:
1) Kur nuk ka asnjë ofertë, ose nuk ka oferta të përshtatshme, apo nuk është paraqitur asnjë kërkesë në përgjigje të procedurës së hapur ose të kufizuar, me kusht që në kushtet fillestare të kontratës të mos bëhet asnjë ndryshim thelbësor.
2) Kur për arsye teknike ose artistike, ose për arsye që lidhen me të drejtat ekskluzive ose të drejtat e pronësisë intelektuale, kontrata mund të ekzekutohet vetëm nga një Operator Ekonomik i veçantë.
3) Kur ka një nevojë urgjente për shkaqe jashtë kontrollit apo parashikimit të Autoritetit Kontraktor si për shembull: tërmete, përmbytje, dhe kur afati kohor limit për procedurën e hapur, të kufizuar apo me negocim me shpallje paraprake të njoftimit, nuk mund të zbatohet. Rrethanat e krijuara për të justifikuar urgjencën në asnjë rast nuk duhet të shkaktohen nga Autoriteti Kontraktor dhe në asnjë rast nuk duhet të përdoren të për justifikuar realizimine investimeve komplekse, të cilat zgjasin më shumë se një vit buxhetor.
4) Për punime ose shërbime shtesë, të papërfshira në kontratën fillestare, por që, për shkak të rrethanave të paparashikuara, janë bërë të domosdoshme për kryerjen e punimeve ose shërbimeve të përshkruara në të, me kusht që kontrata t’i jepet Operatorit Ekonomik që kryen këto punime ose shërbime, si edhe kur vlera agregate e kontratave të dhëna për punimet ose shërbimet shtesë të mos tejkalojë 20 për qind të vlerës së kontratës fillestare.
5) Për punime ose shërbime të reja që kanë të bëjnë me përsëritjen e punimeve apo shërbimeve të ngjashme, që i janë besuar Operatorit Ekonomik që i njëjti Autoritet Kontraktor e ka shpallur fitues të kontratës fillestare, me kusht që këto punime ose shërbime të përputhen me projektin bazë, për të cilin ishte akorduar kontrata fillestare me procedurë të hapur ose të kufizuar. Sapo projekti fillestar është gati për tender, përdorimi i mundshëm i kësaj procedure duhet të përfshihet në njoftimin e kontratës për kontratën fillestare dhe Autoriteti Kontraktor duhet të vlerësojë koston e përgjithshme të përllogaritur
gruja e aurrellit shpejton vjdhjen e radhes …
-Po KLSH-ja cfare ben??
-Po PROKURORI I PERGJITHSHEM PSE HESHT???
-Po KESHILLI BASHKIAK,PSE HESHT???
-PO QEVERIA A DI GJE???
Jane mesuar te VJEDHIN pa hesap!!!
O Edi RAma!!!
Bllokoji kucedres mundesine per te GRABITUR kete popull!!
Bllokoji llogarite dhe nxirr ligje te rrepte per keta FASHISTE!!!
emergjenca e vjedhjes se rradhes lul basha me kto para te kontribonte me permbytjet qe ndodhen sot ne tirone dhe mos te shkoje kot neper dyert e ambasadave duke i thene ambasadoreve qe rama po i heq militantet e tyre neper polici apo tjeter ..
Victoria Invest shpk , ne zoterim te vellezerve Kuci te cilet jane te famshem per disa vrasje.
Gazeta Dita , pyesni elbasanlliun e pare qe do takoni dhe ai do u tregoje se kush jane keta vellezer qe pastrojne Tiranen e Bashes.
Lidhja eshte financimi dhe vjedhja e votave kur Luli ishte ne Elbasan si deputet.
Gjejani .Boll me fjale se nuk pa kuptojme se cfare po ndodh me keta kamikaze parash.
Lulezim Basha, nje hajdut elegant (ne paraqitje), por shume i rendomte dhe i kuptueshem ne veprime. Po pse çuditeni xhanem?!
A nuk eshte ai Lulezim (me sakte do t’i shkonte emri Kalbezim, Xhepizim, Hajnkiller) qe vodhi jo pak, por 271 milion euro ne rrugen e Kombit?
Dhe çfare beri?
Nje vërë ne uje thone jugoret.
Nje tunel qe ha para, por mudn te haje dhe makina bile dhe njerez.
A nuk ishte ky fare biçimsezi, ( qe nuk dihet se kush e ka postuar me pako) qe per kapriçio armiqesore hodhi poshte 1 milion euro te mbikalimit ne zogun e zi?
A nuk eshte ky fare hajduti qe jo vetem para por dhe karriken e pushtetit qe mban e vodhi me ndihmen e falangave te padronit te tij dhe te çobenjeve te dhive qe i beri policer?
A nuk eshte ai Lulzim qe qeshte dhe kur urdheronte te largoheshin forcerisht grate nga puna se nuk ishin militant dhe mitingashe te partipaçavures se tij?
A nuk eshte ky Lul cubi, te cilin ajo profesoresha e nderuar ja perplasi ne fytyre nofken “vrasea”?
Apo nuk ishte minister i brendshem ky sponsorizues i xhupzinjeve (qe vetem shqiptar nuk ishin) dhe urdherues i tyre per te rrahur dhe terhequr zvarre njerzit qe protestonin me 21 Janar ?
Madje a nuk ishte ky fare minister i brendshem, apo urdherues killerash me uniforme dhe grada qe vrane kater njerez te pafajshem ne bulevard?!
A doni me per (be)Lulin?
Po vjedhjen e SHQUP-it, qe e perdor sikur t’ia kish lene trashegim i ati, qe akoma nuk dime se kush eshte?
A nuk i di keto organi i akuzes dhe zoti LLalla qe perbetohet per ligj dhe drejtesi?
Apo tani ka veshur “antiplumbin” e karrikes se kryetarit te opozites dhe ka imunitet , ndaj duhet te lejohet te beje ç’te doje?!
Deri kur do te tolerohen veprime dhe individe te tille, qe nuk dihet nga vijne, por dihet se çfare kane bere, çfare bejne dhe çfare mund te bejne per te realizuar detyrat e padroneve te tyre?!!
pervec ketyre shto per lulezime hollandezen edhe keto
a nuk ishte lulezimja qe premtoi pastrimin e trotuareve sapo te merrte bashkine?
a nuk ishte lulezimja qe premtoi karten e studnetit brenda tre muajve te pare?
a nuk ishte lulezimja qe premtoi se ekipin e bashkise Tiranen do ta kthente ne nje ekip model dhe sot e ka katandisur ne nje ekip qe rrezikon te dale nga superliga?
a nuk ishte lulezimja qe premtoi se do t’i zevendesosnte te gjitha pusetat e vejdhura?
a nuk ishte lulezimja qe permtoi se do te shtonte siperfaqet e gjelberta ne tirane nderkohe qe ka shkateruar dhe vazhdon te shkaterroje parqet perfshi ketu rrugen e elbasanit, parkun prapa UT, parkun e namzgjase etj.
a nuk ishte lulzimja qe na premtoi nje qytet te paster dhe sot kemi hale dhe plehra ne cdo cep te qytetit…
dhe shume premtime te tjera te bera nga lulezimja qe buzeqesh..
te hetohet mor ai lulezo lulja ime luleo se boll ka vjedh e tani me keto te fundit te hetohet po jo te futet ne burge se duhet me e mbajt edhe me buke por te konfiskohen pasurit qe ka ai
Keto kompanite e pastrimit i kane shumicen e makinave pa targa,papaguar siguriacin me nje fjale nuk paguajne asgje per makinat vetem karburant.
Ky njeri me emrin luli eshte nje perbindesh.