Një emërim pa garë në Universitetin tonë

anazapta

Letër e nënshkruar

Tefik Osmani, UE

 

E nderuar redaksi! Universiteti i Elbasanit, kohët e fundit është përfshirë nga një debat  i brendshëm, që lidhet me komandimin nga Rektori Liman Varoshi, të Dekanes së Fakultetit Ekonomik, pas largimit nga kjo detyrë e deputetes socialiste Evis Kushi. Për mendimin tim rektori ka bërë një veprim antiligjor, duke emëruar Dekane, pedagogen Denada Krypa, me të cilën ka lidhje familjare. Por kryesore është që në kundershtim me ligjin mbi “Arsimin e Larte”, Rektori Varoshi,  ka eleminuar garën për zgjedhjen me vota të Dekanes. Fakti është se, vendi vakant i Dekanes në Fakultetin Ekonomik në UE, i takon një pedagogu që ka gradën Prof. Assoc, Dr.  dhe jo  gradën Dr, siç e ka, pedagogia e nderuar në fjalë. Sipas ligjit të arsimit të lartë, vendi i Dekanes pas largimit të zonjës Evis Kushi, e cila fitoi mandatin e deputetes në 23 qershor, i takon pedagogeve të cilët kanë graden akademike Prof.Assoc. Mendoj që kjo që po ndodh në Universitetin e Elbasanit, duhet t’i behet me dije edhe MASH, Kryeministrit Rama , Kontrollit të Lartë të Shtetit, dhe organeve kompetente.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *