Nga Auron Tare
Diku nga viti xxx, Artan Lame hapi një ekspozitë në Tiranë me uniformat e ushtrisë shqiptare. Ishte një panoramë 100-vjeçare e lloj lloj xhaketash, rrypash, çizmesh dhe dyfeqesh që shqiptarët e pavarur kishin veshur dhe mbajtur nga 12-ta e tehu.
Sipas kohës apo kaheve politike, uniformat kishin ndryshuar nga ato turke në austriake, pastaj italiane e deri tek periudha e Zogut që i dha njëfarë rëndësie uniformës. Për të vazhduar pastaj tek periudha komuniste që e filloi me uniforma parade me doreza të bardha e shpata dhe përfundoi tek uniformat e shpifura të modelit kinez.
Në akademine ushtarake ku unë studioja, qarkullonte një thënie e Mareshalit Zhukov kur kishte parë ushtrinë shqiptare të veshur me uniformë sovietike: “Shqiptarëve ju duhet uniforma e tyre kombëtare, jo rrobat ruse”, thuhej se Mareshali i famshëm i kishte thënë Enverit.
Fatkeqësisht, që prej asaj kohe uniformat erdhën duke u rrënuar më shumë, duke e kthyer ushtrinë kombëtare në një tufë rreckamane të veshur me lloj lloj uniformash të faluara nga cilado depo ushtarake që donte të zbraste vjetërsirat e saja.
Mjafton të shikosh rrobat që qarkullojnë për të kuptuar se nga cila ushtrinë vinë. Në një farë mënyre, ajo që shikojme rrugëve është një lloj përsëritje e ekspozitës së Lames në natyrë.
Diku nga 2012, Lame dhe unë kemi folur shpesh për një ëndërr të Artanit për të kompozuar dhe veshur të paktën Gardën Kombëtare me një uniformë që do të ishte tipike shqiptare. Si opozitarë të ngeshëm kishim kohë plot për kësi ëndrrash, të cilat dreqi e mori mbetën ëndrra. Të shpresojmë nëse Lame do ta hapë atë muzeumin që ka në mendje, ku të paktën të vendosë nja dy kukulla me uniformën që ka skicuar në letra. Kështu të paktën dëshirën për një uniformë kombëtare ta shikojmë në muzeumin e Lames
E gjitha kjo përsiatje më erdhi në mendje këtë javë kur në Muzeumin Metropolitan të New York-ut, personi që e kishin caktuar për të më shoqëruar ndaloi përpara një tablloje të piktorit romantik John Lewis. Ishte piktura e një djaloshi të veshur me kostumin kombëtar shqiptar dhe skllavin e tij Nubian në një sallon të Egjiptit. Sipas kuratorit, po vështroja Iskander beun, të birin e Sulejman Pasha al-Faransawi, një nga personalitetet e rëndësishme të Egjiptit modern në kohën e Mohamed Aliut.
Sulejman Pasha kishte qenë një freng i konvertuar në islam. Ushtarak karriere, pjesëmarrës i “Grande Armee de Orient”, Armatës se Orientit të Gjeneral Bonapartit. Kishte luftuar në beteja si ajo e Waterlosë dhe Trafalgarit.
Pas syrgjunit të Bonapartit, ishte futur në shërbim të Muhamed Aliu të Egjiptit, i cili e kishte caktuar si komandat të Akademisë së tij ushtarake.
Sulejman Pasha apo Kolonel Joseph Sève, veprimin e parë që bëri ishtekrijimi i një uniforme kombëtare për ushtrine egjiptiane. Zgjodhi veshjen e ushtarëve shqiptarë të Muhamed Aliut. Kjo jo vetëm si një tipar dallues i rëndësisë së tyre në ushtrinë e re, por edhe si një element i rrallë ku bukuria e veshjes dhe egërsia në betejë e atyre që e vishnin shkriheshin në një model unik, duke bërë kështu që kjo rrobë të shikohej si me admirim ashtu edhe me frikë.
Dhe kështu, falë kolonelit francez, ushtria egjiptiane e kohës mbante veshur rrobat kombëtare të shqiptarëve. Me këtë uniformë, egjiptianët luftuan në shumë beteja nga provincat afrikane në Krime e deri në Meksikën e largët, ku një seri oficerësh shqiptarë drejtuan ushtrinë e Muhamed Aliut në mbështetje të Maximilianit.
Kurioz për këtë histori të jashtëzakonshme, gërmova pak më tej dhe ajo që më tregoi kuratori i Metropolitan Muzeum ishte në fakt një veçori dalluese e ushtrisë egjiptiane për mbi 100 vite. E treguar kjo edhe nga europianë të tjerë, si pikturat e hungarezit Arthur von Ferraris, nxënës i Leon Zheromit të famshëm, i cili në disa tablo të tija në mesin e 1800-ës ka kapur ende ushtarë në rrugët e Kajros të veshur me uniformën e modeluar nga koloneli francez.
Repartet egjiptaine që luftuan në Luftën e Krimesë kanë po ashtu të veshura uniformën e frymëzuar nga rrobat kombëtare shqiptare, tipar ky që lidhej jo vetëm më dinastinë shqiptare të Egjiptit, por me domethënien e madhe që kishte ajo uniformë si tipar dallues i luftëtarëve të famshëm shqiptarë.
E pra, në një kohë jo shumë të largët, veshjet shqiptare frymëzonin botën e Orientit apo sallonet e Europës.
Jo vetëm Lordi Bajroni vishej me to duke bredhur salloneve mondane me krenari te dukshme.
Muzeumet i ruajnë dhe i mbajnë si vlera të rralla të mjeshtërisë së dikurshme, por dreqi e mori askush nuk i deshi dhe nuk i ringjalli për të hijeshuar Gardën tonë Kombëtare.
Të shpresojmë që të paktën Artan Lame kur të dalë në pension të mos i harrojë pa I vendosur në muzeumin e tij.
Shqipetaret jane Osmanllinj
Allahu Ekber
Nuk je më interesant po me një provokim.Ndrroje Emrin,jo Arben por Burak Çorbaxhiu.Osmanlli ose grek është ai XAXI, kurse ai djali me fustanellë është Arbër.
Arben Lila, arrnaut nga Fieri
Te dhjefsha osmanllinjte dhe Allahun tend , o qen bir qeni .
Kostumin popullor shqiptar e kane vjedhur grekerit.
Garda korofillaqerve vishet me kostum shqiptar,Fustanellen e kane shkurtuar si minifundet e pasarelave.
Po pse nuk e paskemi vjedhur neve nga greket ? Si e argumenton ti , “historiani” i madh demo loqia , ose demo kari ?
Sepse o zhabe mocali,,fustanella eshte veshje kombetare shqiptare e deshmuar qe ne lashtesi.
E veshin shqiptaret nga Nishi i Dardanise,e deri ne More te Arvanitise.Ne pikturat e udhetareve evropiane,qe ne shek XV do ta gjesh Shqiptarin me fustanelle,kurse grekerit jane me brekushe,serbet,bullgaret veshin qillota shajaku,
Grekerit e Bizantit,qe jane tamam greker ne ADN,nuk e njohin fustanellen.Fustanelle ne Greqine e sotme,mbajne vetem Arvaniitasit,qe jane shqiptare.
Artan! Po me Ty ç’pati Auroni.Kujtim i bukur apo jo.
Cfare eshte kuratori?
Ndoshta kemi me u kthyer në rrënjë edhe ne. Fustanella e tirqe!
https://www.youtube.com/watch?v=bqAsJgCiQL0
Ashtu si janë katandisur në veshje ushtarët e nderit tani, duken si opingarë, pa komb, pa histori dhe rrënjë.
Sepse o zhabe mocali,,fustanella eshte veshje kombetare shqiptare e deshmuar qe ne lashtesi.
E veshin shqiptaret nga Nishi i Dardanise,e deri ne More te Arvanitise.Ne pikturat e udhetareve evropiane,qe ne shek XV do ta gjesh Shqiptarin me fustanelle,kurse grekerit jane me brekushe,serbet,bullgaret veshin qillota shajaku,
Grekerit e Bizantit,qe jane tamam greker ne ADN,nuk e njohin fustanellen.Fustanelle ne Greqine e sotme,mbajne vetem Arvaniitasit,qe jane shqiptare.
Duhet dhe nje here te kthehet Perandoria osmane. Qe nderi dhe dinjiteti i shqiptarit te shkoj aty ku ishte 100 vite te shkuara. Te behemi dhe nje here sudimtare te botes
,,,’duhet qe edhe nje here te kthehet perandoria osmane qe nderi dhe dinjiteti i shqiptarit te shkoje aty ku ishte’,, per c’nder dhe dinjitet e ke fjalen o shqipfoles pa identitet?!…..nqs, ‘nderin dhe dinjitetin’ ta paska dhene pushtuesi, do te thote se te ka percudnuar dhe transformuar ne nje zombie .ne nje qenie pa koke, ne nje kopil te pa shprese , njelloj me arben osmanlliun me larte qe i lutet deri ne kupe te qiellit ukabarit te sumes……yyyyyyyyy hale qe kundermoni anembane vendit !
Greket nuk e kane vjedhur. Shumica e popullsise ne Greqi kur i clirua ishte Arbereshe, ashtu si dhe presidenti dhe kryeministri i greqise se re.
Me pak fjale “Greket” modern domth Arberit i ruajten traditat.
Skiperia nuk u clirua kurre nga turku dhe i humbi te gjitha traditat.
@ (Detari Mavrí)
FUSTANELLA ESHTE TRADITE SHQIPTARE BREZ PAS BREZI.
Greqia eshte nje shtet artificial produkt i interesave gjeopolitike te Shteteve te Medha te Europes perpara 200 vjetesh.
Arbereshet e jugut te gadishullit ilirik qe perbenin shumicen neqoftese do te vazhdonin traditat e veta arberore perpara se gjithash do te ruanin dhe do te trashegonin GJUHEN E VET ARVANITE dhe vendi do te quhej me se paku ARVANITIA.
Shqiperia eshte çliruar nga Perandoria Osmane dhe eshte shpallur shtet i pavarur perpara 110 vjetesh me 1912. Fakti qe ne Shqiperi ka disa religjione kjo nuk do te thote aspak se s’jemi i njejti komb, mbi te gjitha ne ruajme dhe trashegojme traditen principale kombetare flasim te njejten gjuhe GJUHEN SHQIPE dhe vendi yne quhet SHQIPERI.