Kryeministrit të ngjirur të Shqipërisë nuk i mungon asgjë. E megjithatë ai vuan për diçka që kundërshtarët e kanë dhe ai nuk e ka. Ai ka një zili absurde që nuk ka gurët e Opozitës për të qëlluar qeverinë e tij. Ai ka një dëshirë të çmendur, surreal, që në këtë muaj të fundit para votimeve, të ishte ai kundërshtari i vetes. Oh, çfarë do t’i bënte ai kësaj qeverisje! Dhe po ta keni vënë re ai e ka shfaqur këtë zili që shumë kohë përpara, që atëherë kur premtonte në publik: “Do t’i përmbysim!” Por ama dihet që përmbysen vetëm ata që janë më lart, dhe tërë e dijnë cila përmbysje pritet më 23 qershor. Megjithatë ai nuk rrinte dot pa ia grabitur këtë frazë tipike për forcat opozitare. Në dëshirën për të rrëmbyer gjithëçka mbi këtë truall ai u merr kundërshtarëve dhe parrullat që u takojnë atyre. Merr psh. kryefjalën e fushatës. “Ne jemi ndryshimi”? Dhe kjo është fjali e volitshme për ata që ofrohen për të ndryshuar qeverisjen. Nuk mund të thuash ti, çoban i qeverisjes së këtyre tetë vjetëve, “ne jemi ndryshimi!” Ndryshim nga kush? Nga se? Nga ajo që kemi arritur deri më sot?! Tani që për nga arritjet ekonomike thua se je ndër vendet e para në botë, kërkon të ndryshosh?! E përse nuk e le këtë popull t’i gëzojë këto arritje? Përse ia bën këtë të keqe një populli të gjorë që ka vuajtur aq gjatë, – 47 vjet nën regjimin e Hoxhës dhe Alisë dhe -po të heqim të mirin Nano, – afro tetë vjet nën atë të Majkos dhe të Metës?! Pastaj, ajo shtesa “Përpara!” është fjala më e kotë në botë dhe kryeministri me sa duket nuk e ka vënë re që qysh se mbi kët glob janë parë fushatat zgjedhore, asnjë kryefjalë nuk ka thirrur “të bëjmë prapa!” ose “të vërvitemi tatëpjetë! “ Berishës dhe të vetëve do t’u shkonte realisht jo “Ne jemi ndryshimi. Përpara!”, por “Ne jemi po ata. Poshtë e më poshtë!” Po me të tilla thirrje zor se të ndjek njeri. Dhe ajo dihet që unë nuk mund t’i jap këshilla Berishës.
Sali Berishën e vlerësojnë të gjithë për energjinë që harxhon rrugëve të vendit, duke i multiinaguruar e më së shumti duke folur për gjatësitë dhe cilësitë e asfaltit të tyre. Kështu do mbahet mend ai, rrugëve! Do mbahet mend duke folur e duke tundur gishtat përballë të njëjtëve njerëz që i vijnë pas, duke sharë palën e kundërshtarëve që është pala më e urtë në botë dhe që synon t’ia marrë pushtetin me vota, me armët më të urryera të Berishës.
A vallë mendon njeri se Berisha është në ëndërr kur radhit sukseset e tij? Ka njeri të mendojë se ai flet përçart kur gjëndjen katastrofike të jetës së shqiptarëve e krahason, jo me Ruandën, por me vendet më të ndritura të Europës? Si mund të mendohet që ai beson se po e besojnë kur thotë se do u sjellë Amerikën pa viza? Mendon njeri se ai nuk e di që asnjeri nga të papunët nuk mashtrohet kur ai thotë se do të hapë vende pune jo vetëm për të papunët LZhKistë, demokristianë dhe republikanë, jo vetëm për tërë të papunët e vendit, por do të importojë edhe argatë nga Europa? Fjala e tij nuk ka zjarrin e dikurshëm. Asnjeriu nuk i ndrisin sytë kur dëgjon fjalën e tij. Njerëzit kanë porosi të brohorasin, atë ia kanë borxh e atë bëjnë përpara syve të tij, pa asnjë interes mbi atë që u thotë.
Po çfarë të thotë, i ziu burrë në fjalimet e tij? Çfarë? Ai nuk është aq naiv sa të marrë listat e premtimeve të bëra para katër dhe tetë vjetëve, t’i lexojë një e nga një e të japë llogari.
Ja, këtu ai do të deshte të ishte kundërshtar i vetes. E do t’i vërvitej për korrupsionin që po i merr frymën vendit, për ministrat që kreu i tyre i le të vjedhin por nuk lejon që ata të ndëshkohen. Pa do t’u turrej shpërthimeve gati atomike, me barrut, historirave me vrasje para zyrës kryeministrore… Eh, cfarë do t’i bënte ai një qeverie që hiqet si e të vuajturve nga diktatura, një qeverie që i urren ata. Nuk i duron kur ata i kërkojnë të mbajë fjalën e që nuk u ka dhënë veç një të tetën e shpagimeve që u premtoi! Eh ç’kuje do të ngrinte ai me numrin e frikshëm të shpresëprerëve që varën, helmuan dhe vranë veten në këta tetë vjet. Eh, çfarë hobesh do t’i lëshonte ai kryeministrit që dikton zgjedhje presidentësh e kryeprokurorësh dhe armiqësohet me ta që që javën e dytë që ata kanë filluar nga funksionet.
O Perëndi, sa shumë gurë do të kish për llastiqet e tij! Me tërë këta gurë dhe argumenta ai vërtet do ta përmbyste atë qeveri të poshtër shkatërrimtare e do të vinte vinte vetë në fuqi. E ashtu vërtet do të ishte ndryshimi. E ashtu vërtet do premtonte ecje përpara. Por nuk e bën dot. Se qeveria është ai vetë. E këtu sytë i hapen mbi një realitet të trishtë.
Dhe, vesh antiplumbin, merr mbi kurriz foltoren dhe u qepet rrugëve. Flet për gropat e atyre të qyteteve dhe i këndon asfaltit të fshatrave. E nuk e ka mendjen hiç tek ato që reciton. Arsimtarët e Shqipërisë i kanë sjellë nxënësit përpara këtij njeriu që ngre foltoren mu në mes të asfaltit. Ata nuk i urdhërojnë fëmijët ta dëgjojnë folësin. Porosia është të mos rreshtin së brohorituri. Fjalimi njihet, është po ai që ka mbajtur në atë rrugën e asfaltuar të fshatit tjetër. Është ai fjalim që e japin me përsëritje mbi njëzet e ca kanale tv që I binden Berishës e që përzjejnë të njëjtën çorbë rogarrugaKomBllokmeNatoTriligjeintegRama. Berisha bërtet dhe nxënësit bërtasin, sejcili në punën e vet: Fitore, Fitore!
E oratori i lodhur mendon: kaq e pamundur qënka në këtë botë të jesh edhe në qeveri dhe në Opozitë?! Kaq e pamundur qënka edhe të përmbysesh edhe të qëndrosh përsëri sipër të gjithëve?!
bravo Pellumb, te lumte…………bukur
Edhe pse lexojne pak e akoma me pak e kuptojne kete esse jemi fatlume qe jetojme ne kohen e mundesise qe te kemi dhe pena te tilla.
Ne te ardhmen ne se nuk fillojme nje ore e me pare te ndryshojme kurs ( drejtim ) pena te tilla do shkojne dret harrimit. Do vijne ata 57 perqindeshat qe mbarojne te larten pa u ulur nje dite ne auditor jo me pa lexuar nje flete. E shumta kane lexuar sharjet te fcb me shkurtime.
Kushdo qe i thote vehtes njeri-normal, qytetare dhe/apo intelektualë, s’do shume mend te kuptojne se: ky Sali shpellari që ngerdheshet dhe shtrëmbëron surratin kur flet nuk do shumë mend të kuptohet se ç’malukat injorant shpellash i paskrupullt është dhe që di të godas vetëm pas shpine dhe po doget prej njëzet vjetësh nje popull të tërë dhe i duhet thënë troç: monster, kriminel, berr dhe çfarëdo epiteti që ka gjuha shqipe se i meriton të tëra, meriton dhe më shumë…se dogji
Shqiperine dhe sulmoi Vlorën me tanke në ’97-ën… apo e harruam, dhe tani po e çon ekonominë nën zero dhe ka shkatërruar çdo gjë, njerezit dhe vete demokracin, ekonominë e tregut, institucionet, drejtësine, kulturën, votimin etj, Ç’mund të shkatërroj më ?!!!!!
Saliut i duhet thënë stop o moster që gënjen gjithë ditën ashiqare sikur të ketë të bëj me popujt Zulu dikur, pusho o monstër shpelle se more n’qafë një popull të tërë !!! Edhe popujt Zulu nuk do ta pranonin jo më për drejtues por as për qytetar te thjeshte një njeri që ngërdheshet dhe gënjen gjithe ditën, duke mashtruar ne menyren me banale nje popull te tere sikur te kishte vte bente me antikapate siç eshte vet, duke ri-inaguruar rreuge te vjedhura, duke folur para femijve te shkolles per opoziten, duke bërë xheste shtaze edhe nga podiumi i Brukselit, duke thene qe ne jemi nga vendet me të zhvilluara në Evropë, kur 90 % e popullsise jeton në kufijte e skamjes dhe mbijetesës, vendos ne Bashkinë e kryeqytetit kryetar Lulin e Bashajve nga katundet e Dibrës që buzëqesh si idjot dhe s’di të bëj asgjë, degjon vetem Zhozin-bukurane dhe idjote që tund kokën si pulat që kakarisnin në majë të pemës, feston 100-vjetorin e shtetit shqipatr duke folur dhe bërë shtatoren më të lartë për Ahmet Zogollin e Matit, dhe ky lloj malukati quhet në zhargonin popullor “njeri pa dinë e pa iman që duhet ndalur me hu’ ”!!! Nëse ka mbetur ende’ pak dinjitet dhe njerëz dinjitoz në këtë vend ky njeri jo vetëm nuk duhet të jetë me në drejtim në krye të vendit por duhet dengdisur që të mos na dalë më as në TV se është bërë tashme surrat i neveritshëm !!!!!
E bre Pellumb,perfekt,e ke bere Saliun zhele sic thot Zhozefina,por kam pershtypjen qe keto me shume I lexojme ne qe jemi ketu ku je dhe ti,ne USA dhe kudo jasht Shqiperie.
Lanabregas!
Pellumb Kulla lexohet me endje ne Shqiperi se per Shqiperine varfer shkruan.
Esse perfekte per njeriun qe e shperfytyroi me dashje Shqiperine dhe qe do permendet ne jete te jeteve per te zezat qe ka bere dhe qyfyret qe ka keputur sa here ka hapur gojen.
Nje shkrim i bukur Nje pretence per keqeverisjen ,ku ironia eshte se ata qe kane inteligjencen qe ta kuptojne,nuk mund te reagojne e reflektojne pasi jane zhytur dhe vete ne kete llumbetire , te tjere lene familjet pa buke.,ndersa proletariati ngelet ai qe eshte, dele e perendise,pa coban e prijues.
O pellumb i paqes . ky popull idiot dhe foshnjarak genjehet me karramele . dhe eshte tifoz .
me te shumtit nuk lexojne dhe merren me llogje dhe nuk i bien hilese .
popull dritshkurter do votojne per salen se kane inat edin .
por me te tredhurit jane deshtaket e administrates shtetrore dhe do votojne per salen nga frika se humbin vendin e punes . mjere or mjere
Kur shqiptaret e hodhen tuc,brekedhjerin e historise,ne Referendumin e 1994-es
zoti P.Kulla i shkonte nga pas,perunjesisht e verberisht.
Atehere kush qenka idiot dhe foshnjarak??????
Shkrimet e tua jane vlere per kedo qe i lexon ,dhe kjo vlere u shtohet me teper ne situate kur po jetojme dhe nga “arritjet” e medha po asfiksohemi dhe po te vazhdojme edhe 4 vjete te tjera po me keto” arritje ” i bie qe te vdesim fare ! Te lumte pena dhe mendja per shkrimet ! Qofsh jetegjate qe te shkruash sa me shume , per ne popullin !!!
…. dhe kur mendon se kete “burre” Sali Berisha e emroi ambasador ne OKB .Ky po, wshtw njw gabim i Berishes.
ardit: Vota eshte e msheft more I shkret.
Pellumb, po minon klasen tende, i harrove ato vitet e socializmit nen komunistet ?
Te pakten nuk po e minon Berisha!
Njerezit qe nuk depertojne dot ne mendimet shohin gjestet ,me te cilet motivohen ne qendrimet e tyre ndaj te tjereve, veçanerisht ndaj shtetareve.Mjeshterisht Z.Kulla, qe i njeh raportet e virtuales me realen,na jep Berishen e gjesteve e te veprimeve perbrenda kotesise se tij te mendimeve.Pertej atyre manualeve profesionale, te cilat i kish mesuar permendesh, siç e diktonte koha, ky njeri asgje tjeter nuk duket te kete mesuar per nje nderkomunikim njerezor perveç zderhalljes, thashethemeve dhe disa banaliteteve tinzare.Ne kete trajtese publicistike individi Berishe na jepet siç eshte,na afrohet me avullimen e tij, na ze frymen me rrokopujen e perseritur dhe me dhjete fjalite e mesuara permendesh te stilit komunisto-demokratik, te cilat i perdor duke i perseritur si ata hipnotizuesit me òallme per t’u trullosur mendjenbere femijeve dhe turmave pasionante.(Kujtoni ate burrin ne Kamez ne nje gjendje tejet konvulsive ndjesore ne mitingun e Berishes).Nenvetedia e tij fshatare e terheq brenda asaj bote ne te cilen eshte ngjizur.E terhqein mardheniet e njeriut me bagetite dhe me kafshet e pyllit, prandaj perdor fort mire ulerimat,klithjet,shpupurisjet, joshjet, sharjet, qesh kur eshte i vrenjtur, tregon broçkulla banale duke e menduar veten ne krye te vendit here si nje profet kur flet marrezira, here si nje bari , te cilit i duhet nje kerrabe, nje qyrk,nje dore miser per te terhequr dashin e tufes dhe takemet e tjera.Here ndjehet si nje kreshnik me lekure dashi nder bashtinat qe jane rrafshuar nga motosharra e kontrabandes.Para se te shihet si person, tani shihet si fenomen.Eshte ai qe shane çfar ben vete, eshte ai qe ngjitet duke rene tatpjete.Eshte ai prijesi lavdertar qe mban pushtetin duke mashtruar;duke genjyer, duke vjedhur, duke vrare.Eshte fenomeni miks i te gjitha prapesive qe kane ngjare, per te qeshur e per te qare.Faleminderit Z,Kulla, paçi doren e mbare, uroj te marrin shpirt nga shkrimi juaj edhe mediatistet “berishare”!
shume i goditur shkrimi i Kulles ,por sa e kuptojne ,apo e lexojne mor zotni shpellari do hequr me force se eshte 99 -sh per manovra…..
Injorant,
47 vjet u deshen te kthenin nje shoqerine feudale ne shtet.
Te te jepnin tu mundesi nga nje Laluc, ku malarja bente kerdine dhe qe qe beu ju merrte moterat dhe nenat per qef te kishit te kishit dinjitet
Sherbetor servil i Sali Berishes.
Komenti u fshi për arsye etike nga Moderatori
Edhe pse je me vonesë je i admirushëm satira Shqipëtare ndihet e nderuar që ka brënda vetes satirist të kalibrit të madh ju përshëndes
Opinioni publik ne vendin tone ka nevoje per zera te tille si intelektuali i shquar PELLUMB KULLA.
Faleminderit z.PELLUMB shkrimet e tua e vene gishtin ne plage,ngrene probleme shqetesuese.
Keshtu i do SHQIPERIA BIJTE E VETE.
Mirenjohje dhe respekt per ju,per kontributin e jashtezakonshem qe po i jepni ATDHEUT NE KETO MOMENTE TE VESHTIRA QE PO KALON.