Një fabulë e intepretuar nga i ndjeri Roland Trebicka

anazapta

E dashur DITA. Më pikëlloi në shpirt lajmi tronditës i “fluturimit” të parakohshëm të mikut tim më të mirë, më të çiltër e më bujar, Aktorit të mirënjohur të skenës dhe të ekranit shqiptar, Roland Trebicka. Me Landin kemi realizuar edhe një bashkëpunim profesional së toku në vitin 1998, në TVSH, ku mjeshtërisht Ai interpretoi Albumin fabulesk “Dhelpra e Trojës” me 25 fabula. Në nderim të Landit, mikut tim, mikut Tuaj, mikut të të gjithë shqiptarëve, po Ju nis njërën prej fabulave të interpretuara prej Tij.  Ferit Lamaj, fabulist

 

Globi – Kokë

Globi – Kokë (glob më vete),

Supershtete, minishtete.

Shtetet – Buzë (buzabuzë)…

Shteti – Gjuhë pjell akuzë.

 

Shteti – Gojë, Shteti – Gojë

Po u hap, diç do kafshojë.

Shteti – Hundë

Shfryn ku mund.

 

Shtetet – Faqe

Lypin paqe.

Shteti – Ballë

Rrudhat palë.

 

Thellë ç’fsheh pyllshteti – flokë?

Derra, ujqër a maçokë?

Shtetet – Veshë (vesh më vesh):

“Koka …glob apo përshesh!”

 

Shtete – Sy (na qenkan dy),

Kanë sy a s’kanë sy?!

Globi – Kokë djeg si furrë.

…Deri kur?  Deri kur?

 

Fabula nga Ferit Lamaj

Interpretoi  i ndjeri Roland Trebicka                           

Share This Article
1 Comment
  • Vdekja e Rolandit ishe nje humbje per familijen, shoqerin,artin ,nje njeri dhe nje aktor humoriste i mbrekullushem,qe do mbahet mend ne breza te tere si Jovan Bregu,ju prefte shpirti ne paqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *