Gjek Çelaj si përherë realist, kapës inteligjent faktesh dhe vënës me shpatulla për muri. E dëgjova këtë fjalim të Jarit dhe më la një shije të hidhur hipokrizie e paburrërie! Thjesht një komunist i cekët i konvertuar në antikomunist, një oficer antioficer, një njeri që bën hije mbi dhe, por i pahijshëm në moralin politik dhe shtetëror. Gjek, sot po ju them thjesht faleminderit për trajtimin kualitativ të kusureve të këtij fjalimi të brigadierit të Presidencës. Faleminderit dhe Dita-s për sjelljen e njerëzve që kanë pasqyruar gjithmonë ngjarje të tilla tronditëse si 2 prilli por, me esencën e dukshme të integritetit të lartë profesional e moral. 2 prilli për mua nuk është protestë për rrëzimin e komunizmit, por lëshim nga zinxhiri i qenve antishqiptarë që kolaboronin me ujqërit fqinj dhe me ta ëndërronin ta çonin Shqipërinë në prehrin e lakenjve të brendshëm dhe të jashtëm antishqiptarë e antidemokratikë. Fatkeqësisht në turmat e tyre u përdorën si mish për top dhe njerëz të pafajshëm e të mirë, por që nuk dinin se kujt po i shërbenin. Viktima të agjenturave e të antishqiptarëve djallëzorë. Nderime Gjek! Vazhdo të na ushqesh me të vërtetën!
Dërguar me email
në adresën e redaksisë

Bravo pëllumb zaimi d.m.th unë! Ta paskan botuar prapë komentin pas nja dy tre të tjerëve por kujdes se mos të hyn vetja në qejf dhe hajde duroi grushtimet e Horr Merkelit. Nuk i ka qejf hiç vetëmburrjet çuni i Enxhit. Të lumtë o pëllumb por për këtë koment falenderimet i meriton z. Gjek Çelaj ama! Ai është burrë, ti e , çka. Tung!
Grushtin i nderuari Zaimi e kemi per armikun, per miq si ty, kemi goten e rakise, fernet dhe cfaredo pije, qe ta kete qejfi.
Ah qerrata,qerrata! Të ka bë të squt Enxhi ty! Nuk re në kurthin që ju kurdisa. Ah qerrata,qerrata! Përqafime!