Nuk mundëm të gjenim vend më të përshtatshëm se gazetën Dita për të shprehur një falënderim nga zemra ndaj mjekes Xhoela Ndini, e shërbimit gastro-entero-hepatologji në QSU, Tiranë. Jemi pacientë prej ditësh, vuajmë fizikisht por lehtësohemi shumë nga qetësia, durimi, profesionalizmi i mjekes në fjalë. Nuk shmang asnjë ankesë, asnjë kërkesë, madje as ndonjë pretendim pa vend. Duam të përmendim edhe Dritën e Teutën. I falënderojmë dhe u urojmë gjithë të mirat. Falënderojmë edhe gazetën e dashur Dita për mundësinë: Prenga Dava nga Puka, Kadriu nga Prizreni dhe Suzana nga Tirana.
SMS në DITA në 0689073730
