Një falënderim nga zemra mjekëve

redaktor

Letër e nënshkruar,

Bashkim Çabej, Ersekë

 

Jam një qytetar i thjeshtë, një nga pacientët e shumtë që kurohen në repartin e Okulistikës në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Para pak kohësh u shtrova për kurimin e syrit në pavionin e Okulistikës. Më lanë mbresa të thella kujdesi, rregulli e shërbimi e kulturuar i tërë stafit të infermierëve, të kryeinfermieres duarartë, të doktoreshës znj.Arjeta, për të cilën ju jam mirënjohës në tërë jetën time që më kuruan e më kthyen shikimin e syrit si në moshë të re. Do të dëshiroja që ky shërbim i mrekullueshëm pa më të voglin interes e dashamirës që treguan personeli, le të përhapet edhe në pavionet e tjera për ta ringritur më lart imazhin e spitalit që mban emrin e shenjtores së madhe “Nënë Tereza”. E falënderoj përzemërsisht stafin dhe hallall e paçin të veshur bluzën e bardhë! Mbarësi në jetë e në punën e tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *