I nderuar Z.Adrian Thano! Personalisht nuk njihemi, por unë çdo mëngjes të takoj e bisedojmë, pijmë bashkë edhe kafen. Mos u çudit, por kjo është e vërtet për mua që nga numëri i parë i gazetës “Dita” dhe kjo është azhornim i përditshëm për mua dhe kolegët e mi. Gjej rastin të të falenderoj dhe të të uroj nga zemra për këtë “Ditë” që edhe pse po kaloj të 75- tat, më duket se më zgjat ditët e jetës, sepse flet shqip, flet saktë e bukur dhe më ngjall besim e shpresë tek ajo që besojmë e shpresojmë të gjithë shqiptarët, se ky vendi ynë mund të bëhet, ky vend mund të RIlindë, se në këtë vend ka bijë e bija që mendojnë e punojnë me përkushtim.
Në të ardhmen kam dëshirë të bashkëpunoj me Ju në kuadrin e një shoqate që drejtoj- “Për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo në botë”, por sot të lutem, të më botosh në faqet e “Ditës” atë çfarë përmend që në titullin e shkrimit “Faleminderit Z. Deputet”.
Në kulmin e fushatës elektorale të 23 Qershor më ndodhën dy fatkeqësi në familje e në të tilla raste prania e miqve dhe shokëve ta lehtësojnë sadopak dhimbjen dhe dera është e hapur pa dallim krahine e pikëpamje. Në njësinë 9- të në Kryeqytet ku unë banoj, kandidoi për deputet Z. Fatmir Xhafaj për Partinë Socialiste të cilin nuk e kisha njohur nga afër. Fatmiri gjeti kohë dhe bashkë me shokë erdhi në shtëpinë dhe më ngushëlloi, çka më parë e pat bërë edhe më parë Kryetari I Bashkisë Sarandë Z. Stefan Qirjako. Prania e tyre por edhe mesazhet e ngushëllimit që më përcollën miqtë e mij Z. Gramoz Ruci, Besnik Bare, Eduard Shalësi etj. më lehtësuan sadopak dhimbjen por e rëndësishme është se këta djem që u kemi dhënë besimin për të mirëdrejtuar këtë vend – jetojnë dhe do të vazhdojnë të jetojnë me ne edhe midis nesh, me hallet dhe shqetësimet tona. Ashtu siç shprehet Kryetari I Nderuar Rama: “Unë do të jem Kryeministri Juaj, por edhe shërbëtori juaj… pushteti do të jetë I juaji… s’do ta harroj këtë, por mos e harroni as ju…”. Pra në respekt të këtyre djemve, unë gjej rastin jo vetëm të falenderoj, por edhe të shpresoj se ashtu si të gjithë shqiptarët, më 23 Qershor që vunë në krye të vendit për të na drejtuar por edhe të vazhdojnë të jetojnë me ne dhe të mos na harrojnë.
Letër e nënshkruar: Abdyl Iljazi

Me teper me duket servilizem militanti.E kemi pasur dikur ne ushtri ,leximi I shtypit ne mengjes ushqimi I drekes.
Stefan Cipa jo qirjako,ai besoj do te kete qene ndonje figure e vjeter qe ste del nga mendja.
Ta kalojne ata per servilizem,vijne ne raste te tilla……duan vota.Pleqeri te bardhe o plak,mos i mallengje cunat,leri se kane shume pune per te mosbere…