Një falënderim për një ekip mjekësh

redaktor

Letër e nënshkruar,

Kamber Nebiaj

 

E dashur gazeta Dita! Këto ditët e fundit ju keni trajtuar shumë komente, analiza, informacione të vlefshme për zgjedhjet, Lazaratin etj. Unë nëpërmjet këtij shkrimi dua të bëj një falënderim për një ekip mjekësor në spitalin Nënë Tereza. Pata rastin për 10 ditë t’u nënshtrohesha seancave ditore në repartin e fizioterapisë pranë sëmundjeve të brendshme. Qysh kur hyn në këtë repart bie në sy rregulli, pastërtia dhe mbi të gjitha mirësjellja e përkushtimi i stafit. Pacientët nën zë flisnin fjalë nga më të mirat. Ne krye të këtij stafi dua të veçoj profesoreshë Dr.Mira Ziçishtin, e cila me durim ndjek ecurinë dhe përmirësimin e çdo pacienti. Falënderim dhe per k/ fizioterapiste Vjollca Misha, fizioterapisten me përvojë Marjana Spahiu, po kështu edhe më të rinjtë, Marlinin, Endrin, Kledin dhe Romenën. E meritojnë të përmenden në faqet e kësaj gazete serioze. Me respekt.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *