Sa neveri të ngjall ajo “kryetarja” e Bashkisë së Durrësit G. Duma, kur flet për probleme që shqetësojnë qytetarin shqiptar! Sa fallso që është! Nuk e kupton kjo femër sa keq duket me atë fytyrën e vrerosur në ekranin e televizionit? A thua se inatin e ka me socialistët për gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarit shqiptar! Kështu zgjidhet problemi? Problemi nuk është halli i shqiptarëve, po humbja e pushtetit. Për këtë është bërë helm kjo “analiste” e politikës ekonomike që flet sipas oreksit të pronarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. A mund të simpatizohet dhe aq më tepër të besohet një femër politikane e tillë, që edhe etikën e ka harruar atje ku mësohej edukata qytetare? Nuk e mendoj që qeveria aktuale të mos kritikohet. Madje shumë. Populli është i mençur. Nesër e rrëzon me votë. DITA! Të falënderoj për prezantimin e realitetit si asnjë gazetë tjetër. Me shumë respekt, Sh. Mata.
