Ajo është juriste dhe i pëlqen të vishet bukur. Në rrethin shoqëror i thërrasin Superavokatja e Tiranës që dashuron modën. Është e fiksuar pas blerjeve aq sa, nuk bën dot llogaritë se sa shpenzon në një vit. Për të pasioni kushton! Sot, ajo ka edhe një blog të vetin, të cilin e përditëson sa herë ka diçka interesante për të ndarë më ata që kanë të njëjtin dashuri me të. Irena Kitën e ftuam të jetë pjesë e “Dita’-s për sot, për të ndarë me ne disa këshilla, mbi tendencat e pranverë-verë 2014, parë nga syri i saj. Pa diskutim, sot ajo është një nga femrat me pamjen më të kuruar në qytet. Irena është mami e Sofias, 3 vjeçe, e cila duke parë të ëmën, ka filluar të mendoj se do të jetë ajo trashëgimtarja rrobave të saj… që në fakt nuk i mungojnë as tani. Injektimi më të fort për sa i përket dashurisë mbi të bukurën e ka marrë gjatë studimeve në Itali. E ku me shumë se në këtë vend mund të edukohesh për të të veshurit bukur?! Por, kur vjen puna te profesioni, ai është në vend të parë: “Puna më zë një kohë të mirë të ditës, prandaj unë atë e vlerësoj maksimalisht dhe vazhdoj të investoj në dijen time”. Por sot me Irenën nuk kemi folur për ligje që rregullojnë sjelljet njerëzore, por për veshje pasi, sipas saj, paraqitja është kartëvizita e jonë e parë në çdo prezantim që bëjmë.
Irena, sapo kemi hyrë në pranverë, a na bënë kjo stinë më të bukur?
Personalisht e dashuroj stinën e pranverës dhe verës, pasi jam shumë e lidhur me natyrën, detin dhe diellin. I dua ditët e ngrohta gjithë diell, lulet shumëngjyrëshe, pemët plot e përplot me fruta, qiellin e shndritshëm, më bëjnë të ndihem e mbushur me lumturi dhe jetë. Këtu nuk do lija pa përmendur rrobat shumëngjyrëshe me përmbajtje linoje, mëndafshi të pasqyruara në fustanet, fundet, pantallonat, këmishët dhe bluzat e derdhura në trupin tonë.
Flitet shumë për këtë pjesë, por ende ja vlen të bëhet si pyetje. Sa e rëndësishme është veshja sipas jush për të treguar personalitetin e njeriut?
Veshja është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me personalitetin e gjithsecilit prej nesh. Ajo pasqyron në një farë mënyre botën tonë të brendshme, humorin tonë, pasionin për të bukurën, pasionin për jetën…
Vijmë më konkretisht. Cili është stili juaj i të veshurit?
Stilin tim do ta klasifikoja shumë afër klasikes të ndërthurur në harmoni të plotë me sportiven. Ky stil më ka shoqëruar gjithmonë. Jam shumë e apasionuar me të bukurën, me klasin, me thjeshtësinë, pastërtinë, parfumet dhe e them dhe e rithem me gjithë gojë “që një Femër duhet të vijë erë parfum dhe jo cigare”.
Kur ka lindur dhe si është zhvilluar pasioni juaj për modën?
Mendoj se ka lindur që kur kam qenë fëmijë, tek ato kukullat që i vishja me rrobat e qepura nga imagjinata ime. Kam qenë fëmijë shumë kreativ. Më mbahet mend, që kam filluar të qep shumë e vogël, dhe stiloja rroba për kukullat e mia. Tani përdor shumë mirë makinën qepëse dhe e përdor shumë shpesh. Pasioni për modën është maturuar ndër vite. Një ndikim shumë të madh kanë patur vitet kur unë studioja për Juridik, në Bolonja të Italisë. Aty pasioni për të bukurën dhe modën ka patur shpërthimin e tij, duke u bërë pjesë e pandarë e jetës time.
E pse studiuat juridik kur nga brenda zienit për veshjet?
Atë dua të kuptoj edhe unë (qesh). Avokatinë e shoh si një profesion që të përfaqëson edhe në mënyrën sesi vishesh edhe prezantohesh.
Me çfarë merreni, cilat janë impenjimet tuaja aktuale?

Aktualisht ushtroj profesionin e avokatit dhe konsulencë ligjore për shoqëri të ndryshme tregtare. Puna më zë një kohë të mirë të ditës, prandaj unë atë e vlerësoj maksimalisht dhe vazhdoj të investoj në dijen time.
Sa ju ka motivuar puna në të qenit gjithmonë në formë?
Puna gjithmonë më ka motivuar për të patur një paraqitje sa më të mirë përpara syve të mi dhe njerëzve që më rrethojnë, pasi nuk i thonë kot që paraqitja është kartëvizita e jonë e parë në çdo prezantim që bëjmë.
Ligj, modë… tjetër pasion ka Irena?
Një nga pasionet e mia të mëdha është edhe sporti, pa të cilin nuk e mendoj dot jetën time. Gjithmonë e gjej kohën për të bërë sport, dhe sidomos tani që koha është ngrohur e shijoj natyrën në maksimum. Përveç kësaj më pëlqen të motivoj sa më shumë njerëz me anë të rrjeteve sociale, sidomos femrat që ta duan sportin dhe ta ushtrojnë atë, pasi na mban larg nga stresi i përditshëm dhe na dhuron shëndet pa fund dhe një trup të bukur. Për mua Sporti është mënyrë e të jetuari shëndetshëm!
Je e fiksuar pas blerjeve?
Më pëlqen të shpenzoj duke bërë shopping, e kam antistres, por me mend në kokë!! Preferoj të bëj shopping jashtë Shqipërisë, pasi edhe mundësitë në përzgjedhje janë shumë më të mëdha. Unë zakonisht shkoj në Itali, pasi aty kam jetuar për një kohë të gjatë dhe njoh shumë vende që ofrojnë artikuj ku raporti çmim-cilësi vërtet ia vlen.
Bëni ndonjëherë një llogaritje, sa harxhon në një vit?
Jo nuk kam bërë, por mendoj se harxhoj mjaftueshëm.
Në funksion të pasionit tuaj për modën ju keni edhe një blog, për çfarë u shërben ai?

Në fakt blog-un kisha kohë që mendoja ta hapja. Gjeta njerëzit e duhur, të cilët më ndërtuan faqen time http://irenakita.com (dhe me besoni unë doja që çdo gjë të ishte ashtu siç unë dëshiroja dhe ashtu u bë, falë profesionalizmit të tyre). Pasionet e mia të mëdha janë fashion dhe sporti. Pikërisht për këtë e kam hapur, për të shprehur atë pjesën time të brendshme se si unë e shoh dhe e perceptoj të bukurën në stilin tim të të jetuarit. Gjithmonë kam një shprehje ne mendje ”Të shohësh të bukurën është njësoj si të shohësh dritë!”
Dhe si një person që jeni brenda të bukurës, na jepni disa këshilla, ku nuk duhet të gabojmë me veshjet në këtë periudhë?
Nuk duhet të veshim rroba sintetike, pasi nuk janë aspak higjenike në stinë të ngrohta. N.q.s keni këmbë jo të përshtatshme për të veshur minifund, më mirë evitojini ato dhe i vishni deri tek gjuri. Për femrat që pëlqejnë të nxjerrin në pah belin e shëndoshë, do ishte më e rregullt dhe e këndshme një bluzë apo këmishë, që mos vërë në pah linjat jo të rregullta trupore. Jini gjithmonë të pastër dhe të rregullt në veshjen tuaj. Lajini rrobat e veshura gjatë ditës dhe mos i vendosni në dollap. Vishni sa më shumë sandale dhe jo këpucë dhe çizme të cilat për mendimin tim janë jo higjienike në verë. Hekurosini rrobat për t’u dukur sa më bukur dhe mbi të gjitha mbani një stil të parfumosur lehtë dhe me klas.
Dhe çfarë nuk duhet të mungoj në gardërobën tonë?
Nuk duhet të mungojnë fustanet, fundet dhe bluzat e mëndafshta shumëngjyrëshe, këtu sipas mundësive që gjithsecili prej nesh. Dhe qershia mbi tortë të jenë aksesorët e kombinuar bukur dhe me shije!
10 tendencat për pranverë-verë 2014
Vëmendje: Lule, vija dhe printime
I kemi marrë Irenës disa mendimi që mund t’i vijnë në ndihmë secilit prej jush. Ajo e njeh dhe nuhat shpejtë se cilat do të jenë tendencat e këtij sezoni. Më poshtë, disa këshilla të dobishme.
Irena, më tregoni dhjetë tendencat kryesore të kësaj pranverë – vere sipas jush?
Ekziston një frymë e risi e në pranverë – verë 2014. Tashmë është këtu tendencat e saj të mrekullueshme, janë të gjitha gati për t’u veshur. Ta harrojmë dimrin, të ftohtin dhe grinë dhe të ëndërrojmë për fustanet me lule, printimet “e vjedhura” nga bota e artit, modele të frymëzuar nga Tropiku, vija me ngjyra dhe jo vetëm…
Pranvera është tashmë këtu!
Lulet: E kush nuk dëshiron të jetë i mbuluar me lule dhe xhevahireve si në pasarelat e Alberta Ferrettit, Tory Burch, Dolce & Gabbana, Versace, dhe Antonio Marras. Janë të vogla apo të mëdha, mjafton të jenë “shpërthim” lulesh!
Si një kuadër: Në qoftë se jeni të apasionuar me artin, tani ju mund ta vishni direkt. Nga stampat fotografike të Tempujve Agrigento në Siçili shumë të dashur për Dolce & Gabbana dhe grave të Gauguin të Aquilano.Rimondi dhe muraleve të Prada, vepra e artit kësaj here jeni ju!
Këmisha Blu: Rrobë e vërtetë e lehtë dhe që është e mirë për të gjithë. Një këmishë të kaltër të zbehtë mund ta vishni në zyrë dhe gjithashtu është e përsosur për një aperitiv në mbrëmje. I kemi parë të parakalojnë në pasarelat e Vionnet, Valentino, No21 dhe Alexander Wang. Çfarë dëshironi më shumë?
Stuhi shkretëtirash: Ok, nuk ka mision të veçantë, por një stil të tërë për t’u kopjuar i sjellë mjeshtërisht nga Hermes, Ferragamo, Chloe, John Richmond dhe Moncler.
Pinkladies: Kjo rikonfirmon ngjyrën e dashur nga designers e modës edhe tonën gjithashtu. Vjen e përzgjedhur në nuancë karameleje dhe pastel siç e kanë sjellë Jil Sander, Sportmax dhe Chanel.
Të gjithë me vija: Ne të gjithë e dimë se vijat tashmë janë në modë prej shumë vitesh dhe këtë e rikonfirmon edhe trendy i këtij sezoni. Kombinime të ngjyrave siç e kanë sjellë Missoni, Alberta Ferretti, Burberry dhe Dior.
Tropicana: Ëndërron për pushime? Duke pritur të vijë vera vishni me një pjesë të vogël të tropikut, do jetë një çlirim nga muajt e grinjtë që lamë pas. Këtë sezon e kanë sjellë MSGM, Fausto Puglisi, Etro dhe Aquilano.Rimondi .
Sportiv: Perfekte për ata përtacët e palestrës. Le të flasim për pjesët të bëra me pëlhura super elegante të huazuara nga bota e sportit, mjafton t’i kombinojmë me kujdes siç na mësojmë Tommy Hilfiger, Marc nga Marc Jacobs, Port 1961 dhe DKNY .
Pantallonat e shkurtra: Nuk është e lehtë për t’u veshur nga të gjithë, pasi kanë nevojë për këmbët të bukura dhe tonifikuara. I kanë sjellë mrekullisht Dsquared2, Andrea Incontri, Michael Kors dhe Dolce & Gabbana.

se ke keq ti rrusho, por shumices i vjen mendja verdalle ca te fusin ne tenxhere per te ngrene, si te paguajn faturat,dhe po teproi gje nga ato pak pare, te blejne tek tezgat , plus ksaj dhe kur blen dicka te mire e te vlefshme ja nxjerr fundin per 1 jave nga pluhuri e pislleku qe mbizoteron! Lum si ti qe paske kohe per gjith kto gjera!
Bravo se na mbyten lajmet gjithe halle e probleme. Ky shkrim te sjell freski. Urime vajza. Jeto bukur!
Ka lezet kur sheh femra te tilla!U shplodhem!
Femra te tilla as me japin kenaqesi fare.. se jane jashte realitetit aktual ne Shqiperi….. i perkasin nje modeli te gabuar qe perpiqet te krijohet… botes se denglave…. kam respekt per femra qe vishen me rroba me te lira, me stil dhe qe mbi te gjitha e kane koken plot e nxjerrin nga goja fjale te mencura…..
Ngelem te na mesoje kjo c’te veshim….As italianet vete nuk kane kaq pompozitete… italia nuk eshte Canale 5 apo Domenica In.
blu me te verdhe, i shkon shume.
—
Yummy Mummy.
Revistat sdo flasin vetem per probleme, do shkruajn dhe per gjera te tilla. Njerezit qe duan te vishen e gjejn menyren, dhe kjo femer mund te jem inspirim stili. Nqs smendoni se jan te pershtatshme mos i lexoni
Pikerisht ate po bejme….
E pse nuk flitet se sa mire e posedon ajo profesionin qe ka , por perflitet per menyren se si vishet?!???Apo ndodh se esht me frytdhenese ne ate te dyten.