“Një femër mund të preket nga shumë pjesë të trupit, dhe ai nuk e di”

Nela

Virgjëria është një tabu dhe vazhdon ende në ditët e sotme të mbetet e tillë në Shqipëri.

Në mënyrë që të arrijnë të martohen shumë femra u drejtohen klinikave të ndryshme, për të rikthyer virgjërinë e tyre, duke u ‘qepur’.

Themeluesja e “Anabel”, Dalina Buzi thotë se fenomeni i ‘qepjes’ së femrave ekziston akoma dhe ajo mendon që është idjotësia më e madhe.

“Ajo është idjotësia më e madhe, është një tmerr. Në rubrikën e “Anabel” pati një periudhë ku cdo dy javë nje vajzë pyeste se ku mund të qepej. Për mua është injorancë totale kur një mashkull sheh gjak thotë ajo është e imja dhe s’ka pasur kurrë të dashur. Ndërkohë që një femër mund të preket nga shumë pjesë të trupit, dhe ai nuk e di. Por nuk ka problem ai thjesht mjaftohet kur sheh një pikë gjaku dhe vulos gjithë të kaluarën e saj,”- u shpreh Buzi.

“Shpresojmë që nga kjo që tha Dalina të mos ketë ndonjë krim në famije,”- e ndërpreu me shaka moderatori Ermal Mamaqi.

“Po ta mendosh mirë është budallallëk i madh. Më vjen shumë keq për ato vajza që mendojnë se himeni është vlera e tyre më e madhe. Un u them mos e bëni. Nëse një mashkull të vlerëson ty vetëm për atë cipë, ti mos shko me atë mashkull. Distancohu dhe vazhdo jetën tënde, ti ke drejtimin tënd,”- përfundoi mendimin e saj Dalina.

n.s. / dita

Share This Article
6 Comments
  • Vajza te dashura,fati ju ka caktuar te lindni ne Albanistan,ku injoranca e shekujve,ekspozon vetem nje pjese te saj tek pinguinet me perce dhe me te shumten cfaqet tek ata me kostume allafrenga,por trurin shtrenguar fort me percen e zeze:
    Kete lloj specie atavike qe e gjen kudo ne media, politike apo institucione te tjere dhe kafene,u ka plasur cipa qysh ne genin e bastarduar dhe mendojne se e riqepin cdo dite ate me demogagjine bajate te fjaleve,kur nje popull i tere shikon dhe ndjen ata perdite qe jo vetem jane te pa cipe por dhe fare te paftyre.
    Prandaj vajza te dashura beni jeten tuaj sic ja u dikton ndjenja e moshes dhe arsyeja e ftohte dhe shmangni me neveri skllaverine e anadollakeve,qe ju ngaterrohen neper kembe dhe qe fatkeqesisht nuk jane te paket.

  • Domethen te ta ” hedhe “, Pra’ te te genjeje e po’ genjeve njehere….Me mire sinqeriteti dhe dashuria e vertete. Se ne fund djemte do binden se s’ Kane nga t’ Ka mbajme.

  • E mira do te ishte qe vajza dhe djali te martoheshin duke qene qe te dy te virgjer. Por ne kohen e sotme te promovimit te seksit qe ne moshen 13 vjeçare kjo duket pothuajse e pamundur. Ne Amerike ka disa rrethe te rinjsh me prirje fetare qe idealizojne ruajtjen e virgjerise deri ne martese. Por dihet gjithashtu se ne moshen e rinise hormonet dhe testosteronet te nxisin te kesh marredhenie seksuale sa te jete e mundur me shpejt. Eshte ligji i riprodhimit i natyres. Pastaj a ia vlen per nje vajze te re te prese me vite me rradhe “Idealin” apo Princin e Kalter deri sa te provoje kenaqesite e jetes seksuale?! Po sikur ai te mos vije kurre apo te jete nje idiot apo nje monster! Ndofta jane vite te humbura rinie. Pa asnje dyshim edhe ekstremi tjeter eshte edhe me i keq. Qe vajza sapo te kete arritur 17 vjeç te filloje nje jete seksuale te shfrenuar sikur te jete nje bushter. Dhe para se te martohet te qepet per ta nisur jeten bashkeshortore me nje genjeshter te madhe. I ziu djale. Atehere ku eshte mesi i arte?! E para gje qe do te thonja eshte se rinia nuk duhet te influencohet nga lloj lloj te ashtuquajtur VIP-a, pra kryesisht njerez te skenes, medias dhe televizionit, per te zgjedhur rrugen e tyre. Keta persona jane njerez me nje moral aq te shthurrur saqe kurre nuk duhen imituar apo marre si shembull. Ne mentalitetin konservator shqiptar eshte e veshtire po ashtu qe vajza te keshillohet per kete problem me nenen e saj: – njeriun qe me shume se te gjithe i do te miren. Atehere shpesh here mbeten shoqet, qe ne shumicen e rasteve te nxisin dhe te shtyjne ne rrugen e gabuar. Mosha e rinise eshte shume e veshtire dhe e rrezikshme per zgjedhjet qe duhet te beje ne jete. Prandaj nuk mund te kete receta te gatshme. Pa dyshim prinderit duhet t’i edukojne femijet e tyre me normat me te mira te moralit dhe vetpermbajtjes. Dhe pastaj i mbetet vete personit, pra kryesisht vajzes, te zgjedhe rrugen dhe fatin e vet.

  • “Ne Amerike ka disa rrethe te rinjsh me prirje fetare qe idealizojne ruajtjen e virgjerise deri ne martese.”
    jo vetëm në amerikë!
    por shpesh këto grupe kanë dhe mënyrën e tyre për të bërë,çfryrë epshin!!
    e bëjnë nga ana e kundërt,ose aty afër!e para quhet seks amerikan e dyta seks turk!të kuptohemi të dy janë paramartesor!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *