Ja pra që thashethemet paskan qenë gjithmonë të vërteta- presidenti i 29-të i Amerikës ka pasur një fëmijë jashtë martese
Nga Ashley Gold, BBC
Testet e reja gjenetike kanë zbuluar se Warren Harding kishte ngjizur një fëmijë me Nan Britton gjatë kohës që ishte president.
Testet tregojnë se Harding, që ishte i martuar, ishte në fakt babai i Elizabeth Ann Bleasing, vajza e Britton.
Familja e Harding dhe publiku i hodhën poshtë menjëherë pretendimet dhe e turpëruan Britton, duke e quajtur gënjeshtare.
Dr. Peter Harding, një nga stërnipat e ish-presidentit, i cili udhohoqi vetë testimet, tha se është i lumtur që e vërteta doli në shesh.
“Ky ka qenë një mister për familjen,” thotë Harding. “Nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për ta zgjidhur”.
Ai mendon se analizat e avancuara të ADN-së janë padyshim përfundimtare.
Harding dhe kushërira e tij, Abigail, i bënë testimet me James Blaesing, nip i Britton.
Ancestry.com ka konfirmuar për BBC se rezultatet janë të sakta.
“Është fantastike të imagjinosh fuqinë që ka ADN-ja për të gjurmuar historinë familjare të dikujt,” tha Stephen Baloglu.
Blaesing vdiq në vitin 2005.
Nëna e saj shkroi një libër “Vajza e Presidentit”, në vitin 1927, në përpjekje për të bërë para dhe për të provuar atësinë e Harding, i cili nuk la asnjë para për vajzën pasi vdiq në moshën 57-vjeçare.
“Është fantastike që të përligjësh përpjekjen e saj. Ajo botoi librin në atë kohë kur femrat sapo kishin fituar të drejtën e votës dhe njerëzit nuk u besonin grave përpara burrave të fuqishëm,” thotë Harding.
Britton u poshtërua nga të gjithë, përfshi anëtarët e familjes Harding, i cili tani thotë se është i lumtur që i ka kthyer gjërat mbrapsht.
Skandali tronditi vitet ’20, që njiheshin edhe si vitet e rrëmbyeshme.
Presidenti ishte i martuar dhe shumë më i madh në moshë se Britton.
Në të shkuarën, familja Blaesing nuk donte që të bënte testet e ADN-së, duke e quajtur një fyerje.
Harding shpreson që të takohet së shpejti me ta si një ribashkim familjar tashmë.
“Ka kaq shumë stërnipa dhe stërmbesa të presidentit Harding, që nuk i kemi takuar kurrë. Diçka nuk shkonte në këtë familje dhe unë e kam rregulluar- lamë një familje të tërë jashtë në të ftohtë, çka është e patolerueshme për mua”. / Mapo

Beni testin e DNA-se midis Miloshevicit me Sali Bishes ose Berishes
Beni testin e DNA-se midis Nastradinit ( intelektuali, nasrudini, perkthyesi, merobaze) dhe Ahmet Zogollit
Cfare ke more me merobazen apo hajt meqe kam rastin te bej koment anonim diku dhe ta shaj qe te tregohem pak intelektual….ncncnc thellohu pak
Per nasrudinin,intelektu-HALEN etj mos u lodhni kot te beni analizen e ADN-se se dihet:
-AI eshte zog GOMARI!!