Email në adresën
Përshëndetje Dita, Po iu shkruaj për një fenomen të çuditshëm në një nga institucionet më interesante të vendit siç është Posta Shqiptare.
Zyrat qendrore të saj ndodhen në rrugën Reshit Çollaku, pranë Gjykatës së Lartë, ku ndodhet dhe hyrja kryesore e zyrave, përballë së cilës është një pallat i ri.
Ka pak a shumë 4 muaj që në ambientet tregtare të këtij pallati (ambiente private) është hapur një zyrë lokale shërbimi e Postës Shqiptare!!!
Pyetja ime për drejtuesin e postës së aso kohe, z.Arqile Gorea, është pse duhej hapur një zyrë tjetër në atë zonë, ku vetëm më pak se 100 metra larg ndodhen zyrat qendrore të shërbimit të Postës Shqiptare??
Nëse vërtet do të nevojiteshin hapsira të tjera për të diversifikuar shërbime, siç ndoshta mund të pretendoni ju, pse mos të përdoreshin ambientet aktuale që posta disponon në atë zonë??? Aktualisht ambientet janë në rindërtim! Por duhet me patjetër të merrej me qera një ambient Privat???? Do ishte me kurjozitet të veçantë të shikohej dhe kontrata e qerasë! Kush është qeradhënësi? A është ai pronari i ambientit?
Apo është ndonjë skemë e rëndom “Unë ta marr ty me 5 dhe ia jap Postës me 15 se më punon gruaja atje dhe e rregulloj me drejtorin” S’po e zgjas me aludime, po do të më pëlqente një përgjigje popullore për këtë fenomen, i cili nuk është pak i përhapur. Faleminderit. P.S. Për drejtorin aktual të Postës Shqiptare: Ju lutem drejtoni rojet private të postës të mos përdorin institucionin tuaj për të uzurpuar të gjithë parkingjet e lagjes, se bëhet vërtet e lodhshme të merresh me ta përditë.
