Nga Shaban Murati*
Nuk është gjë e zakontë që, në një vit e gjysmë, grupimi i katër shteteve: Greqi, Bullgari, Rumani dhe Serbi, ka organizuar me njëri-tjetrin shtatë samite, nga të cilat i fundit në Bukuresht në 29 mars 2019. Është një frekuencë diplomatike mbresë tërheqëse, e cila flet për një ritëm të shpejtuar në konkretizimin dhe forcimin e një aleance të veçantë midis katër shteteve ballkanike. Është interesant se edhe pas shtatë samiteve nuk është thënë zyrtarisht dhe publikisht se cilat janë arsyet dhe qëllimet e kësaj aleance subrajonale. Retorika zyrtare flet vazhdimisht për plane e projekte të përbashkëta në fushën e transportit, energjisë dhe infrastrukturës, por kjo nuk është bindëse për dy arsye të thjeshta. E para, që nuk ka projekte konkrete të mëdha, që përfshijnë vetëm këto katër shtete, dhe që të justifikojnë këtë frekuencë samitesh, në një kohë që kjo tematikë mund të ezaurohej me takime ministrash dikasteresh përkatëse. E dyta, dhe më e rëndësishmja, është se të katër këto shtete janë të varfër dhe nuk kanë takate financiare të financojnë projekte të mëdha të kushtueshme shumështetëshe.
Në logjikën e realiteteve të fuqisë dhe të kontekstit historik ballkanik, lind e drejta të mendohet se në themelet e ngritura natën të kësaj aleance të re duhen parë si material ndërtues interesat gjeopolitike individualiste në rajon të pjesëmarrësve. Në fund të fundit në optikën diplomatike, duhet të jetë një interes gjeopolitik dhe strategjik, qëi distancon këto katër shtete nga shtetet e tjera ballkanike, dhe që i shtyn në një aleancë të shkëputur. Aq më tepër bie në sy kjo shkëputje,kur shumica e shteteve të tjera ballkanike, të përjashtuar nga aleanca katërpalëshe e Bukureshtit, janë anëtarë të NATO-s dhe të BE.
Në deklaratën e përbashkët të samitit të Bukureshtit të udhëheqësve të katër shteteve,publikuar në 29 mars,gjen përkufizimin se“dialogu midis shteteve tona përfaqëson një kuadër funksional për bashkëpunimin rajonal”. Nuk është e qartë përse u dashka ky kuadër i veçuare këtyre katër shteteve të veçuar, në një kohë që rajoni i ka rrugët dhe format e përcaktuara tashmë, qoftë të bashkëpunimit, qoftë të integrimit.
Rajoni është i përfshirë në “Procesin e Berlinit”, i krijuar në 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, për përshpejtimi ne integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Të gjitha shtete e tjera ballkanike, jashtë Ballkanit Perëndimor, janë të anëtarësuar në BE.
“Procesi i Berlinit” përmban projekte të mëdha rajonale infrastrukture, energjetike, transporti, etj. të cilat do të financohen nga BE. Mirëpo në katër vitet fundit në Ballkan shpërtheu papritur fenomeni politike diplomatik i fragmentarizimit të integrimit europian dhe i krijimit të disa të ashtuquajturave aleanca mikroballkanike apo subrajonale me pjesëmarrjen e tre apo katër shteteve. Kështu lindi në vitin 2015 i quajturi “grup i Krajovës”, sipas emrit të qytetit rumun, ku u mblodh samiti i parë i aleancës së re të tre shteteve, Rumanisë, Bullgarisë dhe Serbisë. Në tetor të vitit 2017 u mblodh samiti i parë i aleancës së re të katër shteteve: Greqi,Bullgari, Rumani dhe Serbi, të cilët kanë vendosur një rekord samitesh deri tani. Greqia nga ana tjetër organizoi samit të veçantë të një grupimi të ri, Greqi, Bullgari dhe Rumani.
Ky fenomen i fragmentarizimit të integrimit europian tëBallkanit po merr një intensitet të ri,i cili nuk mund të lihet jashtë vëmendjes nga shteti dhe diplomacia jonë, për shkak të pasojave, që mund të ketë për të dy shtetet shqiptare dhe për kombin shqiptar. Çfarë tërheq vëmendjen në këtë fenomen të errët gjeopolitik ballkanik?
Së pari, që ky fenomen doli në skenën ballkanike pas ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë dhe pas aneksimit të dhunshëm tëKrimesë nga Rusia. Kjo krijoi përplasjen e parë gjeopolitike të fuqishme midis Rusisë dhe BE, dhe Rusia nisi fazën e dytë të përplasjes gjeopolitike me ndezjen dhe acarimin e tensioneve antieuropiane dhe antiatlantike në Ballkan. Burime diplomatike flasin për një mbështetje fortë në prapaskenë nga Moska për këto grupime të veçuara të tre apo katër shteteve ballkanike. Fenomeni i ri negativ rajonal i kompozimeve të reja të grupimeve apo të aleancave shtetërore të veçuara pas viti 2014, me krijimin dhe rikrijimin e grupeve të ngushta aleancash midis tri apo katër shteteve ballkanike, që vjen si reminishencë e fenomenit të aleancave shtetërore armiqësore ndaj çështjes shqiptare në periudhën e luftërave ballkanike, po ndodh në kohën kur shtetet e Ballkanit janë anëtarë ose aspirojnë të bëhen anëtare të BE dhe të NATO-s. Kjo tendencë duhet konsideruar kundërvënie ndaj procesit të integrimit euroatlantik dhe perëndimor të Ballkanit.
Kjo kundërvënie separatiste duhet konsideruar si rrethanë dhe perspektivë jomiqësore ndaj Shqipërisë dhe ndaj kombit shqiptar. Veçori dhe emërues i përbashkët i gjithë këtyre grupeve e aleancave të veçuara ballkanike rreth e rrotull nesh është fakti se të gjitha ato e kanë përjashtuar Shqipërinë dhe nuk e kanë thirrur të bëjë pjesë në asnjë grup, megjithëse Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe disa shtete të këtyre grupeve e aleancave janë gjithashtu anëtarë të NATO-s. Veçori e pjesëmarrësve në këto grupime individualiste ballkanike është se shumica e tyre, pra tre shtete, Greqi, Rumani dhe Serbi, nuk e njohin Kosovën dhe punojnë kundër interesave të saj si shtet i pavarur. Veçori tjetër e përbashkët, jorastësore, është se të gjitha grupimet e mësipërme janë krijuar vetëm me shtete ortodokse.
Së dyti, fenomeni i mikroaleancave të tre apo katër shteteve de facto krijon barriera për integrimin europian të rajonit. Në mënyrë të habitshme kryeministrja e Rumanisë, Viorica Dancila, deklaroi në 29 mars se futja e Serbisë në BE është një nga objektivat kryesore të grupit të katër shteteve. Ajo e kishte për detyrë të sqaronte se përse grupimi i katërshes, nga pesë shtete kandidate të BE në Ballkan ata zgjodhën të bëjnë anëtar të tyre vetëm Serbinë. Në shtatë samitet e organizuara nga ky grupim, nuk është ftuar asnjëherë asnjë shtet i rajonit, qëjanë kandidatë në BE dhe anëtarë të NATO-s. Dhe absurdi diplomatik i aleancës së katër shteteve ballkanike shkon deri atje, sa që i pari udhëheqës, që u ftua prej tyre në një samit, ishte kryeministri i Izraelit, Beniamin Netaniahu, në samitin e nëntorit të vitit të kaluar.
Së treti, ky grupim merr përsipër një rol protektori, që nuk ia ka kërkuar dhe as ia ka ngarkuar askush. Në fjalën e mbajtur në konferencën e shtypit pas samitit të Bukureshtit, kryeministri i Greqisë, A.Cipras, deklaroi se “format tri palëshe dhe katërpalëshe të bashkëpunimit, të zhvilluara nga ne, kontribuojnë për stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Edhe ai nuk sqaroi se si do ta bëjnë këtë, kur nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor ata kanë futur në grupin e tyre vetëm Serbinë. Ballkani Perëndimor e ka kuadrin shtetëror, formatin dhe strategjinë e hartuar dhe të drejtuar nga BE për integrimin në BE.“Procesi i Berlinit”është mekanizmi dhe organizimi direkt i integrimit në BE,i cili organizon çdo vit samitet e përbashkëta të BE dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Se sa i pavend është pretendimi i mësipërm i kryeministrit grek, e dëshmon fakti se në pesë samitet e rëndësishme të përvitshme, të organizuar nga BE me vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të“Procesit të Berlinit”, nga viti 2014 asnjëherë nuk janë ftuar shtetet e të ashtuquajturit grup i Bukureshtit.
Është tejet e vështirë të gjesh një nevojë apo logjikë për krijimin e një aleance të posaçme të katër shteteve, Greqi, Bullgari, Rumani dhe Serbi. I vetmi shpjegim është mentaliteti i vjetër i diplomacisë ballkanike për të krijuar sa më shumë mikroaleanca rajonale, si forma të ndikimit të tyre në Ballkan. Ka dy elemente, që nuk duket se janë rastësi në rastin e aleancës së katër shteteve. Së pari, që kemi përsëri formatin e shteteve të Traktatit famëkeq të Bukureshtit të10 gushtit të vitit 1913, ku nën pretekstin e luftës kundër perandorisë osmane shtetet ballkanike u përpoqën të gllabëronin sa më shumë territore shqiptare. Së dyti, janë të katër shtete ortodokse. Portali i njohur “euroaktiv.com” shkruante lidhur me këtë grupim: “Mbledhja e Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë dhe Serbisë u quajt nga diplomatët dhe gazetarët “katërshja ortodokse”.
Samiti i 29 marsit në Bukuresht nxori edhe një element tjetër. Kryeministri i Greqisë Cipras sulmoi në konferencë shtypi direkt Shqipërinë:“Unë po mësoj se ka një zhvillim negativ lidhur me komunitetin grek në Shqipëri. Nëse lajmi është i vërtetë, do të jetë një kthim mbrapa për kursin e Shqipërisë drejt BE”. Është jashtë çdo etike që kryeministri grek, ende pa verifikuar nëse lajmi është i vërtetë, ndërmerr një sulm publik kundër një shteti fqinj, anëtar të NATO-s, dhe e kërcënon se do t’i bllokojë anëtarësimin në BE. Konstatohet se që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Prespës me Maqedoninë e Veriut, Greqia ka ndërmarrë një fushatë frenetike me sulme dhe kërcënime kundër Shqipërisë, flamurin e të cilave e mban me tirada të përjavshme antishqiptare presidenti i Greqisë. Kryeministri Cipras zgjodhi ta bëjë nga paneli i samitit të aleancës së re të katër shteteve, me synimin që të duket si kërcënim grupi. Pas fitores së arritur në Maqedoninë e Veriut me marrëveshjen e Prespës, e cila duam apo nuk duam ta pranojmë, do ta forcojë edhe më shumë rolin dhe ndikimin e Greqisë në Shkup, Athina po shkallëzon presionet ndaj Tiranës. Synimi është për ta detyruar Tiranën të pranojë recetën greke të të ashtuquajturës paketë të marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Greqisë, e cila në formën, që iu imponua palës shqiptare në tavolinën e bisedimeve në vitin 2017, çon drejt shkeljes së interesave shtetërore dhe kombëtare dhe në rritjen e ndikimit grek në Shqipëri.
Ka rëndësi që shteti dhe diplomacia shqiptare t’a ndjekin me vëmendje këtë fenomen të errët gjeopolitik ballkanik, sepse ka shumë përpjekje të diplomacisë meskine ballkanike, të cilat gjatë 107 viteve të shtetit shqiptar kanë synuar ta mbajnë në statusin e shtetit të kategorisë së dytë, për të mos thënë të shtetit raja. Edhe qytetari më i painformuar e di se çështja shqiptare dhe faktori shqiptar hynë ndër preferencat e pazareve të diplomacisë së fshehtë bizantine ballkanike. Shtetet ballkanike kanë një objektiv të qartë gjeopolitik: të mos lejojnë dy shtetet shqiptare të bëhen faktor vendimtar në zhvillimet rajonale. Ndaj edhe Greqia, edhe Serbia, po e godasin njëkohësisht nën brez Shqipërinë. Madje në 1 mars 2019 ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç i drejton Tiranës propozimin që Serbia dhe Shqipëria ta zgjidhin me bisedime direkte midis tyre çështjen e Kosovës.
Një shtet serioz ndjek zhvillimet dhe fenomenet negative në nëntokën diplomatike ballkanike dhe mban në alarm instrumentet dhe mekanizmat e vetëmbrojtjes së interesave jetike. Nuk i lejohet të hutohet në botën virtuale të internacionalizmit ballkanik, të familjes ballkanike apo të ahengut ballkanik. Faktor në rajon bëhesh duke u shprehur me vendosmëri për çka ndodh në Ballkan dhe jo duke qëndruar si mumje në cep të odës ballkanike apo duke çaluar pas qerres së thyer të ballkanasve.
****
Botuar sot në Dita / Rubrika e Shaban Muratit mbi çështjet e rajonit mund të lexohet një herë në javë në Dita versioni print dhe online

Kujdes,Rama fyelli,se je lider rajonal,.Po bejne ca gjera keta miqte e tu pa te marre leje.
Nga armet jemi cliruar,.Nuk kemi pse mbajme arme.Ato u rendonin tuneleve.
Eshte konstatuar qe ne fillim dhe I eshte vene emri I sakte kesaj aleance, qe quhet “aleanca ortodokse” e Ballkanit dhe qe historikisht ka qene gjithmone antishqiptare. Ata nuk heqin Dore dhe nuk kane ndryshuar. Demonet e se kaluares kane qene ne pergjumje, por tani jane zgjuar dhe Jane bere bashke ne kushte te tjere. Qellimi eshte I njejti, te lidhin shqiptaret ne zinxhire qe te mos kene mundesi te levizin per progres e bashkim. Agjenturat e tyre, serbe e greke, ne Shqiperi e Kosove, jane aktive me kapacitet te plote. Mund te thote ndokush se shohim endrra me armiq te brendshem e te jashtem, por realiteti eshte I qarte si drita. Shikoni Shqiperine e Saliut dhe te Rames ne tridhjete vjete dhe s’ka nevoje per argument e komente. (Fajin e kishte Enver Hoxha qe shikonte armiq te greku, serbi, dhe tani bullgari e rumuni). Sa do te arrijne ne qellimet e tyre, varet nga ne, por deri tani, greku ka tridhjete vjete qe ka uzurpuar pothuajse cdo sfere ne Shqiperi dhe serbi ne Kosove, eshte duke u trajtuar si viktime e jo si kasapi i shqiptareve. Deklamimet patriotike te qeverise, ku eshte vetem Rama, kane mbetur ne retorike, qe fillimisht dha pershtypjen e pozicionimit real, pozitiv, tani as nuk perseriten dhe me keq akoma, ka nje terheqje te frikshme frontale ne perballjen e ceshtjes kombetare, ndersa fqinjet jane ne aktivitet me te gjitha baterite antishqiptare.
Shaban Murati shkruan ate qe duhet dhe aq sa duhet. Nuk ka nje diplomat tjeter te ketij niveli ne Shqiperi . Mendimi I konsoliduar , trajtimi shkencor I problemit , proza llogjike dhe stilistike . As nje lathitje , te c’do niveli . Eshte veshtire te imitoi dikush z. Murati . Eshte shume origjinal dhe realist . Nuk I perket atij grupimi diplomatik , qe e konsiderojne diplomacine hytnore , kur ajo eshte rrafsh me token dhe midis halleve te njerzve . Zgalem
Pershendetje analistit z.Sh.Murati,analist i vertet me taban dhe potencial.
Bravo. Analize e shkelqyer. Diplomacia shqiptare duhet te punoje per krijimin e nje aleance te forte ushtarako-politike me Kosoven dhe Turqine dhe ndoshta edhe Bosnjen si edhe Kroacine. Kroacia nuk ka marredhenie te mira me Serbine. Ne duhet ta perdorim ne avantazhin tone. Diplomacia shqiptare duhet te levize dhe te pergatitet per me te keqen. Madje mund te fusin ne grupim edhe Italine, nese kjo do te ishte e mundeshme. Eshte e habiteshme qe perse Mali i Zi eshte lene jashte kesaj aleance ortodokse. Ndoshta sepse Serbia nuk ka marredhenie te mira me udheheqesit e Malit te Zi. Duhet te kemi prasysh qe Rumania edhe pse katoloike eshte mbeshtetese e forte e kesaj ketersheja ortodokse. Mos harroni se kjo katershe ne te ardhmen mund te shtoje Rusine ne aleance dhe pse jo edhe Ukrainen dhe shtete e tjera ortodokse. Une do ti propozoja qeverise dhe MPJ te krijonte nje zyre qe te analizonte ne menyre shkencore te gjitha levizjet ballkanike dhe europiane. Madje mund te krijojne edhe nje institut te vogel me historiane dhe kerkues shkencor dhe diplomate me ekperience qe te punojne per strategji kombetare te mborjtjes se shqiptareve. Mbrojtja e vendit nuk mund ti lihet rastesise dhe spontaneitetit. Duhen politika te studiuara se ssi Shqiperia dhe qeveria duhet te pergjigjet ndaj levizjeve apo kercenimeve te fqinjeve dhe fqinjeve ortodokse. Jam shume i sigurte qe Greqi e sheh me frike aleancen shqiptaro-kosovaro-turke si edhe si nje rrezik mysliman. Boshnja i ka kembet te lidhura me popullsine serbe qe ka ne perberje. Bullgaria nuk dihet perse eshte ne kete aleance, sepse Greqia, Maqedonia dhe Serbia kane problem me shqiptaret dhe i lidh anti-shqiptarizmi dhe frika se Shqiperia dhe shqiptaret po zgjohen dhe forcohen, plus jane faktor i rendesishem ne keto shtete ne Ballkan me perjashtim te Bullgarise. Shteti shqiptar duhet te forcoje aleancat me popullsite shqiptare ne te gjitha keto shtete sepse keshtu mund te ndikoje ne politikat e ketyre vendeve.
Bullgaria eshte perfshire ne kete aleance , sepse objektivat e aleances jane , jo vetem trojet shqiptare , por edhe ato te shtetit miks maqedonas , ndaj te cilit , Bullgaria nuk i ka fshehur asnje here tendencat aneksioniste , por zoti Shaban Murati eshte diplomat kalibri dhe me te drejte nuk e prek fare ceshtjen maqedonase . Greqia , Serbia dhe Bullgaria e kane pasur molle sherri Maqedonine prej shume e shume vitesh , sikurse Shqiperine dhe deri me sot , nuk ka ndryshuar asgje ne politiken e tyre ballkanike !
E pergezoj autorin , per analizen e sakte qe ben dhe konkluzionet e drejta qe nxjerr . Mund te thuhet pa e tepruar , se ky eshte ze unik i diplomacise se kombit tone , si specialist i kompletuar , por qe eshte lene me nje ane , sikurse eshte vepruar me te gjithe specialistet e fushave te tjera , qe jane percmuar , fyer e perbuzur , duke i detyruar qe te braktisin vendin per te mbijetuar . Strategjia antishqiptare e “Aleances Ortodokse” ne keto 3 dekada , duhet ta pranojme per hir te se vertetes , se ka pasur rezultate mbreselenese , kurse shqiptaret , me lidere te shitur e kompromentuar rende nga sherbimet e tyre sekrete ,terhiqen dhe vetem terhiqen , duke u ngrene si qente me njeri tjetrin !
Mos u shqeteso se kete pune e ka marre ne dore gjeniu kosovar Cakaj me pervoje te madhe nderkombetare!
Do pak kohe sa te marre patenten dhe do shihni ju cfare dojubeje ketyre shteteve!
Kesaj i thone ta kapesh demin tamam per briresh. Aq e paafte na paskesh qene inteligjenca dhe vecanerisht diplomacia, sa te mos gjente dot ekspertin e duhur per ceshtjet e politkes se jashtme?
Ekspertet e kesaj fushe duhet te jene persona te njohur dhe me integritet te larte profesional dhe moral. Kujt i intereson mbulimi i ketij posti kaq te rendesishem per jetegjatesine e kombit me persona te pasprovuar dhe shumepak te njohur per publikun?
Cilido perfshi dhe vete autorin mund te bejne lloj-lloj aludimesh persa i perket interesave primare te neo-grupimit ballkanik. Ata mund t’i quajne ato aleanca ortodoksesh, aleanca te paskrupullta antishqiptare e me the e te thash, por nje gje ka mbetet dileme e pashpjegueshme. Cili eshte shkaku kryesor qe palet bashkebiseduese e kane perjashtuar pjesmarrjen e vendeve me pak te zhvilluara dhe me probleme serioze te drejtesise ligjore nga aleanca e re ballkanike? Perderisa edhe ato jane nen ombrellen e BE-se dhe pretendente per antaresim, cfare interesi madhor do kishin ato kunder vendeve ballkanike anetare te NATO-s? Perse politka jone eshte vonuar kaq gjate me proceset e integrimit drejt BE-se dhe perse deri me sot ajo nuk i ka perkushtuar vemendjen e duhur pershpejtimit ne maksimum te vendimmarrjeve qe cojne ne plotesimin deri me nje te kerkesave per integrim? Apo edhe ketu e kane fajin ujqit imagjinare?
Z. Murati mendoj se e ka lene jo pa qellim ne heshtje, por pas vizites se fundit te Ciprasit ne Shkup mes tij dhe Zaevit u dakordesua “marrja ne mbrojtje” e territorit te maqedonise veriore prej forcave ushtarake greke. Si per inat te myslimaneve ballkanas, alenaces ortodokse me sa duket do i shtohen se shpejti dhe dy nga vendet fqinje. Deri atehere “ai qe s’thuhet” do jete bere mullar e kaluar mullarit. Prisni, prisni, se s’keni pare gje akoma…
O z.Murat. Pse merakoseni kaq shumë. Ata janë në punët dhe të drejtën e tyre që si çdo shtet mbërthehet ezbërthehet me kularin që i pëlqen. Pse zotrote nuk të bën plrshtypje hedhja e ideve të kltyre palopolitikanëve të tu kur deklarojnë për kobfederata : albani-cërrnaja gore, severni makedonia and kosovo? Po ndonjë si puna jote matanë kësaj katërsheje nuk ka apo ka që edhe ai të flasë sikundër zotrote për katërshen e tyre. Nuk e di nëse paguhej apo jo ë,për këto shkrime. Nëse paguhej vazhdo merr paratë se të duhen .
Me që shoh se na jep ngandonjë sihariq kohë pas kohe, dhe mesa duket ke pak fëdijeni të diplomatikut, do bësh mirë të shkruash sesi duhet të veprojmë që ne shqiptarët tua heqim nga trutë këtyre politikanëllapaqenëve që kemi që të merren me punët e shretit dhe jo të dreqit.
Hajt të pastë populli na jep mënd për problemet që kemi brenda nesh se si duhet ti krrejmë jashtë .
Arbëror Epiroti
“Hidh e prit”,fluturo me pras ne …..
Vendimet i marin te tjeret, ju as qe jeni ne tavoline,mbasi ato te merren ju do jua komunikoje per ti “miratuar”,Do sjellin Ramen me Thacin ne
koference shtypi si autoret e marrveshjes “dy paleshe”me Vucic per zgjidhjen
Ne fakt ky i joni, i kalon dimensionet ballkanike ne rajon e me gjere,What the Fuck europe ! Rama e kaloj atllantikun,ja vuri kufirin ke thana Trampit.Pyetja eshte;
Nga del gjith ai delir i madheshtise ne ate vend, si spjegohet qe jane te gjithe “filozof”Udheheqesit po e po
qe jane “koka te medhaja”,por edhe cobani i thjeshte eshte ambasador i lindur.Siduket do jete nga uji ose nga ajeri qe influencon qe ne Shqipetaret ngopemi me luge bosh dhe megjitheate jemi te afte te ushqejme gjithe boten
shkrim dhe argumentim profesional per ate cka ndodh rreth nesh dhe po ti shtosh ate lufte te ulet qe zhvillohet ne politiken tone te brendshme kupton kush ka nderhyre dhe pse shqiperia trajtohet si vend i botes se trete, urime z. murati
Për dije, samitet e tre apo katër shteteve nga më të varfëra e të korruptuara në Ballkan e Europë, bëhen vetëm për t’i shpëtuar ndëshkimit të ligjeve të shtetit të së Drejtës, si dhe nga pangopësia për lekë të pisët e pushtet brënda djallit,as më pak dhe as më shumë. Dhe të gjitha këto samite brënda Rumanis , Greqis, Bullgaris , e Serbisë, kanë pas dorën e përgjakur të Rusisë putinjane, që nën moton komuniste , e nazifashiste si shërbe, përca e shndo, dhe mashtro, mashtro se diçka do të fitosh,putinizmit po shtrin tentakulat e tijë jo vetëm në Ballkan, por në Europë e Amerikë, për sa kohë qe popujt heshtin dhe pushteti, hetimi e gjygjsori janë të korruptuara, e kjo nga amoraliteti i pa ndëshkuar i politikave në vite. Në këtë konteks do të thotë; një krim i pa ndëshkuar është një krim që vazhdon, që nuku duhet sponsorizuar, stimuluar e financuar, por denoncuar, hetuar dhe ndëshkuar me tërë fuqinë e ligjeve në sherbimi ndaj vetes, familjes dhe Ballkanit, Europës e Amerikës dhe Botës në Progres Njerëzor. Është koha që putinizmi e putinistët të strehuar me mashtrime në kry të tre pushteteve në Ballkan , Europë e Amerikë duhet jo vetëm të denoncohen , por të shkulen me rrënjë, se vetëm kështu pangopësia për lekë të pisët e pushtet pa kufi dhe me c’do formë e cmim brënda djallit do të mbetet një ënder e keqe e së kaluarës. Thënies popullore, se për inatë të simevjerrës do të flë me mullixhiun i mbarojë vaji kandilit. Dhe së fundi një thirrje për popujt që vazhdojnë e flënë gjumë, ka ardhur koha, atë që nuku do t’a bëjë njerëzia, do t’a bëjë Perendia sikurse me shumë perandori e diktatorë në ditë e vite, por cmimi do të jetë shumë i madh. Për kujtesë kujtoni të shkuarën që të ndiqni të sotmen sa nuku është vonë, së lekët vetëm mijtë do t’i hanë, të tjerët nëse do kenë kohë dy metra vënd do të prehen.Besoni, binduni e ndaluni në pangopësitë tuaja dhe rrefehuni sa nuku eshtë vonë, se në mos popujt, Zoti shumë shpejt do t’u ndeshkojë. Tik-tak, tik-tak, tik-tak, tik-tak, tik-tak, koha hecën atë nuku ka diktator apo lekë të pisët që t’a ndalë, se e ka bekuar Zoti. Amen.
1-… “Në logjikën e realiteteve të fuqisë dhe të kontekstit historik ballkanik, lind e drejta të mendohet se në themelet e ngritura natën të kësaj aleance të re duhen parë si material ndërtues interesat gjeopolitike individualiste në rajon të pjesëmarrësve”….2- Krijimi dhe rikrijimi i grupeve të ngushta aleancash midis tri apo katër shteteve ballkanike, vjen si reminishencë e fenomenit të aleancave shtetërore armiqësore ndaj çështjes shqiptare në periudhën e luftërave ballkanike …”. Po çfarë duhet thënë më?!?
Ky qe Sh.M e quan me delikatese “fenomen te erret gjeopolitik ballkanik” eshte realisht qorrsokaku i politikes se BE per Ballkanin (ashtu si per mbare Europen). Kjo eshte e kuptueshme mjafton te shohesh njeriun ne qender te fotos qe drejton politiken e Jashtme te BE, nje mediokre e anatemuar nga vete partia PD italiane nga ku ka dale.
Le tè mblidhen sa herè tè duan ortodoksit bizantinè pro rusè. Ata kanè qindra vite qè e bèjnè njè gjè tè tillè, thjeshtè pasi ndjehen tè trembur. Ballkani ka vetèm njè derè, qè tani èshtè e hapur pèr miqt e mèdhenj tè perendimit, ajo derè i takon Shqipèrisè ! Ndaj, nuk duhet tè shqetèsohemi pèr ç’ka pèshpèritet pas shpine nè fund tè koridorit, por atè qè flitet pèrtej derès !
Kjo gazete ka marre flamurin e varrosur te babes,me keto kadavra te ringjallura,qe vazhdojne ta shqyejne trup dhe shpirt kete vend europian.
Perse nuk flasin asnjehere keta dumbabista diabolik,per investimet dhe veprimtarine e islamit antihuman jashte ligjor wahab.
Perse vazhdojne te mos thone asnje fjale te vetme,keto kadavra,per propoganden fare te hapur,duke filluar me filmat e panumerta turq,televizioenet etj,etj,ku lartesohet invazioni i eger dhe shperfytyrues osman dhe fyen e poshterohen heronjte tone kombetar.Ata nuk flasin se jane pjese e tyre,kuajt e tyre te trojes ne keto ane.
Ahere me thoni,ju qe keni mbetur njerez dhe qe e doni kete vend europian:
Kush vazhdon te jete armiku i eger i saj dhe qe ka rishtrire tentakulat e errta mbi te,keta dumbabiste te ushqyer,apo shtetet e tjere te Ballkanit,qe mblidhen per miqesi dhe jo per lufte.Me siguri qe dhe Shqiperia si vend Ballkanik natyrshem ka patur ftese.
Lexova nje shkrim te Visar Zhitit,mbi aktivitetet kulturore qe organizoheshin ne Rumani,per kulturen dhe artin tone.Mbas kesaj ai bente nje analize,qe ne as i afroheshim fare asaj qe bente Rumania per ne dhe tjetra ketu keto lloj aktivitetesh pothuaj dhe cuditerisht jane te vdekura.
Dylberi Rame do ta kete anulluar pjesmarrjen,pasi duhej te anatemohej nga baba dhe dum babistet,qe vazhdojne te mire financuar tja shtengojne percen e zeze ketij vendi.
Po te kemi ty kurven minorikare ne vijen e pare te frontit kunder Turqise
Dole prap ti BQ.enverit ? U hape bythesh fare moj mirela Nuk le njeri pa share e ofenduar ky pederast i ish bllokut
Vulva minorikare eliqiiri. Ne te njejtin skalion me Dulen dhe Mero Bazgen e Ramutit.
enter, prizem..e njejta bajge..
He moj he..prizem ..prizeeem..eeem..
Dulee o Duleeee..nuk te hiqet llosha e dhiares nga surrati..
Kush e boton kete mediokrin nuk e ka idene fare ça po ndodh keput budallalleqe kot,hapni rubrike te botojne specialistet boll me keta qe u bene diplomat me shkolle Partie
Bullgaria eshte perfshire ne kete aleance , sepse objektivat e aleances jane , jo vetem trojet shqiptare , por edhe ato te shtetit miks maqedonas , ndaj te cilit , Bullgaria nuk i ka fshehur asnje here tendencat aneksioniste , por zoti Shaban Murati eshte diplomat kalibri dhe me te drejte nuk e prek fare ceshtjen maqedonase . Greqia , Serbia dhe Bullgaria e kane pasur molle sherri Maqedonine prej shume e shume vitesh , sikurse Shqiperine dhe deri me sot , nuk ka ndryshuar asgje ne politiken e tyre ballkanike !
E pergezoj autorin , per analizen e sakte qe ben dhe konkluzionet e drejta qe nxjerr . Mund te thuhet pa e tepruar , se ky eshte ze unik i diplomacise se kombit tone , si specialist i kompletuar , por qe eshte lene me nje ane , sikurse eshte vepruar me te gjithe specialistet e fushave te tjera , qe jane percmuar , fyer e perbuzur , duke i detyruar qe te braktisin vendin per te mbijetuar . Strategjia antishqiptare e “Aleances Ortodokse” ne keto 3 dekada , duhet ta pranojme per hir te se vertetes , se ka pasur rezultate mbreselenese , kurse shqiptaret , me lidere te shitur e kompromentuar rende nga sherbimet e tyre sekrete ,terhiqen dhe vetem terhiqen , duke u ngrene si qente me njeri tjetrin !
Dipllomat me shkolle partie il or zhduku i budallepsur
Pse o Linda, keta te shkolles se Partise kane ndonje llogari ne Cayman?
Problemi nuk eshte Orthodhoks por Osman dhe Italiane.
Rusia si vendi me i madh Orthodhoks jo qe nuk ka bere asgje per clirimin e Kistandinopolit nga islamiket por po e armatos,i jep teknologji vetem e vetem ta shkepuse nga Nato.
Shqipetaret myslimane qe jane krhyer me dhune nga Orthodhokse duhet ta dine qe Greqia,Arvanitasit dhe Arbereshet nuk ua kane fajin.
Hiqni dore nga Turqia dhe nderoni kombin e Kastriotit dhe mos u mbeshtesni tek Cifutoamerikanet qe duan lufte dhe shkaterrim.
Ne qofte se e kini per nder qe jini pasardhes te Ilyreve atehere Qitetin ta quani Polis ashtu sic quhej nga Ilyri Kostandin dhe per nder te Tij Kostandinopolis.
Cdo te thote Kostandino -poja?
Kaq idiote dhe injorante po na konsideroni?
Pse e quani Stamboll kur dihet qe Heroi yne Kastriotis e quante Kostandinopolis dhe mori flamurin e Tij Greke nga kryeqyteti I Tij shpirterore dhe Kombetare?
Kush ju pengon te bashkoheni me Greqine si Epirote ashtu sic shkruan Barleti?
Greqia e ka te qarte qe Serbia apo Bullgaria duan Thesalonikin si Sllave qe jane,por nga ana tjeter eshte Turkoallvania dhe Ducja.