Një fermë e rrallë në rrethinat e kryeqytetit

Ornela

 Entela Resuli

Të gjithëve mund të na ketë ndodhur që të shohim ndonjë breshkë, por asnjëherë 150 të tilla së bashku.

Pranë Tiranës, në fshatin Daias, një djalë i ri, i pasionuar pas udhëtimeve ka një fermë ku mban dhe rrit breshka.

Erjan Guxha, sot 30-vjeçar, kur ishte fëmijë i ka parë breshkat me kuriozitetin e një të mituri, por asnjëherë nuk e kishte menduar që kur të rritej do të kujdesej për to.

Për shumë njerëz pandemia ka ndikuar negativisht, kanë patur më pak punë e për rrjedhojë pak të ardhura, ndërsa për shumë të tjerë kjo periudhë ka shërbyer edhe si moment reflektimi se çfarë mund të bëjnë në të ardhmen. Ideja që Erjani të krijonte një fermë breshkash ka lindur gjatë pandemisë. Teksa ai ishte duke shoqëruar një turist amerikan, i cili njëkohësisht është edhe youtuber i cili me anë të videove të tij tregon për vendet që udhëton.

Ai ishte ngacmuesi i idesë që Erjani sot numëron 150 breshka në fermën e tij.

Kam mbaruar studimet e larta përkthim-frëngjisht dhe punoj si guidë, ku shoqëroj turist të huaj.  Hobi dhe pasioni im janë videot dhe fotot.

Jam shumë i afeksionuar pas breshkave dhe fillimisht kisha 10 breshka që i mbaja tek shtëpia në fshat, për qejf.

Pasi pashë që një youtuber i famshëm amerikan do vinte në Shqipëri dhe po kërkonte bashkëpunim për udhëtimin e tij i shkrova dhe i ofrova guidë falas në gjithë Shqipërinë duke qene se promocioni më i mirë për turizmin vjen nga youtuberat’– tregon 30-vjeçari, ndërsa është duke na shëtitur në fermën e tij modeste.

“Pasi nisëm turin ndërkohë unë po i jepja makinës me tha stop-stop.  Është një breshkë në rrugë dhe duhet ta shpëtojmë të kalojë rrugën- më tha.

Pasi diskutuam mësuam se kishim të dy breshka, David në Miami dhe unë në Daias, Tiranë.

Duke diskutuar i thashë që kjo specie është në rrezik dhe dua t’i ndihmoj. Aty ramë dakord të hapim instagram dhe me anë te donacioneve të kujdesemi për këtë specie.

Pasi mbaruam turin shumë të suksesshëm me 41 video për çdo qytet të Shqipërisë ( davids been here chanel) u ktheva në fshat dhe fillova menjëherë të mbledh breshka dhe hapëm Instagramin.

Se kisha menduar kurrë që kishte njerëz të tjerë të pasionuar pas breshkave. Javën e parë që hapëm instagramin erdhën kërkesa për të parë breshkat, madje pyesnin nëse ka biletë hyrjeje!

Familjaret me thonin: ti je çmendur, kush do të vijë këtu. S’ke punë tjetër ti! I thoja që po e bëj për qejf- rrëfen Guxha për Dita-n, duke qeshur, por ndërkohë krenar për idenë e tij.

Ferma

Daias është fshati ku Erjani është lindur dhe rritur. Ky fshat, i gjendur shumë pranë kryeqytetit, të jep mundësin që të jetosh edhe në metropol, por edhe në qetësinë dhe gjelbërimin që vetëm fshati ta ofron.

Sipas Erjanit, breshka është një kafshë që përfaqëson këmbënguljen, elasticitetin, forcën, por edhe jetëgjatësinë. Konsiderohet një krijesë e mençur dhe ndër ata që mund të mbrohen më mirë, për shkak të karapacisë së saj. Shpesh herë ‘trajtohet’ me tallje për shkak të ngadalësisë së saj, por në fund, arrin gjithmonë e para, për shkak të vendosmërisë dhe kujdesit!

Teksa futesh në fermë, breshkat duket sikur janë në habitatin e tyre. Foletë janë të rrethuara me ristela dërrasash dhe Olivja, vajza që Erjani ka caktuar të kujdeset për to, jo vetëm u shërben atyre ushqimin e përditshëm, por u gjendet pranë edhe fëmijëve me pyetjet kureshtare që ata kanë për këto kafshë.

Olivia Guxha është 18 vjeçe dhe sapo ka përfunduar gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë. Ndërkohë që pret të nis studimet e larta ajo punon në këtë fermë, ku kujdeset për breshkat dhe për fëmijët që vizitojnë fermën.

Nuk e lodhin aspak pyetjet shpesh edhe të çuditshme të fëmijëve, mundohet që mos t’i lërë asnjëherë pa përgjigje.

Disa nga pyetjet që ata i bënin Olivias ishte se si dallohet  breshka nëse është djalë apo vajzë? Apo dhe se sa vite jeton një breshkë dhe si mund ta dallojmë moshën e saj!

Dallimi i gjinisë ishte në pjesën e barkut, nëse ishte i harkuar ishte djalë, nëse jo, vajzë. Ndërsa mosha kishte të bënte më leximin e vijave në zhguallin e kurrizit.

Një nga kuriozitet që dëgjuam ishte ajo e një djali 5-vjeçar, i cili e pyeti “kujdestaren” e breshkave  se sa vjeç është breshka më e madhe në fermë. -60 vjeçe, u përgjigje, vajza duke qeshur.

Komenti i tij?!: Ua, po ajo qenka plakë J!

Në këtë fermë mund të ketë çdokush breshkën e tij.  Pasi pronari i fermës i jep mundësinë fëmijëve që të adoptojnë breshkën e tyre. Domethënë njerëz prej tyre mund t’i vendosin emrin dhe të vijnë herë pas here ta shohin atë.

Për ata që e dinë apo kanë mësuar se shumë pranë Tiranës ndodhet një fermë me 150 breshka kurioziteti ka qenë që të paktën ta shohin njëherë.

Gjatë qëndrimit në fermë mësuam se në këtë periudhë kanë lindur 17 bebe (breshka).

Share This Article
7 Comments
  • Një mrekulli në këto kohë mishmash i të përgjithshëm.
    Shteti duhet ti gjindet pranë kësaj iniciative njerëzore në mbrojtje të specieve dhe pse jo edhe natyrës.

  • Si ide me duket e mire , por… per te rritur kete specie duhet te kesh edhe njohuri te posacme , se nmuk mjafton vetem deshira . Nuk me duket ambient i pershtatshem per mbajtjen e rritjen e breshkave . Breshkat jane rrethuar ne nje siperfaqe te kufizuar , toke te thate , asnje gjelberim , qe duket se e kane teper te racionuar ushqimin e mbase edhe ujin !

  • Ferma me madhe dhe e ralle eshte metropoli ku permbledh te gjitha racat rurale dhe antropologjike dialektore, ku perbejne nje corbe interesante kjo e shprehur me vendodhje getosh dhe struktura kriminale militantesh, …..kj eshte ferma me nje vlere te pa cmuar, shtetet e bashkuara te tiranes

  • breshka ka specifik te vecant, dhe une kam mundesi te mbledh qindra breshka tek prona ime, por mendoj se e privoj nga liria. Si biznes cuno te ka vajt mendja mire, fiton sa dhe per te punesuar dike tjeter. Suksese dhe sa me shume honorare.

  • Kush i tha ketij cunit: ”Ti je i cmendur!”…, duhet t’i kerkoje falje.
    Ai eshte djale me zemer, pasion, shpirt dhe iniciative!
    Mjedisi nuk eshte ai, qe i duhet nje ferme per kete kafshe te vogel zvarranike. Ndoshta ne te ardhmen do te ndryshoje strukture dhe do te behet nje vend interesant per kureshtare.
    Suksese!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *