Vargje me SMS
në 0689073730
Fshati Viçidol
Ju njerëz me vlerë
Në mes vreshtës tuaj
U rrit dhe një ferrë.
Një ferrë që gjakosi
Jugun e Verinë
Ferrë që mbajti peng
Gjithë Shqipërinë.
Fshati Viçidol
Trima të Veriut
Ç’na thoni për Lulin
Besnik i Saliut?!
Luli dhe Saliu
Donin vetëm gjak
Dhe shpura e tyre
Vrau varfanjakë.
S’deshën që t’ia dinë
Për fëmijë bonjakë
Nëna me të zeza
Që s’kanë bukë për darkë
Luli dhe Saliu
S’e njohin lirinë
Se dinë veç të vjedhin
Të shtojnë pasurinë.
Ju njerëz të mirë
E të fortë si strralli
A e patë Saliun
Si zbriti nga kali?!
Nuk zbriti me pushkë
Si tha Bac Hamiti
Me një milion shpulla
U përmbys jeziti.
Po ai s’e pyet
Popullin sovran
Do vriste të birin
Veç të ish sulltan.
Për atë s’kish ligje
S’kishte kushtetutë
Jugun e Veriun
E futi në luftë.
Dhe tani s’pushon
Palo dallkauk
Në rrjete sociale
Bën thirrje për luftë.
Ndaj do t’i uronim
Kriminelit plak
Katër faqe muri
Biruc’ pa oxhak.
Ngushëllime familjeve të viktimave të ish-shtetit mafioz. Përshëndetje nga Kapo Labi. Tërbaç, Vlorë.

Komplimente autorit !! Do te shtoj disa vargje te Fan Nolit te madh : A te duhen sharlatane ? Qe lepihen ne cdo sahane ? Qe te percajne vatane ? Ke sa te duash , tropojane. Ferra – Salbisha e ka emrin me te zi ne historine shqiptare .
si poezi e Arben Dukes kjo ?shum bukur
Per Meten ke shkruar o i pa mencur.