Një film i diskutueshëm për Lady Dianën

anazapta

Tapeti i kuq për Dianën

Fare lehtë në tapetin e kuq mund të imagjinohej edhe Diana e vërtetë në Londër. Të ejten (05.09.2013) në kryeqytetin britanik vërshuan shumë personalitete e pas tyre edhe kamerat. Kjo për të festuar premierën e filmit “Diana”, i cili trajton dy vitet e fundit të jetës së princeshës së pafat, e cila humbi jetën në vitin 1997. Në qendër të vëmendjes: protagonistja Naomi Watts në rolin e Lady Di.

 

Ç’është fiksion dhe ç’është e vërtetë?

Në film bëhët fjalë për lidhjen e Dianës me kardiokirurgun Hasnat Khan ( në rol në film aktori Naveen Andrews), gjatë dy viteve të fundit të jetës së saj. Megjithatë shumë pak të dhëna ka për lidhjen e saj me mjekun me origjinë nga Pakistani, i cili kurrë nuk ka folur mbi këtë dashuri, madje as me gazetaren Kate Snell, tek libri i së cilës “Diana- dashuria e saj e fundit” bazohet edhe filmi.

 

Shumë pak ngjashmëri

Roli kryesor, që interpretohet nga aktorja Naomi Watts është bërë shumë i diskutueshëm, sepse ka shumë pak ngjashmëri mes dy zonjave. Gjithçka dukej perfekte vetëm pas makiazhit artistik. Pas premierës, Watts mori shumë lëvdata. Një gazetë gjermane shkroi se aktorja 44- vjeçarje për të gjitha skenat e kishte studiuar shumë mirë rolin.

 

Roli publik

Pak vëmendje i kushton filmi popullaritetit të jashtzakonshëm të Dianës. Ndonëse angazhmi i saj humanitar trajtohet në të, ai mbetet nën hijen e historisë së dashurisë. Madje, edhe vetë regjisori Oliver Hirschbiegel e ka pohuar një gjë të tillë duke u shprehur para premierës së filmit se: “Edhe po të mos i kishim përdorur në film këto dy emra, kjo do të mbetej një histori e bukur dashurie.”

 

Spektakli vazhdon

Filmi “Diana” mund të konsiderohet një vazhdim i tregimit të pafund të jetës dhe vdekjes së princeshës britanike. Interesimi tradicional i medias bulevardeske për oborrin mbretëror ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë kohës kur jetonte Diana dhe pas aksidentit ai u shumëfishua. Premierat spketakolare në Londër shfrytëzohen me shumë rafinesë prej industrisë së pangopur të filmit.

 

Ushqim për publikun

Se sa të vërteta ka në film, kjo nuk i interson askujt. Në një intervistë për një gazetë britanike, mjeku pakistanez Hasnat Khan së fundi kritikoi, që edhe libri bazohet vetëm në “shpifjet e miqve të Dianës”. Ai vetë nuk do ta shohë filmin, por kjo nuk do ta dëmtojë biznesin. Filmi pritet të ketë sukses tek publiku.

 

Regjisori gjerman

Faktin që nuk është britanik, regjisori Oliver Hirschbiegel e sheh si avantazh. “Si gjerman nuk jam aspak pjesë e asaj që ndodh në këtë vend”, është shprehur ai. Ai ka punuar me ndijesinë e mundësisë së ofruar për realizimin e një filmi sa më autentik dhe të vërtetë.

 

Nderim pakufi

Popullariteti i princeshës së vdekur do të mbetet i njëjtë në të gjithë botën edhe pas këtij filmi. Kjo u konfirmua edhe një herë gjatë premierës botërore të ejten (05.09.2013) në Londër. Shumë adhurues të Dianës u mblodhën dhe e përkujtuan atë. Në kinematë gjermane filmi “Diana” do të shfaqet duke nisur nga 9 janari i vitit të ardhshëm.

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *