Fejesa e Princit Harry me aktoren Meghan Markle ishte një prej lajmeve më të bujshme.
E ndërsa të gjithë janë në pritje të dasmës madhështore, bëhet e ditur se do të bëhet një film për çiftin.
Dhe do të jetë një prej atyre filmave që të gjitha kanë qejf, romancë, një djalë i pashëm, princ, i cili dashurohet me një vajzë të thjeshtë. Edhe pse Meghan vazhdonte karrierën si aktore, me një të ardhme premtuese në këtë fushë.
Filmi do të titullohet, Harry & Meghan: A Royal Romance (Harry & Meghan: Një romancë mbretërore) dhe do të publikohet këtë pranverë.
Filmi do të ndjekë jetën e të rinjve, takimin e tyre të parë, vëmendjen mediatike dhe jetën e Meghan si një aktore amerikane e divorcuar.
Tashmë janë vendosur dhe ata që do jenë në role kryesore. Markle do të portretizohet nga Parisa Fitz-Henley, aktore amerikane.

Ndërsa në rolin e Princit Harry vjen Murray Fraser, aktor britanik.

l.h/ dita
