Një film për jetën e Salman Rushdie

anazapta

“Mua më pëlqeu, shpresoj t’u pëlqejë edhe ju”, është shprehur pak kohë më parë shkrimtari Salman Rushdie në lidhje me filmin e realizuar sipas romanit që i dha famë në vitin 1981. “Bijtë e mesnatës” me regji të Deepa Mehta, shfaqet në sallat e kinemave europiane në 28 mars.

Por fatin e librit që e vendosi Rushdie-n në skenën e letërsisë botërore duket se do ta ketë edhe autobiografia “Joseph Anton”, i cili pritet gjithashtu të bëhet film. “Bota kinematografike ka shprehur interes për librin tim të fundit. Kush do të interpretojë autorin e “Vargjeve satanike”?. E sigurt është që jo unë vetë”, thotë shkrimtari i njohur.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *