Një komisar i policisë shqiptare nuk është quajtur asnjëherë Boshko. Por kjo ndodh në një film gjerman, ku komisari është protagonist kryesor.
Në fakt, Shqipëria dhe shqiptarët ishin të enjten mbrëma në qendër të vëmendjes së një prej serialeve më të ndjekur në televizionet gjermane. Sezoni i ri i serialit policesk “Alarm për kobrën 11-Policia e autostradës”, ka nisur me serinë e xhiruar në Shqipëri.
Blerim Destani luan një prej mafiozëve shqiptarë që marrin peng personazhin kryesor, komisarin Semir, i cili ndodhet në kryeqytetin shqiptar për të hetuar një çështje trafiku ndërkombëtar droge. Por Semiri ka vrarë në Gjermani të birin e një mafiozi shqiptar dhe këtu nis drama.
I ati e rrëmben Semirin dhe kërkon hakmarrje, por polici Boshko e shpëton kolegun gjerman. Edhe kjo seri e xhiruar në rrugët e Tiranës sërish nuk u shpëton klisheve. Në film shfaqet një Tiranë me anën e saj më të shëmtuar.
Personazh kryesor është dikush që mban një emër që nuk është shqiptar, por sllav. Bashkim apo Bujar, apo edhe Sali do të tingëllonte më realist.
Më pas përveç ndjekjeve spektakolare në rrugët e Tiranës dhe efekteve speciale, ajo që ndjehet më shumë janë titulli “vendetta” dhe “gjakmarrja”. Gjithsesi, të gjitha këto janë ndjekur nga një numër rekord shikuesish për shkak të interesit të lartë që ky serial ka.

ropt ku i kan gjermanet popull kot
Nuk ja vlen te folet per filmin, si gjithe te tjeret pa lidhje qe behen per konsum ne kete shoqeri te ikur. Por kam nje kritike per ju. Si mundet nje kriminel te quhet Sali ?!?!?!?!
Sepse keshtu eshte politika. Ashtu si ne kohen e diktatures tosko-myslimane-komuniste qe armiku i popullit ishte me emer katolik…
Keto filmat e propagandes jane bere si ne kohe te Hitleri qe portretizonin cifutet si shkaku i cdo te keqes/ Pasi Cifutet u ngriten ne kembe e i nxorren dhembet tani gjeten Shqiptaret, keta europianet per te portretizuar te keqen.Nderkohe qe harrojne qe kombet dhe mireqenia e tyre eshte ngritur ne gjakun dhe shtypjen e kombeve te tjere.
Ne fakt raliteti shqiptar eshte krejt ndryshe.