Nga Bedri Islami
Bajram Rexhepi, kryeministri i parë i Kosovës, nuk është më. Pas një lëngate të gjatë, nuk duroi më zemra e tij e përpëlitur dhe ai iku nga ne.
Kur them kryeministri i parë i Kosovës nuk është se nuk e di se edhe para vitit kur ai u zgjodh shefi i qeverisë së Kosovës, aty nuk ka pasur institucione. Ka pasur, por nuk kanë qenw të shqiptarëve. Të komanduar nga kolona serbe pushtetarët e dikurshëm bënin hyzmeqarin perfekt, ishin më të egër e më mizorë edhe se padronët e tyre dhe ikën nga kujtesa e së mbarës, duke lënë vetëm të prapështën.
Me Bajram Rexhepin nuk jam takuar shpesh, por bisedat i kemi pasur të gjata. Përgjithësisht ishte njeri i qetë, i vëmendshëm në të dëgjuarit dhe i shtruar në bisedën e tij.
Për herë të parë kemi qëndruar atë natë kur sapo ishte zgjedhur kryeministri i Kosovës. Nuk e kishte pritur dhe as nuk e kishte lakmuar.
Në Kosovë kishin përfunduar zgjedhjet e para pluraliste të vërteta dhe ishte krijuar ngërçi i parë i madh. Kishin kaluar dy raundet e para të parlamentit të ri dhe nuk po zgjidhej dot presidenti i Kosovës, kandidaturë për të cilën ishte vetëm Ibrahim Rugova. Para kuvendit ishte e treta e vërteta, nëse nuk do të kalonte edhe asaj dite, parlamenti do të shpërndahej, Kosova do të hynte në zgjedhjet e reja dhe askush nuk do e dinte fundin.
Pikërisht në këto ditë lindi edhe ideja e një qeverie gjithëpërfshirëse, ku tri forcat politike më të mëdha të kohës, LDK, e prirë nga Rugova, PDK me drejtues Thaçin dhe AAK e prirë nga Haredinaj, të bënin një qeveri të përbashkët.
Kushti ishte i qartë: presidencën do e kishte LDK-ja, ndërsa qeverinë do e drejtonte PDK-ja. Rugova e pranonte parimin e bashkëqeverisjes, por nuk e pranonte Thaçin si shef të qeverisë. Bisedimet kishin ngecur dhe gjithçka po bëhej gati për një fillesë të re që nuk do të kishte asgjë të re, veçse përsëritjen e gjërave. Rugova bëri lëshimin e parë; ai pranonte që kryetari i qeverisë të ishte nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por përsëri të mos ishte Thaçi.
Unë ngulja këmbë: duhet të ishte Thaçi e askush tjetër. Llogaria e bërë nga të dyja palët synonte më shumë zgjedhjet e ardhshme se sa ato që sapo ishin mbyllur. Thaçi ishte më liberal: ai për herë të parë më tha se do e pranonin kërkesën e Rugovës për një kryeministër tjetër, jo ai vetë dhe shtoi se “ vjen koha dhe na e kthejnë nderin”. Në perceptimin tim, ndoshta i gabuar, mënjanimi i Thaçit nga pushteti, ku as nuk mendoja të isha pjesë, pavarësisht mendimit të tij, kishte të bënte me lënien në hije të figurës së tij , që duke qenë drejtuesi i qeverisë mund të rritej. Rugova e mendonte këtë dhe e thonte në rrethet e tij.
Në bisedën me Thaçin, që ishte në atë kohë perceptuesi më i saktë i “lëshimit politik” që do të bënte, e rëndësishme do të ishte që të vendosej për një kryeministër, i cili të kishte të domosdoshme tri cilësi: të jetë nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të jetë një figurë e njohur për humanizmin e tij dhe intelektual i dorës së parë.
Për herë të parë ai më foli për Bajram Rexhepin, që e njihja si njëri ndër mjekët kirurgë, jo të shumtë, që ishin bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Zona ku kishte vepruar, që ishte e njohur për të, e adhuronte si njeri dhe si mjek. Ushtarët që e kishin pasur në strukturat e tyre jepnin kokën për doktorin e tyre. Ishte njeri i qetë, fisnik në të gjithë shfaqjen e tij, dhe, si mund të mos ishte pritur, ai e mori shumë seriozisht detyrën e tij.
Asaj nate, sapo përfundoi mbledhja e parlamentit dhe ai u zgjodh kryeministri i parë i Kosovës, i sapoardhur nga lufta, ne, një grup miqsh të vjetër, mes të cilëve edhe Thaçi, Fatmir Limaj, Bilal Sherifi, shkuam për darkë me kryeministrin e ri. Ai sapo kishte bërë deklaratën e parë publike dhe mes të tjerave kishte theksuar se do të luftonte krimin e organizuar.
-Me çfarë do e luftosh?, e pyeta unë, dhe toni i bisedës sime nuk ishte si zakonisht. Isha ende i mërzitur pse Thaçi kishte lëshuar dhe, megjithëse e dija se zgjedhja ishte e mirë, ndoshta e vetmja e duhur në kohën e saj, shtova: Ti nuk ke as polici dhe as struktura të tjera, nuk ke as shërbim informativ dhe as forca të ndërhyrjes, të gjitha i kanë të huajt dhe mirë që i kanë.
-Do i marrim , tha shtruar ai, do i marrim të gjitha strukturat, dhe, nëse do na lënë jashtë kësaj lufte, pra ndaj krimit të organizuar, atëherë nuk kemi pse jemi qeveri. Qeveri petullash nuk e bëjmë Kosovën.
Në të vërtetë, edhe si shef i qeverisë, edhe më pas, në poste të tjera, ai luftoi deri në fund që Kosova të mos kishte një qeveri petullash dhe nuk i hëngri kurrë “petullat” e korrupsionit.
Ishte nga ata të ndershmit ku mund të mbështetesh gjithnjë. Edhe kur bënte deklarata të forta, nganjëherë edhe ndaj shokëve të tij, e bënte , si i thonë, “ nga zemra e plasur”.
E kam takuar për herë të fundit disa javë para se sëmundja të jepte goditjen e saj. Ndjehej i lodhur nga politika, por jo nga jeta. Biseduam për rrjedhat e Kosovës, ai kishte një zemërim ndaj shumëçkaje që po ndodhte, por kthimi në profesionin e tij, si mjek kirurg, i kishte dhënë një tjetër jetë.
Është ndër rastet e rralla, kur një ish kryeministër, ish ministër i brendshëm, pa dhimbje, asnjë dhimbje, kthehet në profesionin e tij, sepse e donte atë dhe sepse duhej të jetonte.
Nuk besoj se do të ndodhë më një rast i tillë, të paktën në dekadat e afërta.
Bajram Rexhepi ishte një burrë fisnik, që e deshi Kosovën, i deshi miqtë, edhe kur zemërohej me to. Por të zemëroheshe me të, ishte thuajse e pamundur.
Kishte mirësinë e njeriut që lufton për jetën.
Pushofsh në paqe, mik!

I paharruar Dr,Barjam Rexhepi dhe vepra e tij.
Me erdhi keq qe e nisa sot leximin e shtypit me kete lajm trondites; ndaria nga jeta e dr.Barjam Rexhepi,zgjedhur deri kryeminiser i pare i Kosoves sa shpallur Republike.
Faleminderit penes Bedri Islami qe na e njoftoi kete me dhimbie.
I pa haruar qofte Ai dhe vepra e tij; human si mjek,sa si politikan ikohes duhur, per Kosoven .
Ngushellime families sa dashamiresve.
Me dashamiresi.
Guri Naimit D.
Të lumtë Bedri! Humbja e këtij intelektuali të shquar,është humbje e madhe për familjen,Kosovën dhe mbarë kombin.U mprehsh në paqë o njeri i mirë dhe.
pse nuk thuhet e verteta: Mjaft me me elogje kot kur vdesin njerezet:
bajram Rexhepi nuk u ba vullnetarisht mjek i UCKse po me zorr ,kur zdrypen njerezet me pushke me marr per te kuruar te plagosurit. Ai deri ate dite e kishte mire me serbet ne ordonnancen e tij private, edhe pastaj mire me shkinat qe i shetitke ne shqiperi…
Ai u zgodh aty me pelqimin e serbeve, e me pelqimin e miqeve francze te Thacit… edhe ai la Mitrovicen ne duar te serbeve,bashke me Thacin.
I paharruar kujtimi i Z. Bajram Rexhepi, ketij djali patriot, kurajoz dhe trim. Vepra e tij e paster, e pakorruptuar, do te jete shembull i shkelqyer se si duhet te jete integriteti moral i cdo drejtuesi te larte ne shtetin shqiptar.
I nderuar do te jete gjithmone kujtimi per ty nga populli kosovar dhe shqiptar, Z. Rexhep Bajrami !
Me dole ne ender, sa dhe ne gazete-Ibraim Kabilli-biri i asaj Malsie, dhene mua kujtime te paharruara. Faleminderit..
… Sot eshte 25 Gusht-mesnate..Ndodhem tej oqeanit, ne Toronto te Kanadase,tek femijet emigrante sot e 17 vjet ata,une lavieres; Tirane-toronto.,Me zgjoi nje enderr e jashtezakonshme,qe ne fakt duhet te kisha pare nje ender tjeter;ate te marteses sime,nje vit me von,me 25 Gusht 1968-te.(dhe ajo e rrallle e duhet treguar;5 dite pas saj,nusia MESUESE,nis punen ne Zall-Dajt,pas meje,emeruar Drejtor i pare i shkolles 7 vjecare, hapor ne qendert te lokalitetit SHUPAL,ne 1 Shtator 1967. (“Zall-Dajt”). Vete i madhi Abdyl Kellezi.(histori me vete kjo),ne mbledhien ne Zall-Mner, Ai tronditur, kur ne qender te lokalitetit nuk kishte shkolle 7 vjecare.Aty urdheruar mua,(ate vit Drejtor i shkolles Zall’Mnerit,nga vareshin shkollat fillore te Shupalit,Beshit e Zall-Dajtit), te shkoja e te hapia ate shkolle,se-eshte marrezi,-theksoi Ai,-qender lokaliteti pa shkolle 7 vjecare.”(Te mesme do te hapte ne vazhdimesi, me 1971)
…Pese dite u deshen e u be ajo, hapie klases 5-ste ne Zall-Dajt(ne fakt u hapen dy klasa te pesta, se dhomat caktuar per shkolle ishin te vogla,(ish berberana e hapur dhe kjo me aksionin e “futies se te RESE”ne fshat,bashke me nje dhome “HOTEL”.(s;me harroen ato tre krevatet e hekurit dy katesh,si te ushterise sjelle).
I lyem ato dy dhoma une dhe Doktori spitalit, i miri Xhorxhi Jani(lame “nam”deri kritikuar udheheqia,gjetur ashtu “bojaxhinj”,per ibret bere nga gelqeria,vete Abdyll Kellezi,ardhur per te pare zbatimin e urdherit; hapien e shkolles 7 vjecare ne Zall-Dajt.
E paharuar kjo dite per gjithsa e perjetuan ato dite e nate punuar e pergatitur lokalet sa sjelle nga Qaf -Molla me krahe bangat e shkolles te do hapej.Te ndereve, Ali Llusha,kryetar i keshilit sa xha Beqir Mancaku per mbeshtetien, marre bangat ne krah nga Mojsiti.
. Ate feste te vertete me 1 shtator 1967 plot 50 vjet me pare,nuk e haroj jo vetem une po sa e perjetuar,me ata femijet e pare,plot 31 nga tre fshatrat Zall-Dajt,Besh-Shupal Koder dhe Dajt,te atij fshati bere njeKoperative..
Erdhen dy mesuesit e pare dhe une drejtori, te miret Abdulla Cani dhe Bilal Kuka.Ne fillore vajza nga Selita,me mbiemrin Alla…te me fali,sot 82 vjecar jam.
**
Ja kjo dite me zgjoi nga gjumi me nje ender,qe me zgjoi,sa perjetova,shpene ajo ne Zall-Dajt,kete 25 maj 2017,plot 50 vjet nga ajo dite,hapur ajo shkolle, me urdherin direkt te Abdyl Kellezit,Zv.Kryeminister,ardhur njeheresh,Kryetar Komitei i Tiranes, me vendim te posacem qeverie ne ate vit,nga nisen ato trasformime mbrodhesuese per rrethin sa per tere vendin.
Me ngriti kjo enderr nga gjumi,e kunderta e asaj dite, shkuar per te dhene ate lajm se do hapej shkolla(klasa e peste )e shkolles 7 vjecare,deri atehere,pa te. Me dashamiresit prinder,qe i dergonin deri ne Mojsit,apo ne Kamze,hapur nje konvikt,pikerisht per nxenesit nga zonat e thella te malsise Tiranes..
*** me falin o lexues te dashur po po kujtoj si ato dite dhe ato shkuar kete behar(2017)ne Zall-bastar ne ate festen e “Bende-Tamadhese” e pare ate shkolle e ZallDajti,qe u be deri e mesme bujqesore me konvikt me forcat e vete fshatit, te braktisur.Braktisur ajo shkolle model, ndertuar me 1971 sa hapur shkolle te Mesme. Shkaterruar gjithcka,e mua dale ne ender sonte, “festohej” shkaterrimi sa kthyer ish shkolla e Mesme, ne nje lokal tregetie madheshtor, kati pare si dikur shtepi Kulture e atij lokaliteti.Na kat te dyte nuk hypa se me doli gjumi i tmerruar…
Shkruaj keto radhe e dua tu kujtoj ish nxenesit e asj shkolle deri te mesme,te mblidhen e te kujtojne ato vite,nxjerre ata ne jete. pershendetie fshatareve te asaj zone,sa ndiese atyre qe si kemi midis nesh.Le te kthehet ajo shkolle ne nje MUZE per arresimin dhe kulturen e asaj zone, dhe per faktin se do kete fatin te kaloje aty bri saj,ajo ruga e shume pritur drejt Burrelit e Dibres…Mos mbete enderr dhe kjo,nisur vite e mbetur aty para shkalles Tujanit…
Gezuar vitin e ri shkollor te nderuar mesues e nxenes te asaj Zone te thelle,me falenderim te vecante te shkolles se Zal-bastarit e MESME,nje vazhdimesi e asaj enderre te realizuar ne Zall-Dajt me 1971,sot lene “germadhe”jo vetem shkolla po gjith qendra e Zall-Dajtit,dikur qender per ta patur zili me dyqani,spital,farmaci e deri spitali rezerve per kohe lufte,sa lokale te tjera ndertuar sot germadha.pa tjjter e ardhimia e Zall-dajtit,do jete persosia e asj se NISUR me 1967-71.sotme nje klase kolektive shkolle…
Me dhimbie
Drejtori i pare i asaj shkolle…
qe po mbiquem- “Guri i BJESHIT”
Toronto 25 shtator 2017. ( G.N.D).Dh .Xhoga.82 vjecar.