Këngëtarja serbe, Sanja Maletiç është në marrëdhënie intime me biznesmenin shqiptar Qazim Osmani, edhe pse prej vitesh e martuar me Lubishën.
Pas spekulimeve se këngëtarja Maletiç dhe Osmani ishin ndarë, gazeta serbe ‘Kurir’ ka botuar disa postime nga Facebook-u, ku shihet qartë se ekziston diçka më shumë se miqësia,- raporton portali kosovar orainfo.
Sipas burimeve, komunikimi ndërmjet Maletiçit dhe biznesmenit shqiptar ka zgjatur afër një vit, por u mendua se ata u ndanë kur Osmani nisi të shoqërohej me modelen malezese, Mandom Popoviç.
Flirti nëpërmes mesazheve
“Je i palodhur. Plot energji. A je mirë i dashur? Para dy ditësh kam parë në ëndërr ty dhe shumë njerëz të këqij. Kam qenë e brengosur. Por nuk dua të të shkruaj sepse ndishta ta shikon dikush telefonin. Më ka kap paniku. Kujt i intereson si i kam gjokset nëse nuk më do më?”, ka shkruar këngëtarja serbe, në mes tjerash në disa mesazhe të cilët janë kthyer në të njëjtën mënyrë nga biznesmeni Osmani.
“Oh e dashur, askush nuk e prek telefonin tim. Mirë jam dhe po luftoj”, i kishte shkruar Qazimi.




