Në këtë fotografi të shkrepur në studion e Kel Marubit, Ndoc Çoba pozon së bashku me famijen e tij.
Ndoc Çoba (1870-1945) ishte veprimtar politik, pjesëmarrës në Kuvendin e Vlorës, përfaqësues i Shkodrës në Kongresin e Lushnjës, Ministër i Financave (1920), kryetar i bashkisë së Shkodrës (27 gusht 1937-24 qershor 1939) dhe një nga organizatorët e Konferencës së Pezës.
Bashkëshortja e tij Marie Çoba (1875-1954) – në fotografi- ishte feministja e parë shqiptare, themeluese e organizatës “Gruaja Shqiptare”.
Me pseudonime të ndryshme, ajo botoi artikuj që mbulonin çështjet e grave.
j.l. / dita


Ishalla nuk Jane paraardhesit e znj qe njeh vetem pluim,”Ju doni plumin ballit”