Një gorricë të papjekur,
na e shet për dardhë,
se Trampi i bën takimet,
në Shtëpinë e Bardhë!
Në një vend ku mblidhen fonda,
s’ka asnjë pengesë,
që të bëjë çdo lloj idioti,
foto me pagesë!
Për të shkrepur atë foto,
bëre rrugë të gjatë,
dhe sa erdhe-na e hodhe,
foton në fushatë!
Po fotua me xhaxha Trampin,
asgjë nuk ndryshoi,
nëpër sheshet e “protestës”,
asnjë rob nuk shtoi!
Mos gënje kaq shumë për rastin,
mbaje pak më butë,
çfarë mund të thuash me Trampin,
veç për një minutë?!
Sot shqiptarët kanë ndryshuar,
kanë parë Botë me sy,
dhe s’mund t’i impresionojë,
një fotografi!
Jo më tha-e jo i thashë,
janë përralla të vjetra,
kuptohet që larg-o Bashë,
që thua gënjeshtra!
Me një foto në fushatë,
s’bën dot kiametin,
sikur të dalësh me Krishtin,
dhe me Muhametin!
Kot e shpërdorove Trampin,
në këtë fushatë,
se neve nuk jemi vend,
në Botën e Shtatë!
A. Duka

Politikane koqe
Trampit nuk i rruhet
për lulin e Lanës
dhe pse është munduar
që nga anë e anës…
Te Trampi çdo ditë
shkojnë dhjetëra vetë
po asnjë prej tyre
Trapi nuk e 10-të
Në shtëpinë e bardhë
shkojnë dhe të tjerë
hyjnë si shkërdhata
ikin si të 10-rë. ..
Këta që shkojnë për foto
si ky ditëzi
Trapi si njeh fare
as emrat s’ua di!!
Shtëpia e Bardhë
ka program ditor
kujtdo që hyn brenda
i bëjnë zbor…
Nëpër koridore
i mbajnë si zagarë
vetëm për një foto
treqind mijë dollarë
Pazari është ngritur
nuk është më si vjet
ish’ vitin që shkoi
dyqind e pesëdhjetë!
Sa të ketë lolo
si lulush këndesi
Trapit dhe më mirë
do i shkojë biznesi..
Enver Hoxha-Me Stalinin,kujtime.