Një foto pa lot

redaktor

Erla Mëhilli takon… Berishën

Ditën e djeshme, ajo ka publikuar një foto në Facebook. Një foto që nuk ka asnjë lloj komenti në të, por ndoshta mesazhi është i qartë. Erla Mëhilli vazhdon të jetë besnike e ish-kryeministrit Berisha. Nejse për të, ai do të mbetet gjithmonë kryeministër. Një javë më parë, në një intervistë të publikuar në media, ajo pohoi se nuk do të qante më… Në këtë fotografi duket e qetë, madje edhe Berisha duket i tillë. E veshur me ngjyrat e saj të preferuara: e zeza dhe bezha, ajo qëndron serioze përballë ish-shefit të saj, ashtu si dikur. Për Erlën, Sali Berisha, do të mbetet gjithmonë lideri historik i Partisë Demokratike dhe një nga figurat kryesore e frymëzuese për të. Ditën kur ai dha dorëheqjen, pas humbjes së zgjedhjeve, Mëhilli ishte një nga vajzat që derdhi më shumë lotë për të, foto të cilat qarkulluan dhe bënë xhiron e uebeve online. Sot pas më shumë se tre muajsh, ata janë të dy më të qetë.

Share This Article
1 Comment
  • tani kaluan dyzet dit qe ka vdekut hidherimi sa vjen e bie lotet shterojne dhe i i vdekuri sa vjen e harohet apo seshte keshtu zonjusha Mehilli.Per ate … qe hengre me duket se te shkoi kot pregatitu per … e radhes nga dhendri i pa shpallur i tij Basha ne ta dhente se mos del me e shpejte ndonje tjeter e ti prape mbetesh me breke zgidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *