Të kam thënë o Niku,
Tri muaj përpara:
“Këtu fill i vetëm,
Nuk fitohet gara!”
Ndonjëherë në zgjedhje,
Pesha s’të është dukur,
S’të voton njeri,
Për emrin e bukur!
Të kam thënë o Niku,
Po ti s’më dëgjove,
Dhe partinë që kishe,
Komplet e thërmove!
Të kam thënë o Niku,
Po ti nuk dëgjon,
Se vendin e kishe,
Në kualicion!
Kjo duhet të ndodhte,
Ndofta jo nga ty,
Por se qe e majtë,
Baza kuq e zi!
Qe është në të shkuar,
Se tani s’është më,
Lufta pa filluar,
Partia t’u zhbë!
Populli i majtë,
Këtu hoqi shumë,
Ndaj gjithë ato vota,
S’i hedh dot në lumë!
Gjithnjë kur liderët,
I trashin gabimet,
Vetë sovrani popull,
I bën korrigjimet!
Tani marrëzia,
Aty nuk do ngjajë,
Ndaj dhe nga partia,
Iku dhe Pashaj!
Listë e AKZ-së,
Është për ulërimë,
Përjashto Bashkurtin,
Gjithë janë anonimë!
Dhe ata që mbetën,
Nga kjo badërdi,
Duhet mirë e mirë,
Të mendojnë tani!
Duhet mirë e mirë,
Tani të mendojnë,
Kundër vetes tyre,
Nuk mund të votojnë!
Po qe se vërtetë,
Nuk duan Sali,
S’duhet të votojnë,
Listën kuq e zi!
Ndaj u flas të thjeshtve,
Të gjithë kuqezinjve,
Krejt votat e tyre,
U kalojnë Salinjve!
Po të ish AK-ja,
Siç e kish filluar,
Do isha aty,
Për të konkuruar!
Të kam thënë o Niku,
Dhe prapë të them unë,
Gjë për vete s’merr,
Dhe këtej prish punë!
Ti mund të më thuash,
Me ju s’kam kontratë,
Mirë. Po politika,
s’bëhet me inat!
Ti e ke me Ramën,
Dot nuk ju përshtate,
Po pas Edi Ramës,
Ka me mijra fate!
Ka me mijra fate,
Të gjithë njerzit tanë,
Ndaj dhe unë kam zgjedhur,
Të jem nga kjo anë!
Ç’janë në Gjirokastër,
I njoh dhe i dua,
Ndaj edhe i ftoj,
Të votojnë për mua!
Unë i them me zëmër,
Sot çdo kuq e ziu:
“VOTO POPULLOREN,
QË TË IKË SALIU!
Po të ish AK-ja,
Si e kish filluar,
Do isha me të,
Për të konkurruar!
Jashtë koalicionit,
U them dhe një herë,
Vota juaj kthehet,
Thjesht’ në antivlerë!
Kush voton për mua,
Ndreq punë dhe nuk prish,
Se do numërohet,
Si anti Berishë!
Veç koalicioni,
Garancitë i ka,
Të gjithë votat mblidhen,
Në një kukuma!
Asnjë votë nuk duhet,
Të humbim o shokë,
Do vij dhe do flas
Me ju kokë më kokë!
Shënim: Popullore = Partia Aleanca Popullore me të cilën poeti Arben Duka konkurron në qarkun e Gjirokastrës, i pari në listën e kandidatëve të kësaj partie në këtë qark.
shume bukur .eshte nje realitet kjo qe shkruan poeti popullor ,zoti duka.urime.
Me gjithe zemer ke 4 votat e familjes time dhe pse jemi larg ne perendim , mendja dhe pena jote ngelet per popullin e jo per batakçinjte e matrapazet e politikes , historikisht ne boten iluministe artisti eshte me popullin , perjashtim bejne lolot shkrimtare te oborreve . ( jam i sigurte dhe pse kam mbi 15 vjet merguar une familjarisht figuroj sikur kam votuar me gjithe te ndjerin djale qe e kam çregjistruar qe me 2008-en , kjo sarkazem eshte dhe ne keto fare listash te votimeve te Qershorit )