SHËNIM: Një ftohje e re e thellë mes NATO-s dhe Rusisë. Putin përballë një Perëndimi të përçarë, arma e tij kryesore tani është e mbushur dhe gati

redaktor

    

Po të ekzistonin marrëdhënie normale midis Aleancës dhe Rusisë, ka një mori “çështjesh urgjente” për t’u trajtuar: Afganistani, tensionet në rajonin Indo-Paqësor, terrorizmi, sfidat globale të migrimit. Edhe pse askush nuk e ka shfuqizuar zyrtarisht Aktin Themelues NATO-Rusi të vitit 1997, që nga fillimi i konfliktit ruso-ukrainas në vitin 2014 marrëdhëniet midis Moskës dhe aleancës ndodhen në ngrirje të thellë.

Për Presidentin rus Vladimir Putin, kjo ndërprerje është një hap logjik. Jo vetëm sepse, si gjithmonë, ai druhet se mos duket “i dobët”. Në një sondazh të vitit 2020 të perceptuar gjerësisht si të manipuluar, Putin siguroi që ai të qëndrojë në Kremlin deri në vitin 2036 duke e bërë atë faktikisht president të përjetshëm.

Që atëherë ai është ngjitur në një fazë të re në luftën e re të ftohtë me Perëndimin, në të cilën NATO-ja është simboli përfundimtar. Në minimin dhe shkatërrimin e unitetit të komunitetit transatlantik, ai sheh jo vetëm një garanci sigurie për regjimin që ka ndërtuar në Rusi, por trashëgiminë e tij të ardhshme historike.

Mbyllja e misionit të NATO-s i jep Kremlinit një pretekst, megjithëse formal, për të përshkallëzuar gradualisht tensionet me fqinjët e Rusisë. Kryesisht me Ukrainën, por edhe me Poloninë dhe Shtetet Baltike. Për Putinin, tensione të tilla janë një mjet i rëndësishëm për përçarjen e Perëndimit dhe provokimin e mosmarrëveshjeve brenda Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Çfarë formash mund të marrë ky përshkallëzim?

Mund të jenë veprime ushtarake si bllokimi i ngushticës Kerch në Detin e Zi apo ndoshta edhe i porteve ukrainase. Përsa i përket krahut lindor të NATO-s, Moska po ndihmon në krijimin e një krize migracioni në kufirin lituanez dhe polak me Bjellorusinë me mbështetjen e diktatorit të Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko.

Testimi i sigurisë kufitare të NATO-s është një komponent thelbësor i taktikave të Kremlinit.

Asi në mëngën e Putinit

Kremlini është i bindur se politika të tilla do të ndihmojnë në përballjen e mëtejshme dhe në krijimin e një pyke midis francezëve, gjermanëve, italianëve dhe belgëve”të mirë” dhe polakëve, çekëve, lituanezëve, letonezëve dhe rumunëve “të këqij”.

Pak javë më parë, ambasadori i Rusisë në Belgjikë, Aleksandër Tokovinin, dha një shembull tjetër të rëndësishëm të këtyre taktikave.

Në një intervistë me gazetarët belgë, diplomati e vlerësoi Belgjikën si një komb i cili – ndryshe nga shtetet e tjera evropiane të paidentifikuara – “nuk shkakton probleme” në marrëdhëniet me Rusinë. “Ju jeni një vend i arsyeshëm,” tha ai me tonin përçmues të një administratori kolonial. Dhe menjëherë kaloi në një temë tjetër të rëndësishme – sa e dobishme dhe fitimprurëse është për çdo vend evropian të jetë klient i gjigantit rus të energjisë Gazprom.

Kjo është gjithashtu simptomatike. Kriza aktuale e gazit – të cilën Moska e përdor në avantazhin e saj -ndodh në një vit veçanërisht me fat për Putinin. Ajo vjen në krye të samitit të Gjenevës me Joe Biden-in, i cili përfundimisht i dha fund izolimit të tij ndërkombëtar; fitorja e socialdemokratëve në Gjermani (që shihen si me qëndrim miqësor ndaj Moskës), dhe vizita e zëvendëssekretares së Shtetit të SHBA Victoria Nuland në Moskë për të diskutuar çarmatimin dhe rolin e mundshëm të Rusisë në trajtimin e problemit të Afganistanit.

Është një kohë e përshtatshme që regjimi rus të bëjë publicitet për tubacionin e tij strategjik të gazit Nord Stream 2. Arma e tij kryesore tani është e mbushur dhe gati. Pasi i prishi marrëdhëniet me NATO-n, Kremlini do ta përdorë këtë dhe aftësitë e tjera në dispozicion edhe më aktivisht.

DW / Titulli është i redaksisë

Share This Article
13 Comments
  • Nuk e besoj se Putin e percau Bashkimin Europjan.
    Mendoj se krijimi i Bashkimit Europjan nuk u shoqerua me nje srategji te qarte dhe nuk u mbeshtet ne mareveshje, kontrata te qarta se cfare do te marri dhe do japi cdo antar. Ky eshte si i kuptoj une maredhenite BU me shtete si Polonia, …….., Ukraina, vendet Balltike.

    Me sa duket integrimi europjan kerkonte nje kohe me te gjate per tu konsiliduar. Shume shtete qe jane apo duan te futen kane kerkesa te larta qe nuk perputhen me mundesite reale te BU.

    Po ashtu disa shtete mund te jene problematike ne sensin se mund te ngaterrohen me fqinjet. Problemi eshte kush do i paguaj faturat e shkatrrimeve dhe aqe me keq ne se do perfshihen edhe shtete me interesa kontradiktore.

    Ne jemi me fat te madh qe kemi nje aleat strategjik me perputhje te plote te interesave serioz, qe na ndihmon ti kuptojme drejte situatat qe mund te krijojne destabilizim, si problemet e korrupsionit, ko fillojne e ku mbarojne maredheniet serioze me fqinjet, etj.

  • Meqe shkrimi eshte i DW por titulli i Redaksise, nje pyetje per Redaksine ; Mund te na thoni ndonje rast kohor kur Perendimi ka qene jo i percare, domethene unik?

  • Dhe kte e ka demostruar qysh ne fillimet e fakeBE-s

    Shqiperia eshte Terrorizuar nga Politikat thellesishte
    antiShqiptare te BE-se

    30-vjet me radhe , te cilat nuk njohin Paus akoma sot

    dhe c’eshte me shkerdhatllika ke kjo fare e Djallit eshte se vazhdojne me po ate pafytyresi e cinizem te buzeqeshin dhe derdellisin me tinzarine qe i karakterizon

    me terma qe na ka ardhur ne maje te hundes tashme

    Ballkani Perendimor Gehört zu EU !

    Fickt euch Alle zusammen Kanibale EU

  • Ke quan ti, o artikullshkrues, Perendim .Evropen qe i jane varur breket deri ne fund te kembes .Gjermania ska te drejt te zhvilloje e armatosi FA.Britanija ka dal jashte Evropes .Franca qe ka qene gjithnome hileqare me dy politika ,apo vendet e tjera qe mbulohen nga ombrela e SH.B.A.S’eshte ky realiteti qe ti paraqet dhe na e beke Rusin ariun qe ika gati dhembet per te kafshuar Perendimit.Mendohesh mire kur flete per keto permasa perplasje .Vetem me qene budalla te takohen celsat e armeve berthamore ,se si pluhur do te kthehet planeti Toke .

  • Se kuptoj per disa qe flasim gjithmone kunder rusise,Cfare te keqe i ka bere rusia shqiptareve ,Nqs vertet do kishem mardhenie te mira do perfitonim nje turizem te mire sic eshte turqia ,gaz drith armatim ,dhe fjalen serbi do ta haronin,e gjithe politika do ndryshonte ,,,dhe kjo evropa kurve do na lutej per te futur,por pavaresisht qe vitet kane kaluar ,ne vazhdojme ti lepijme bythen evropes dhe amerikes

    • Per nje kurve te Dules, Rusia nuk i ka bere asnje te keqe shqiptareve, pervecse lufton dite e nate kunder Sovranitetit shqiptare, per tja shitur serbise dhe greqise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *