Një gjerman në krye të BE-së?

Dita

Mandati i Jean Claude Juncker po shkon drejt fundit dhe kandidati kryesor për të marrë udhëheqjen e Komisionit Evropian është Manfred Weber.

“Corriere Della Sera” shkruan se me emërimin e tij në krye të Komisionit, PPE synon të kthehet në një forcë konservatore me orientim të qartë në të djathtë dhe me aftësinë për të tërhequr një numër në rritje të qytetarëve evropianë.

Sipas gazetës, Weber dëshiron politika më të ashpra të emigracionit dhe kundërshton multikulturalizmin.

Duke u mbështetur në këto dy qasje të tij, mund të thuhet se Weber mund të shërbejë edhe si një urë e së djathtës që përfaqësohet nga liderë konservatorë, si Viktor Orban.

Manfred Weber mbështetet fort për zgjedhjet evropiane të 2019-s nga kancelarja Angela Merkel.

Vendimi i kancelares për të mbështetur përfaqësuesin e CSU-së bavareze e vë atë në një  pozitë të avantazhuar për të marrë udhëheqjen e Komisionit Evropian.

Zgjedhja e një gjermani në krye të Komisionit konsiderohet si një objektiv strategjik për kancelaren Merkel, e cila po përpiqet jashtëzakonisht shumë për të marrë udhëheqjen e ekzekutivit të BE-së.

s.a/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Per te zgjedhur kryetarin e Komisionit Europian duhen pritur zgjedhjet e vitit tjeter. Dhe zgjedhjet e 2019 ne BE do jene nje shkelm i forte ne prapanice te Merkel and Co. sa nuk do kene asnje mundesi te gjejne nje pijanec dordolec tjeter Juncker Nr.2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *