Gjykata e Diktimit ishte instanca më e lartë e sistemit gjyqësor para Çlirimit të vendit.
Përmendet së pari në ligjet e posaçme të viteve 1921, 1922, 1925.
Gjykata e Diktimit mori trajtë të qëndrueshme me ligjin “Mbi organizimin e drejtësisë”, dt.7.11.1929, sipas të cilit, Diktimi përbëhej nga dy kryetarë, tetë anëtarë dhe dy ndihmësanëtarë.
Gjykata e Diktimit vepronte me anën e degës penale, degës civile dhe këshillit të përgjithshëm.
Dy degët shqyrtonin përkatësisht ankimet kundër vendimeve penale ose civile të gjykatave më të ulëta, si dhe çështje të tjera që, me ligje të veçanta u ishin lënë kompetencë.
Këshilli i Përgjithshëm përbëhej nga anëtarë të dy degëve të diktimit dhe shqyrtonte në shkallë të dytë çështjet penale e civile në raste të veçanta, të parashikuara me ligj.
b.m. /dita
