Një gol e lë Flamurtarin jashtë Kupës

redaktor

Flamurtarit nuk i mjaftoi fitorja e thellë 3-0 me Teutën, për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, pasi rezultati I dyshimtë I takimit Laci – Bylis u dha të drejtë këtyre dy skuadrave për t’iu bashkuar Skënderbeut dhe Kukësit në turin pasardhës. Vlonjëtave u nevojitej një fitore e thellë 5-0 për të mos u varur nga rezultati i takimit të Lacit, por kjo goleadë rezultoi e pamundur për t’u arritur. Në fillim të pjesës së dytë Memelli dhe Veliu I dhanë avantazhin e dyfishtë skuadrës vendase, ndërsa në të 80 sërish Memelli vulosi fitoren 3-0 të vlonjatëve nga pika e bardhë. Gjithësesi kjo fitore e thellë nuk mjaftoi për kualifikimin e Flamurtarit, pasi Laci-Bylis u mbyll me shifrat 3-2. Në fund të këtij 90-minutëshi, trajneri I Flamurtarit, Ernest Gjoka, falënderoi futbollistët e tij për shpirtin e garës, por akuzoi Lacin dhe Bylisin se e kishin fiksuar rezultatin e përballjes mes tyre.

Në takimet e Grupit A, ku luhej sa për statistikë, Skënderbeu fitoi 3-2 në Kukës, ndërsa Kastrioti mposhti 2-0 Shkumbinin në Peqin. Në bazë të rregullores së garës, ciftet gjysmëfianliste të Kupës së Shqipërisë, do të përcaktohen me short të lirë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *