Një gotë ujë e bën trurin 14 % më të shpejtë

anazapta

Nëse përgjigjja e një pyetjeje nuk ju vjen ndërmend, pini një gotë ujë. Studimet e fundit thonë se konsumimi i ujit  ndihmon kujtesën, ndërsa efekti është më i madh kur personi është i etur. Ekspertët e Universitetit “East London” thonë se pasi shuhet etja, truri është më i përqendruar në detyrën tjetër.

Eksperimenti u krye me 34 meshkuj dhe femra, të cilët plotësuan disa teste njëherë pasi kishin konsumuar një vakt dhe herën tjetër pasi këtë vakt e kishin përmbyllur me një gotë ujë. Në fillim të eksperimentit, ata u pyetën nëse kishin etje dhe ata që u përgjigjën “jo” rezultuan më të shpejtë në përgjigjet e testit.

Por ata që kishin etje dhe konsumuan një gotë ujë gjatë testit rezultuan 14 për qind më të shpejtë pas këtij momenti.

Ekspertët thonë se konsumimi I ujit ndihmon trurin duke lehtësuar pjesët e tij, të cilat janë të angazhuara për të çuar sinjalet e etjes.  / Gazmira Sokoli

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *