Arratisen 4 djemtë që u mbajtën peng nga shtetasi grek në Kretë

anazapta

Arratisen katër të rinjtë që mbaheshin peng prej më shumë se 24 orësh nga një shtetas grek në Kretë. Disa orë pas denoncimit të familjarëve të të rinjve, përfaqësuesi i ministrisë së Brendshme në Greqi, Andi Lika, i ka konfirmuar televizionit Neës 24 se katër djemtë kanë mundur të arratisen.

 

 Historia

Katër të rinj nga Dukagjini thanë se po mbaheshin peng nga pronari i një shtëpie në Kretë (Greqi), me akuzën e vjedhjes. Familjarët e njërit prej të rinjve, Klodian Marku, denoncuan  në News 24 mbajtjen peng të të rinjve prej 24 orësh. Sipas familjarëve, të rinjtë janë Klodian Marku, Fatjon, Kristian e Mark Rregalla.

Sipas tyre, katër të rinjtë janë arrestuar për vjedhje në banesën e shtetasit grek, por më pas janë lënë të lirë nga policia, e cila nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për t’ia kaluar rastin organeve hetimore.

Të rinjtë u mbajtën peng në shtëpinë e shtetasit grek, i cili sipas tyre u kërkoi 25 mijë euro, të cilat ai i akuzon se ia kanë vjedhur.

Ndërkohë të rinjtë apeluan për ndihmë, duke u shprehur se janë dhunuar dhe kërcënohen me jetë për vjedhjen që nuk e kanë kryer.

Share This Article
3 Comments
  • kur nuk ka shtet greku ben c,te doje mbroni vetveten femije tedashur se kryeministri eshtetradhetari i kombit ai nuk do t,iadije per qytetaret evet ai i,a ka shitur shpirtin grekut zoti u ndimofte

  • Jam I sigurt se nga Dukagjini dikush duhet ta ket dhene doren e pare besoj.Mire ke bere qe nuk e ke dhene emrin se do te japin edhe doren e dyte.Ju ftoj ta ktheni ne forc lendimin qe ju paskan bere,ruaj gjakftoftsin se ndokush mund te kthej edhe nje visit tjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *