Nga Ahmet Dursun
Klajda Gjosha ka ndjekur studimet universitare në degën Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe ato Master në Studime Europiane në Britaninë e Madhe. Eksperiencë e gjatë në administratë duke mbajtuar edhe postin e Zv. Ministres në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Është Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim dhe Nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Aktualisht, Ministre e Ministrisë së Integrimit.
Për të arritur një fund të lumtur apo të pranueshëm, negociatorët duhet të dinë ç’kërkojnë dhe kundrejt kërkesave duhet të dinë dhe ç’të ofrojnë në këmbim të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. A ka një zë të veçantë në negociata, posaçërisht për gruan?
Për mua nuk ka integrim pa gruan dhe jo vetëm sepse është gjysma e rëndësishme e shoqërisë, por dhe një nga çështjet për të cilat Bashkimi Europian lufton më tepër. Sot, në qeveri kemi 6 ministre, të cilat sipas sondazheve të realizuara janë më të pëlqyerat nga opinioni publik edhe kundrejt përgjegjshmërisë që i karakterizon ato. Kjo duhet vazhduar më tej në të gjitha institucionet dhe hallkat e tjera të shoqërisë, sepse është pjesë e proçesit të anëtarësimit dhe jam e bindur që Shqipëria do të bëjë hapa edhe më të mëdha për të çuar në vend pozitën e gruas në shoqëri.
Cilat janë pikat e forta të Shqipërisë gjatë këtij proçesi?
Në përgjithësi do të nënvizoja rolin e rëndësishëm që ka Shqipëria në rajon dhe në Ballkan, për të dhënë jo vetëm mesazhe politike dhe paqësore, por edhe në lidhje me barazinë gjinore. Në Shqipëri kemi disa komunitete fetare që jetojnë realisht në paqe dhe janë një shembull për shumë nga vendet e rajonit si në Maqedoni, Kosovë, Bosnjë. Shqipëria duhet të forcojë rolin e saj ekonomik në rajon dhe besoj që shumë shpejt do të kemi përveç strategjive të përbashkëta me Kosovën edhe partneritete me vendet e tjera të rajonit. Vërtetë kemi një Evropë që deri diku është e kompletuar, por kurrsesi nuk mund të quhet plotësisht e bashkuar pa Ballkanin si pjesë e saj.
Po Komisionerët e rinj të Komisionit Europian, çfarë roli do të kenë?
Jam e bindur që do të zgjidhen personat më të aftë, ata që njohin mirë proçesin e integrimit dhe që do të mund t’i japin politikës së zgjerimit një dritë jeshile, sepse në fund të fundit ky është dhe objektivi kryesor i BE, zgjerimi kundrejt të gjitha vendeve që janë pjesë e Evropës jo vetëm e hartës, por e gjithë vlerave, traditës, kulturës. Unë shpresoj që të gjithë Komisionerët dhe Presidenti i ri i Komisionit Europian do të jenë pro politikës së zgjerimit.
Shqipëria e kohës së Enver Hoxhës, jashtë realitetit dhe mundësive që kishte, krijoi një traditë në diplomaci me një vetëbesim të tepruar, ndërsa pas viteve ’90 pati një përulje në marrëdhëniet ndërkombëtare pas viteve ’90? Ju çfarë mendoni?
Në lidhje me diplomacinë, unë mendoj që sa e dëmtoi vendin, aq edhe e ndihmoi, sepse sa më shumë flitej gjatë komunizmit kundër Perëndimit aq më shumë rritej dëshira e pashtershme e popullit shqiptar për të qenë pjesë e Europës së bashkuar. Pra në kuadrin historik, ka ndihmuar që opinionin publik qeveria ta ketë në favor të saj për të vazhduar përpara me etapat e integrimit. Në të njëjtën kohë, komunizmi i ka lënë vendit një mungesë totale të ndërtimit të shtetit demokratik dhe të institucioneve. Sot, në 2014, Shqipëria ndodhet në udhëkryqin e ndërtimit të institucioneve të shtetit të së drejtës dhe meqënëse një nga prioritetet e integrimit europian është pikërisht ndërtimi i institucioneve të forta dhe të qëndrueshme, kam bindjen e plotë që rol shumë të madh ka dhënë dhe do të japë gruaja. Pozicioni i Ministres së Integrimit është i duhuri për një grua dhe shpresoj që të ketë edhe gra të tjera pas meje në këtë detyrë.
Media, Akademia e Shkencave apo shoqëria civile, a e kanë njohur realisht Europën dhe a e kanë trajtuar atë siç duhet gjatë këtyre viteve?
Mund të them që ka hapësira për përmirësim. Ende Shqipëria nuk ka arritur të ketë një shoqëri civile, e cila i njeh mirë problematikat e vendit dhe zërin e qytetarit shqiptar. Gjithashtu, si shoqëria civile ashtu dhe media kanë qenë deri diku në një kurth edhe anësor politikash apo favoresh kundrejt partive politike. Unë vetëm para disa ditësh kam pasur një takim me një grup gazetarësh të organizuar nga Delegacioni Europian dhe mesazhi kryesor që kam dashur të përcjell, është fakti që detyra e një gazetari është jo vetëm të njohë mirë fushën, por të përcjellë lajmin me përgjegjësi, pamvarësisht medias që i përket apo drejtimit politik që mund të ketë media.
Gruaja shqiptare, a e nxit bashkëshortin apo fëmijët për emigrim?
Unë do të thoja jo. Në Shqipëri ka ndodhur e kundërta, shpeshherë fëmijët janë bërë shkaku i emigracionit, kanë qenë ata të parët që kanë marrë iniciativën për emigrim. Megjithatë gruaja ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm, ka përballuar momente të vështira dhe ka qenë shtylla më e fortë e suksesit të familjeve shqiptare.
Si do të ndikojë në politikat e kandidimit, anëtarësimi? Ka pasur një shprehje në vitet ’90 “Po na vijnë të na mësojnë si bëhet djathi!“…
Ne shqiptarëve nuk na pëlqen të na mësojnë, na duket sikur dimë çdo gjë. Mendoj që pa kërkesat konkrete të Bashkimit Europian, shteti shqiptar do ta kishte shumë të vështirë të vazhdonte përpara dhe jo vetëm në politikë, por edhe në ndërtimin e institucioneve, të shtetit ligjor dhe gjyqësor, të drejtat e njeriut. Kjo është shumë e rëndësishme edhe për etapën tjetër, atë të plotësimit të kriterit ekonomik me të cilin ndeshet Shqipëria dhe unë kam bindjen se ne kemi nevojë për ekspertizë të huaj, sepse në fund të fundit globalizimi ka treguar që vendet të cilat ecin të vetme, nuk arrijnë dot të zhvillohen.
Ju vetë, ndani këtë opinion popullor: E rëndësishme është të bëhemi pjesë e BE, por s’ka rëndësi se si?
Nuk mund të ndodhë kështu, sepse që të jetë pjesë e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të ndryshojë dhe themeli i këtij ndryshimi është shteti ligjor dhe reforma në drejtësi. Nëse akoma sot flasim për krim të organizuar apo çështje korruptive që shqetësojnë jo vetëm opinionin publik, por dhe vetë vendet anëtare, mendoj që reforma në drejtësi mund të jetë zgjidhja e shumë çështjeve që vuan vendi ynë. Këto janë disa reforma që duhen patjetër të realizohen në mënyrë që Shqipëria të jetë një nga vendet anëtare të Bashkimit Europian.
Ministria që ju drejtoni, mendoj që është me fat pasi pjesa informale e të pasurve në Shqipëri (ata që si gaforret në rërë, gjithmonë i ofrohen ministrive për të marrë një tender apo për të patur përfitime) nuk i ofrohen ministrisë tuaj. Ju, a jeni pak më komode sesa pesë ministret e tjera?
Unë mendoj që gjërat kanë filluar të ndryshojnë në Shqipëri. Në cilindo post të isha, e rëndësishme do të ishte që të gjitha proçedurat e shtetit të kryheshin sipas ligjit dhe në mënyrën më të drejtë. Gjithsesi, ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar, ndodh në të gjithë botën. E rëndësishme është që të gjitha institucionet përballë tyre të kenë ligjin dhe zbatimin e ligjit.
17% e parlamentit shqiptar janë femra. Në Kosovë 30%, në Serbi 33% dhe në gjithë rajonin mesatarja është 25 – 30%. Meqënëse ka edhe 3 vjet kohë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, çfarë duhet bërë për ta shtuar pjesëmarrjen me 10-13%?
Duhet të rishikohet pjesa e ligjit që përcakton vendosjen e gjobave nëse nuk respektohet kuota, një grua nuk mund të barazohet vetëm me një gjobë. Ligji duhet të jetë i prerë, pra 30% e grave të jenë pjesë e parlamentit shqiptar dhe deputete të ardhshme të tij, jo vetëm pjesë e listave të partive politike. Unë e kam shprehur këtë shqetësim edhe para zgjedhjeve të vitit 2013. Duhet ndërmarrë një iniciativë që deri në zgjedhjet e ardhshme kjo kuotë të jetë realizuar.
A e di ndonjeri se cilin universitet ka ndjekur ne GB, Klajda?
Klajda Gjosha ka ndjekur studimet universitare në degën Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe ato Master në Studime Europiane në Britaninë e Madhe.
O gazetar,eshte e njeta gje pra nuk ka vend per edhe ketu:ka vetem nje master per studios evropiane ne nje universitet britanike…8 vjete per nje master….
O gazeta Dita kjo ehste intyervite e paguar me paret e rryshfeteve qe merr LSI nga taksat tona, po ku e ka eksperioncen e gjate ne administraen tpublike kojo BIBA, kur ne Shqiperi ka ardhurdy muuaj pra azfgjehdjeve te 23 qershorit 2013 si e perzgehdur e Monikes. pse nuk i pulbikojne diplomat keto biba qe na hiqen sikur jane VIP, kjo ka qene pjatalrse ne Londer, ne lokalin ne djalit te tezes se saj sic ka qene kasap ne emgoracion dhe mi-nistri spiun sigurimi cobani Edmond Panariti
Aktualisht ministrja e Metes, Gjoshja, ndodhet ne plazh duke pushuar prane meje. Nuk e besoni? Po ju them se eshte dhe shtatzene…
Te jete kryetare e Gruas nje vajze(e rinise,mbase) sikur nuk shkon.Nuk kishte gra lsi-ja ?