Kryeministri i larguar i vendit, citoi ne fund te mandatit një rritje ekonomike 3 deri në 4 për qind, në një kohë kur biznesit i rritej kreditimi me probleme, për shkak të mungesës së likujditetit, apo më keq akoma, kreditimI për ekonominë ishte zero. Kemi dëgjuar thagma që arrinin deri tek “jemi të dytët pas Gjermanisë”. Por kapacitetet e ekonomisë shqiptare janë thuajse të shteruara, duhet injektim i ekonomisë, duhen para që Shqipëria nuk i ka. Opsionet? Fillojnë që përtej Atlantikut, por mund të jenë dhe më afër, diku në Bosfor.
Mirë se erdhët në tokë të djegur
Tej retorikës politike, nuk do ekzagjeronim nëse do thoshim se situata aktualisht i përngjan një masakre financiare. Të ardhurat e Buxhetit të Shtetit që gjen qeveria e re, përjashtojnë çdo skenar të mundshëm për stabilizimin e ekonomisë. Buxhetit të shtetit i mungojnë 11 miliardë lekë të reja, ose 80 milionë euro (kjo si faturë e shkaktuar vetëm pak javë përpara zgjedhjeve). Qeveria në ikje në prill 2013 ndryshoi ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, duke propozuar që të ardhurat nga paga dhe bonuset nga 0-30,000 lekë të reja të mos jenë të taksueshme dhe pagat mbi këtë nivel të taksohen 10 për qind të pagës bruto.Ndryshimi hyri në fuqi më 1 maj 2013 dhe ndikimi negativ tek të ardhurat, për periudhën qershor-dhjetor 2013 do të jetë 1.5 miliardë lekë, ose mbi 12 milionë euro.
Qeveria në ikje ndërhyri në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Përjashtoi pagesën e TVSH-së për importet e makinerive dhe pajisjeve që përdoren për investime të mëdha (për investime që fillojnë nga 50 milionë lekë të reja e më lart); përjashtimin nga TVSH për makineritë dhe pajisjet e importuara në industrinë përpunuese, agrobiznes dhe bizneset që janë subjekt i taksës së biznesit të vogël, gjithashtu dhe përjashtimet për pagesën për TVSH-në e hekurit dhe çimentos së importit ose vendas që përdoret si lëndë e parë në ndërtimin e hidrocentraleve. Heqja e kësaj takse parashikohej dhe në programin e socialistëve, por e aplikuar me ngut në modelin “Berishian”, ndërhyrja dha tjetër pasojë.
Në një përpjekje realisht të dëshpëruar për të akaparuar vota, qeveria ndryshoi edhe ligjin “Për taksat kombëtare”. Ndryshimet e fundit të bëra në ligjin e taksave kombëtare lidhen me përgjysmimin e taksës vjetore për makinat e përdorura. Ligji ka hyrë në fuqi në maj 2013. Efekti negativ i vlerësuar është 2.7 miliardë lekë për periudhën e mbetur të 2013-s nga 6 miliardë lekë që ishte parashikuar për gjithë 2013-ën.
Mjaftojnë këto të dhëna të bëra në një hark të shkurtër para zgjedhjeve parlamentare për të parë se në çfarë gjendje e gjen qeveria e re arkën e shtetit. Mund të vazhdojmë dhe me listën e gjatë të borxheve stratosferike që shteti i ka biznesit privat (ndërtuesve sidomos), aksin KESH-CEZ dhe humnerës së borxhit që është krijuar etj. Eshte kuptuar tashme qarte qe Berisha, me nje qasje krejt te papergjegjshme ndaj interesave te vendit, ka punuar me përkushtim të thellë që “zhytja në kolaps” të ishte sa më e suksesshme me qellim perdorimin e saj per te siluruar politikisht kundershtarin e tij tashme ne pushtet. Por si dilet nga situata?
Opsioni FMN, vetëm këshilla?
Në një kohë kur qeveria e re, po harton politikat e reja fiskale dhe kur arkën e gjen në një gjendje të mjerueshme, në portën e financave kanë trokitur ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore. Prej thuajse një jave që janë në vendin tonë, në takimet intensive që kanë patur me drejtues të Ministrisë së Financave, me përfaqësues të shoqatave të biznesit, kanë përsëritur në mënyrë të vazhdueshme dhe më gërma të mëdha “ulje të borxhit publik”.
Në të vërtetë borxhi publik është kaq i lartë sa qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë për ta ulur atë. Ka një ngurtësim, frenim apo tkurrje të kërkesës agragate të brendshme. Kjo do të thotë që bizneset kanë vështirësi në mbajtjen në punë të punëtorëve, shitjen e prodhimit dhe si pasojë në sigurimin e fitimeve. E gjitha kjo ka çuar në një proces zinxhir në mos mbledhjen e të ardhurave nga bizneset nga tatimet, duke e ulur në mënyrë drastike mbledhjen e të ardhurave në buxhet. E për të ulur këtë borxh që kërkohet me forcë nga FMN, është mbushja e arkës së shtetit dhe si një nga rrugët e vetme është ulja e arbitraritetit të administratës tatimore në marrëdhëniet e saj me biznesin. Kjo kërkon rishikim të kuadrit rregullator për t’i dhënë mundësi biznesit të rritet që të ketë mundësi të paguajë taksat dhe tatimet. Pra mbledhja e taksave dhe tatimeve dhe menaxhimi i duhur i tyre është e vetmja rrugë për të ulur borxhin publik. Deri në këtë moment FMN flet për këshillim financiar dhe asgjë tjetër nuk ka dalë nga zyrat e takimeve për mundësi kreditimi më intersa të buta nga këto institucione financiare.
“Miku ynë Erdogan?”
Në qarqet e biznesit dhe të politikës prej disa javësh ka “pëshpërima për një skenar shpëtimi diku në Bosfor”. Ajo çka përflitet në qarqe të biznesit dhe që po amplifikohet si një mundësi në zbatim e sipër nga “Erdoganistët e Tiranës” ka lidhje më një shifër të rëndësishme prej 3 miliardë dollarësh, ndihmë në formë kredie të zbutur për ekonominë shqiptare nga shteti turk. Po përse përflitet shifra 3 miliardë? Ku ka dalë kjo shifër? Ku bazohet? Ata që mbështesin teorinë e këtij opsioni, e lidhin historinë me zhvillimet e fundit në Egjipt dhe me takimin Rama-Erdogan të disa kohëve më parë. Turqia, rreth një vit më parë i akordoi një fond prej 4.8 miliardë dollarësh qeverisë Morsi në formë kredie të butë. Ky veprim i shtetit turk erdhi në momentin kur FMN-ja ndali kreditimin e Egjiptit, pasi Morsi ishte kreu i Vëllazërisë Muslimane dhe qeveria e tij kishte nisur antagonizmin me Uashingtonin. Në këtë moment ndërhyri Erdogan, që balancoi tërheqjen e FMN-së, me këtë fond prej 4.8 miliardë dollarë si kredi-ndihmë ndaj Egjiptit dhe Morsit. Disa muaj më parë Turqia lëvroi këstin e parë prej 1 miliardë dollarësh. Kësti i dytë do të akordohej këtë Shtator, por edhe siç dihet, pas një grushti shteti, Morsi ra nga pushteti. Këstet u ndërprenë. Tashmë Turqia ka gati fondin e mbetur prej 3.8 miliardë dollarësh, të hequr mënjanë dikur për Egjiptin. Këtë rezervë turke, kanë parasysh dhe “pëshpërimat” për një skenar ndihme nga Turqia.
Ky skenar ka marrë dhenë sidomos pas vizitës së Edi Ramës dhe takimit të tij me kryeministrin Erdogan. Pas këtij takimi ky skenar nisi të qarkullojë si opsion për injektimin e ekonomisë shqiptare në qarqet e biznesit dhe po propagandohet me forcë veçanërisht nga Pro-Erdoganistët e Tiranës si një “punë e mbyllur në parim”. Vërtetësinë e kësaj historie do e mësojmë vetëm kur opsioni të pranohet nga palët, ndonëse një shprehje e urtë popullore paralajmëron se “ku ka zë nuk është pa gjë”.
NJE SHENIM PLOTESUES
Financierja e Kryeministrisë, stafit te Rames: Nuk ka mbetur kokërr leku
Prej tre ditësh eksponentë të Partisë Demokratike, janë në ofensivë dhe kërkojnë nga qeveria Rama që “ti tregojë popullit” se ku i gjeti lekët për të bërë rikonstruksionin dhe ndërhyrjet në kryeministri. Demokratët duan të dinë dhe se kush janë subjektet private që po financojnë nga xhepi i tyre këtë ndërhyrje. Nisur nga kjo ofensivë, “DITA” u interesua dje më së pari, mbi faktin se përse u dashka që këto ndërhyrje të bëhen nga investitorë privatë? Përgjigja që morëm ishte e papritur: Fondi në përdorim të kryeministrisë për shpenzime institucionale ishte bërë “rrush e kumbulla” që në muajin Korrik. Këtë fakt madje ua ka konfirmuar dhe financierja e Kryeministrisë bashkëpunëtorëve të kabinetit të Ramës që në ditën e parë. “Na tha se nuk ka asnjë qindarkë në gjendje për shpenzime në dispozicion të institucionit pasi ishin harxhuar të gjitha”, – i tha dje gazetës një burim pranë kryeministrisë. “S’kemi kokërr leku për të tilla ndërhyrje, janë të shpenzuara”, – u ka thënë tekstualisht financierja. Kjo është një e dhënë interesante, pasi fondet për shpenzimet për nevoja të kryeministrisë janë të projektuara që në fillim të vitit dhe të programuara për mbulim me shpenzime deri më datën 31 Dhjetor. Ç’ka do të thotë se fondet janë shpenzuar që në gjysmën e parë të vitit. Po për çfarë? Asnjë emergjencë nuk duket se ka pasur në gjysmën e parë të vitit për të justifikuar këtë shpenzim. Si kanë avulluar lekët? Ky është një informacion që ende nuk është zbardhur, por rezultati i të cilit ka detyruar qeverinë e re që të gjejë mbështetje në faktorin privat për të bërë disa ndërhyrje. Heqja e shumëpërfolur e gardhit, mësohet se ka kushtuar për çmontim vetëm 7 mijë lekë të reja, një punëtor preu gardhin me një presë. Transporti i gardhit për në Butrint u mundësua nga një mik personal i Auron Tares. Këtij të fundit i lindi ideja për ta çuar në Butrint dhe i gjeti vetë mundësitë. Ndërsa brenda kryeministrisë, përveç sallës së konferencave dhe tavolinës së mbledhjes së qeverisë, nuk është bërë asnjë investim tjetër, deri më tani. Pra sikundër shihet dhe ndërhyrjet e privatëve në këtë histori, nuk përbëjnë “vlera stratosferike” sa për të çuditur “opozitën e fortë” te shpalur nga ish-kryeministri Berisha. Ndoshta do ishte më me vend që të shpjegohej se përse janë shpenzuar fondet vjetore për institucionin, që në gusht. Apo këto janë “detaje të parëndësishme”?
I SHPENZOJ NE DHERMI QELBESIRA ME FAMILJEN ADAMS PARET E SHQIPTAREVE DUKE NA TREGUAR REKORDET E NOTIT ,KESAJ MONSTRE I DUHEN KONFISKUAR DHE LUGET NE SHPI DHE BREKET NE TRUP
jo vetem ka len arken bosh por e shkateroi konceptin e ligjit ne administraten e kryeminitrise. Dua ti kujtij publikisht berishes se sekretarin e pergjithsem te K/M e kishte me diplome nate Ing. mekanik (diplomuar ne Janar 1987) dhe urdheroi nishanin me musteqe ta merrte perseri sekretar te pergjithshem te Presidences? Dikur kur ky berish ishte presidentuc ne shpirt, Prefekt te TIRANES kishte nje Ing. Mekanik te diplomuar po ne te njejten kohe me po te njejten natyre diplome. Por berisha thote : beni si them une – mos beni si bej e mendoj une! Tjeter problem: Ibrahim Rugova predikonte teorine e pritjes dhe jo te fitojm pavarsin me çdo kusht! berisha i rregulloi punet e shqiptareve ne Shqiperi dhe i ngelen pa rregullu punet e shqiptareve ne Maqedoni! Ai kishte se fundmi nje minister qe asnjehere nuk u prononcua mbi faktin qe ne fshatin e tij (te ministrit) pse njerezit jane ndare ne Shqiptare, maqedonas dhe bullgare(fshatra te GOLLOBORDES)!!!!!! Dhe ky berishe kur ishte president ka firmosur per marrjen e dy shtetesise shqiptar-maqedonas dhe shqiptar-bullgar?????? Prandaj ne shtepi duhet nje qen qe te lehi plot dhe jo kot.
e njejta gja ka ndodh ne kuvend po Iliri nuk flet. Shperdorime masive harxhim i qdo qindarke ne dy muajt e tranzicionit. Ato qe ngelen urdheroi jozefina ti jepeshin nje firme te kompjuterave. Kur e kam pare sallen e parlamentit menjehere me shkoj mendja se keta kompjutera jane vendose mos me pa fytyrat e rudhosura te opozites ,se cfare gjestikulacionesh bejne .Keshtu qe vendimi per me I hjeke eshte shume I drejte dhe keto kompjutera te dergohen si dhurata ne shkolla ,mundesishte te largeta dhe te varfera.Mendoj se duhet shume pune per te bere ne ate vende ,qe popullit ti mbushet mendja se Shqiperia munde te bahet ,uroj cdo te mire per popullin dhe suksese Qeverise se Re
Do ishte perfekt te ndodhte! Te jepej kjo ndihme. do ishte goditja e fundit per koleren berisha pas asaj qe i dha populli ne 23 qershor
Dita pershendetje. Edhe une uroj qe ndihma te gjenden pse jo nga Turqia dhe kolapsi te kalohet. Por doja ti kujtoja lexueve qe nje pjese e abuzimit me fondet publike dhe shkaktar i kesaj gjendje eshte edhe LSI-ja qe tani nga Rama na prezantohet si “qeveri e rilindjes”. kur boton fotot nga spitali rama duhet ta dije qe ne spitale kane qeverisur ministra edhe nga LSI
Respekte Dita! Te zinjte ne!! Ngelem duke lypur leke andej kendej neper bote, ka qe ne kohen e Zogut ky muhabet. Nje vend kaq i vogel, me kaq shume pasuri dhe kaq pak banore. Do mjaftonte nje grusht idealistesh per ta kthyer ne parajse per te gjithe.
MIR E KE TI O PUNONJSE KUVENDI, PO KA NJE PROBLEM: NE SHQIPTARET NUK E SHOHIM DOT SHQIPTARIN TJETER TE JETE MIRE. DUAM TA SHOHIM KEQ. JEMI SHPIRTLIGJ. JEMI TE MALLKUAR.
Turqia eshte vend mik; nese na akordohet kjo kredi, do ishte ndihme e jashtezakonshme per qeverine e re pas baterdise ku e ka katandisur vendin paraardhesi i Rames.
Pershendetje Dita ! Nuk di ç’te them …nuk kam ndonje konsiderate te veçante per Turqine , kujtoj demet e pa llogariteshme qe ka pesuar populli yne nga erresira e gjate 500 vjeçare dhe trashegimine shume negative qe mbartem prej tyre , kujtoj nderhyrjet qe beri Turqia ne Kosove kohet e fundit per ndryshimin e Historise , kujtoj pretendimet e Ministrit te Jashtem turk para disa muajsh ne Bosnje , ku deklaroi per krijimin e nje Federate Myslymane ne Ballkan (Shqiperi, Kosove , Bosnje ) dhe per te gjitha keto mendoj qe , me mire larg e mik me Turqine . Erdogani asgje nuk ben pa interes , sepse turqit vdesin per nje çike hegjemoni e ekspansion . Ne shqiptareve na mjaftojne e bile na teprojne se tepermi pese shekuj rroberi turko-aziatike . KORREKTUESI .
Një dite të nëntorit,
Dymijë e dymbëdhjetë,
N’zemër të metropolit
Doli një gazetë.
Ndonëse me shumicë,
Gazeta dilnin;
Dhe në çdo ulicë,
Ato lajmet sillnin…
Me emrin “Dita”
Gazeta pastaj,
Pagëzuar Drita
nga lexuesit e saj.
Pak muaj kaluan
Zëri mori dhenë;
Fjalët kulmuan,
Gazetë për mëmëdhenë.
Nga jugu në veri,
“Dita” udhëton;
Lexues me mijëra
Në çdo skaj takon.
Lindi “Dita” e re
Lindi vërtetësia;
Horizont për ne,
Luftë padrejtësia.
Konispol e Tropojë,
Tiranë,Durrës e Dibër,
Fier,Elbasan e Vlorë,
Lexojnë veç “Ditën”.
Kjo është e vërteta,
Kjo është pavarësia;
Ndonëse dhe të meta,
Veç pa ligësira.
Udhë të mbarë “Dita”,
Dhe një qind të tjera,
Krenare nepër vite
Lavdi paç ngahera !
Gjon, faleminderit per vargjet. Nje perqafim nga stafi – MODERATORI
Duke të bërë urimet më të mira për vjershën, kisha një vërejtje lidhur me të. Në rreshtin III të strofës së II s’kishe pse përdorje fjalën serbe “ulicë”, kur kemi të mrekullueshmen tonë “rrugicë”.
po Skkerdheni dhe ARGITI ku jane Po valixhet Shkerdheni ku i shpuri ?
Nese Turqia e ben vertet kete, Allahu ja shperblefte inshalla
Ore, te marri e ti manaxhoje si duhet, po jo ti marri e pastaj mos merret vesh ku iken dhe ta hame ne. Se kete beri Sala. Morri morri po su morren vesh ku u perdoren nje pjese, ose u perdoren per 5 gjera kur mund te rregullonim 20.
Ky te marri, po jo ti beje rrush e kumbulla si Sala.
Allahu eshte shume i zene duke shperblyer kamikazet, nuk ka kohe per te tjeret.
Po te jete lajm i vertete, elhamdulilah. Miqte ne raste te tilla duken. 3 Miliard nuk jane pak, ka ça te vjedhesh e ça te lesh..Eh moj Turqi mor ta lumsha, leku leter do te behet..
Me habit nje gje:Kryeministria ka patur financiere dhe ata duhet te pergjigjen deri me nje: KU JANE HARXHUAR FONDET E INSTITUCIONIT TE TYRE ! NE QOFTE SE JANE SHPERDORUAR A VJEDHUR , DUHET T’I PAGUAJNE OSE TE PERGJIGJEN PENALISHT PER ‘TO. Ndryshe kesaj i thone : Vidh te vjedhim parate e popullit te gjore ,per t’u majmur dashi me kembore !
Për REDAKSINË dhe MODERATORËT
Një vërejtje miqësore për redaksinë lidhur me rubrikat e sondazhit online. Nuk ju duket se aty mungon një rubrikë? Keni vënë rubrikat “i indinjuar”, “i gëzuar”, “i shqetësuar”, “i trishtuar” dhe “i kënaqur”, çka e kushtëzuar përzgjedhjen si të lidhur domosdoshmërisht me një ndjesi pozitive ose negative, ndërkohë që ka lajme të cilat dikujt mund të mos i shkaktojnë as gëzim dhe as shqetësim. Kësisoj më lejoni t’ju sugjeroj që duhet të shtoni edhe një rubrikë “asnjanëse” që mund ta emërtonit “s’më intereson”; “s’kam mendim”; “s’kam ndjesi”, apo si t’ju duket më e përshtatshme. Faleminderit.
Për REDAKSINË dhe MODERATORËT
E nderuara REDAKSI, të nderuar MODEARTORË,
i kënaqur që ia vutë veshin vërejtjes time miqësore, sepse kësisoj u plotësua gama e mundësive që i jepen lexuesit për të shprehur përmes votës në sondazh ndjesinë e tij, mendoj se të paktën një falënderim të vogël mund t’ia kishit bërë sugjeruesit, çka do të shërbente jo për t’i dhënë atij meritën për zëvendësimin e rubrikës “i gëzuar”, – e cila s’ishte tjetër, veçse një dyzim i asaj “i kënaqur”, – me atë “asnjë ndjesi”, por për të mos e lënë pa asnjë sens vërejtjen time.
Meqë nuk e bëtë ju atë falënderim, po detyrohem të bëjë unë këtë sqarim, në mënyrë që mesazhi im të mos u ngjajë atyre shumë mesazheve që shkruhen vetëm për faktin që autori kërkon protagonizëm në forum, duke shkruar edhe gjëra pa sens logjik, njerëzor dhe intelektual.
Besoj se njerzillëku që që ju ka karakterizuar nga hera do të ketë vend edhe në publikimin e këtij mesazhi.
Ju faleminderit!
Për REDAKSINË dhe MODERATORËT
Në pritje për ta publikuar sqarimin tim, po ju kujtoj se zëvendësimi apriori që i keni bërë rubrikës “i gëzuar” me “asnjë ndjesi”, ka sjellë rezultatin absurd që tek lajmi mbi njohjen e shtetit të Kosovës nga Grenada, të mbizotërojë votimi “asnjë ndjesi”, çka ngjan tepër absurde.
ateher,pse nuk e nxjerrin sali berishen perpara gjykates per shperdorim fondesh?
sot njerzit bejn burg per nje aksident ne autostrade ku populli hyn si bageti ne mes te rruges,poper te tilal raste si i behet?
Turqia na ka ndihmuar gjithmone historikisht ,kurse gerqia gjithmone eshte perpjekur te na beje gropen .
Turqia ka detyrime ndaj nesh, dhe duhet te na ndihmoj se 500 vjet djemte me te mire te shqiperise kane derdhur djersen per te miren e turqise.
Populli jone thote : 1 – Nevoja te çon ne dere te hasmit . 2 – Me te thene nuk prishet shtepia .3 – Borxh e vlen ta marish , ne se di ta perdorishesh me mend ne koke . Me sa lexova ne kete shkrim mesova per lidhje te qeverise turke me vllazerine myslimane te egjyptit , nuk me le shije te mire , me duket si para te planifikuar per me qellime mbeshtetje terorizmit ? Do deshiroja qe para , lek me kredi donatore te jene nga vendet perendimore , Sh . B. A Gjermania , Anglia , Austria , Italia , dhe ne radhe te pare B . B apo F M N institucione serioze dhe qe bejne dhe monitorimin e kreditimeve .
Shko kerkoi ne emer te gjithe Shqiptarve dhe Inshallah ti japim se edhe ato i pranojme ne!!!
Me te vertet papagall koke bosh qe urren te tjeret ne baze te fese deh etnise
E habitshme per te qene e vertete,qe Turqia do na ndihmoje fiks me 3.8-miliard $ USA?!! Me duket si ato prrallat me qeros. Legjende si gjithe legjendat qe i thurren udheheqjes se partise dhe njeshit te saj per sukseset ne marredheniet diplomatike me fqinjet ?!! Si nuk heqin dore tymuesit e ngjarjeve te paqena per te sajuar te tilla marreveshje te fshehta vetem Zoti e di. Si u muarr vesh nga shqiptaret dhe vete turqit nuk dijne gje. Hajde thashethem hajde,si ato te Saliut me 1991 me “cekun e bardhe”,dhe ne 1997 me firmat piramidale.Miliarda e miliarda qe presin t’i gelltisin shqiptaret (qeveritaret),se vete turqit i ruajne per situata te tilla qe i sajon endrra shqiptare,qe parat t’i hajne shqiptaret se u kemi “borxhe te vjetra 500-vjecare” ?!.Si nuk u ngop ky populli shqiptar me legjenda te tilla qe nuk dihet se nga e kane burimin. I keshilloj t’i studiojne e t’i analizojne me kujdes propozimet per federate apo konfederate qe po hidhen ne tregun e politikes Ballkanike si nga Serbia ashtu dhe nga Turqia per hapje te tejskajshme kufinjsh,per nje ekspansion ekonomiko-politik e kultural qe kur ta kuptojme se c’fare dorashke na eshte hedhur nga dy me te fuqishmit e Ballkanit,e mesojme si “gomari ne enderr,qe ujku po i hante koken e ai thoshte besoj se jam ne enderr ?!!
Po per funeralin e tij nuk ka planifikuar fond Berisha. Ka per te ngelur pa varr.
Turqia eshte sot per sot nje shtet me potenciale te medha ekonomike, Turqia ka miljardere sa cka edhe Gjermania, sa cka edhe ndoshta SHBA-ja.
Nuk duhet tu trenbemi biznesit turk, qe ben investime edhe ne SHBA dhe ne gjithe boten arabe.
Cdo investim eshte i mirseardhur, une kam frike vetem bizneset e cifuteve, se ata te japin nje grosh dhe skalon shume te shveshin nga cdo gje, skane as shpirt dhe as zot.