Mathias Marx bën pjesë tek njerëzit paranojak. Në kohën që studionte në lice, ai arriti të vidhte adresën e administratorit të kompjuterave të shkollës. Pas një farë kohe, ai u vendos në kërkim të metodave të ndryshme të gjurmimit, dhe kështu fitoi një bursë studimi për një projekt kërkimi në Wolfsburg.
Sot, ai është 29 vjeç dhe punon në Universitetin e Hamburgut me një grup kërkimor që merret me sigurinë dhe privatësinë. Është duke zhvilluar një software për një lundrim anonim më komod e të shpejtë në internet.
Në intervistën e dhënë për Motherboard përkthyer dhe botuar nga DITA, ai jep disa këshilla dhe paralajmëron sa të ekspozuar jemi kur përdorim internetin.
Të vërtetën, lundroni gjithmonë duke ruajtur anonimatin?
“Varet. Kur ndodhem në lëvizje she përdor Wi-fi publik, shpesh herë aktivizoj një VPN, ose lundroj me “Tor” për të mos dhënë shumë informacion lidhur me navigimin që po bëj. Ndërsa në punë dhe shtëpi nuk jam thuajse kurrë anonim.”
Çfarë të dhënash transmetojmë kur lundrojmë pa u mbrojtur?
“Të dhënat tona identifikohen sëbashku me kompjuterin tonë. Ne përdorim adresa të përhershme dhe transmetojmë pa dijeninë tonë gjithçka: ku punojmë, ku jetojmë, ku shkojmë në palestër dhe kur, ku shkojmë për të pirë diçka dhe kur. Shumë adresa përdorin shërbime të gjurmimit, dhe kanë “plug-in” siç e ka Facebook dhe rrjete të tjera sociale. Kjo e bën të lehtë lidhjen e lëvizjeve tona me identitetin tonë.”
Cilat janë aspektet negative të kësaj?
“Në regjimet totalitare e dinë menjëherë se kush dhe nga ku kritikohet qeveria. Anonimati, në raste të tilla, mund të jetë një çështje për jetë a vdekje. Por, edhe gjetiu ka pasoja: Duke ditur çdo gjë për ty, ata dinë ku dhe kur të rrisin çmimet. Edhe industria e reklamave analizon kronologjinë e veprimeve të tua, e di shumë mirë për çfarë interesohesh dhe të bombardon me reklama bezdisëse. Të dhënat e mbledhura rreth nesh mund të përfundojnë edhe në duar të gabuara. Bëhen të ditura të gjitha, nga sëmundjet tona, te preferencat seksuale ose flirtimet që mund të kemi. Unë këmbëngul që në demokraci është e rëndësishme të kesh mundësi të shprehësh mendimin tënd në anonimat, pa rënë pre e hakmarrjes.”
Sot ka shumë shërbime që e ofrojnë anonimatin online. Për shembull, Ghostery është një shtojcë që ndalon gjurmuesin. Është shumë e njohur pikërisht për faktin e të qenurit një mini-program për browser-in, dhe Firefox Quantum bën diçka të ngjashme. Me programe të ngjashme a mund të lundrohet pa lënë gjurmë?
“Këto shtojca të gjendura në browser bllokojnë gjurmët tona në rrjet, si dhe shërbimet e gjurmimit. Në këtë mënyrë shfletuesi i rrjetit nuk e memorizon kronologjinë e veprimeve tona. Megjithatë duhet thënë se është një mbrojtje sipërfaqësore, sepse adresa e IP nuk është fshehur.”
Pak më komplekse janë shërbimet e VPN-së. Shërbimet VPN kushtojnë disa euro në muaj, por të paktën premtojnë mbrojtjen e vendndodhjes. Kjo gjë na bën të jemi anonim?
“Kur jemi duke përdorur shërbimin VPN (Rrjet-Virtual-Privat), është një kompjuter midis meje dhe adresës që resht së punuari. Kështu që mund të përdorni adresat “streaming”, të cilat në disa vende janë të ndaluara.”
Si mund të evitohen rreziqe të tilla?
“Unë aktivizoj shumë kompjuterë në të njëjtën kohë dhe furnizoj çdonjërin prej tyre me një pjesë nga kërkesa ime. Pra, për të kërkuar informacion rreth identitetit tim, duhet të mbledhësh sëbashku të tërë kompjuterët e përfshirë. Përshembull “Tor” ofron një mbrojtje shumë të mirë të identitetit. Ndryshon çdo tre minuta kriptografinë dhe të dhënat. Për të naviguar në mënyrë anonime kjo është zgjedhja më e mirë.”

Tabela tregon numrin e përdorueseve të “Tor”, në një ditë
Shumë shtete evropiane janë duke zhvilluar një software me të cilin mund të kontrollohen të gjithë smartphone-t dhe kompjuterët. “Tor” mund të na mbrojë edhe nga kjo gjë?
“Ndodh që viruset të transferohen nga një skedar direkt në kompjuter, thjesht duke klikuar në një link apo një email. Ose ndodh të vijë nga ndonjë dështim i sistemit. Në këtë rast, Tor nuk mund të bëjë asgjë. Është e njëjtë me Firefox dhe mund të përdoret në të njëjtën mënyrë. Aktualisht ato janë duke punuar për zhvillimin e një procesi, ku përdoruesi të mund të aktivizojë drejtpërdrejt nga ofruesi i tij i internetit, kur hyn në rrjet, një buton pulsant. Ky buton ofron një mbrojtje të thjeshtë kundra gjurmimit. Se sa të sigurt do jemi në të ardhmen si pjesëmarrës në rrjet, kjo ngelet për t’u parë.
s.a/dita

“Dresdas”
drezdenit??
Kujtoj gjithmone fjalet e nje filozofi gjerman,qe e kam lexuar dikur dhe mekat,qe tanija kam harruarj emrin,i cili thosh:
Rro ne menyre te tille,qe dhe nqse ja shet papagallin e shtepise tende,llafazanes me te madhe te qytetit,te bej,qe te mos ndihesh keq.