Një hap drejt pavdekshmërisë? Mbahet 36 orë në “jetë” truri pa trup

DITA Online

 

Mjekësia ka evoluuar ndër vite dhe sot, falë edhe zhvillimit të teknologjisë është në gjendje që të transplantojë të gjitha organet e trupit, përveç njërit.

Bëhet fjalë për trurin, një organ për të cilin edhe vetë mjekët dhe neurologët thonë e njohin ende shumë pak.

Por, puna për ta transplantuar edhe këtë organ ka nisur prej kohësh, megjithëse pak është arritur deri më tani.

E mes grupit të studiuesve që ndërmarrin të tilla eksperimente radikale është edhe ai i ngritur nga Universiteti i Jalës, i udhëhequr nga doktori Nenad Sestan.

Sestan paraqiti para Institutit Kombëtar të Shëndetit në Mariland përfundimin e një eksperimenti të pazakontë të kryer tek derrat.

Ai thotë se arriti që të mbajë të gjallë për pak më shumë se 36 orë trurin e derrave pasi u kishin prerë kokat dhe e gjitha kjo duke përdorur një teknologji të furnizimit me gjak të pasur me oksigjen të materies gri.

Sestan thotë se me pak punë mund të arrihet që truri të mbahet i gjallë pafundësisht dhe eksperimenti i kryer me kokën e derrave është një hap i madh përpara drejt ditës kur e njëjta gjë të bëhet edhe me njerëzit, duke u ruajtur trurin dhe më pas transplantimin e tyre.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment
  • si çdo organ i trupit dhe truri degradon!!
    pra një trapiant truri mund të përdoret në rastet kur një tru i shëndoshë ka”humbur”mbajtësin e tij!pra kur trupi është dëmtuar!!
    një tru i degraduar,i mplakur,nuk mund të trapiantohet në një trup të ri!!sepse ai ka marrë fund,nuk funksionon më!!
    e vetmia rrugë për “përjetësinë” është ajo e shkarkimit të kujtesës dhe ngarkimit në një tru tjetër!!
    dhe kjo nuk do të ishte e sigurtë,sepse në radhë të parë duhet të kishim një tru të klonuar nga i njëjti person dhe në gjëndje të pastër,pa asnjë lloj informacioni brënda!!
    “përjetësia”,përse duhet një gjë e tillë??
    përse duhet të jemi kaq grykës??nuk na mjaftojnë këto që po shijojmë sot??nuk na mjafton ky gëzim dhe mund që keimi??
    “përjetësia”është dëshirë e psikopatëve,e njerëzve që nuk ngopen me asgjë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *