Një hap i ri në luftën kundër mbipeshës

anazapta

Tashmë, të humbësh peshë do të jetë më e lehtë. Kjo falë një studimi të kryer së fundmi, i cili ka identifikuar bakteret përgjegjëse në florën intestinale.

Rezultatet e dala nga studimi i ekspertëve të Universitetit të Uashingtonit mund të bëhet pikë referimi për përpilimin e terapive kundër mbipeshës.

Studiuesit kanë marrë kampione nga flora bakterale e dy binjakëve monozigotë, njëri prej të cilëve ishte i dobët, ndërsa tjetri mbi peshë. Kampionet janë vendosur në stomakun e minjve të laboratorit, kafshë pa baktere.

Është vënë re menjëherë se minjtë që morën bakteret e individit obez kanë shtuar menjëherë peshë. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se pikërisht këto baktere të pranishme në stomak ndikojnë në peshën trupore, duke krijuar predispozitën për shtim në peshë.

Nga studimi doli se një rol thelbësor në ruajtjen e formës së mirë fizike luan edhe ushqyerja. Studiuesit thonë se flora bakteriale mund të ndryshojë duke konsumuar ushqime të pasura më fibra, si frutat e perimet, ndryshe nga dieta amerikane, e cila bazohet në yndyrnat e bollshme dhe fibrat me pakicë.

Sipas ekspertëve, studimi i mësipërm është një hap përpara drejt zhvillimit të terapive të personalizuara për të trajtuar dhe parandaluar mbipeshën. / G. Sokoli

 

Share This Article
3 Comments
  • Ky zbulim shenon nje dite te madhe per barkalecët ,perfshi dhe mua. Barkalece kudo që jini,gezohuni! Festojeni me birra e me qofte me brume se me vone do béhemi të gjithë eleganté! Suksese ne sfilatat e ardhshme barkalecë e barkalece! Me në fund shpetuam!

  • Vini Re!Ky zbulim shenon nje dite te madhe per barkalecët ,perfshi dhe mua. Barkalece kudo që jini,gezohuni! Festojeni me birra e me qofte me brume se me vone do béhemi të gjithë eleganté! Suksese ne sfilatat e ardhshme barkalecë e barkalece! Me në fund shpetuam!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *