Një hero mysliman në tragjedinë e Parisit

Saimir Lleshi

Si në çdo ngjarje tragjike, ka edhe ca heronj të rastit.

Mediat publikuan dy ditë më parë një grua që mbajti në shtëpinë e saj shumë prej të plagosurve të sulmit terrorist në Paris, por së fundi në media po qarkullon edhe emri i një shtetasi mysliman, punëtor pranë stadiumi ku shpërtheu një bombë.

Punëtori i njohur me emrin Zouheir, (nuk ka pranuar të identifikohet), ka deklaruar se nuk kishte lejuar që të hyjë brenda një nga atentatorët, pasi kishte vënë re se në trupin e tij kishte sende jo të zakonshme.

Sipas rrëfimit, ky person kishte tentuar të hyjë në stadium 15 minuta pas fillimit të ndeshjes miqësore Francë-Gjermani.

Pak kohë pasi nuk është lejuar të hyjë brenda, atentatori ka kryer shpërthimin jashtë stadiumit. Rrëfimin e ka konfirmuar edhe një pjesëtar i Policisë që ka konfirmuar se qëllimi ishte që eksplozivi të vendosej brenda në stadium. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Ja si shkruani ju Gazeta Dita:
    “në media po qarkullon edhe emri i një shtetasi mysliman, punëtor pranë stadiumi ku shpërtheu një bombë”.
    Keto e kan qellimin per ta vecue hero,punetorin.Por na fakt punetori del qe ka shperthyer nji bombe prane stadiumit.Keshtu e kuptoi.
    Ndersa nese do e kishit shkruar sic do baj vrejtjen.
    “në media po qarkullon edhe emri i një shtetasi mysliman, punëtor pranë stadiumi ku shpërtheu bomba”.
    Asht ma i kjart kuptimi per te nxjerre ne pah heroizmin e punetorit ti cilit i shperthej nji mbombe prane stadiumit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *