A ju kujtohet një ngjarje e rrallë në verën e vitit 1984? Dy motra arratiseshin përmes detit në një natë të errët me not nga Saranda në Korfuz… Atyre që nuk ju kujtohet, me siguri që kanë dëgjuar për të, megjithëse kanë kaluar kaq vjet… Arratisja e tyre, bëri bujë në Shqipëri. Gjesti i dy motrave, që te shumëkush ngjalli habi, pezm dhe admirim, krijoi probleme serioze dhe çoi në forcimin e regjimit të kufirit shtetëror, sidomos atij detar. Sidoqoftë, pasi u fol një farë kohe për gjestin tejet të guximshëm të dy motrave, pasoi një heshtje e rëndë dhe e gjatë për fatin e tyre.
Historisë së dy motrave shqiptare në historinë e shërbimit botëror të ‘Zërit të Amerikës” i janë kushtuar më shumë se katër faqe. Shkrimtari Ismail Kadare e ka trajtuar historinë e arratisjes së tyre në romanin ‘Spiritus’. E, megjithatë, historia e tyre nuk është rrëfyer asnjëherë deri në fund.
Në këtë intervistë ekskluzive për gazetën ‘DITA’, falë njohjes sime të hershme me të, Isabela Islami rrëfehet për herë të parë me hollësi për çfarë ndodhi 30 vjet më parë, si dhe pse u arratisën dy motrat, ndërsa vëllai i tyre i vetëm, Klementi, humbi jetën gjatë kësaj ‘aventure’.
Prej 30 vjetësh Isabela dhe motra e saj Zamira punojnë në radiostacionin më të përhapur të botës, në ‘Zërin e Amerikës’ dhe në këtë intervistë Isabela tregon se si arritën deri aty, duke spikatur me personalitetin e tyre. Me pak fjalë është përshkrimi i një rruge të mundimshme nga Çerma e Lushnjes ku ato ndodheshin të internuara, deri në Uashington, një rrugëtim midis ferrit dhe parajsës…

Për të dyja motrat nuk kanë munguar asnjëherë epitetet me superlativa. I kanë quajtur heroina, ikona të radiostacionit të madh, ndërsa në këtë intervistë-bashkëbisedim të DITA-s me Isabelën, ajo dëshiron ta thërrasim thjesht Isabela apo Bela, sikurse i drejtohen miqtë.
Si gazetare e njohur tashmë, Isabela jep edhe konsideratat e saj sidomos për zhvillimet e dy dekadave të fundit në Shqipëri, zhvillime që ajo i ndjek me shumë vëmendje dhe kërshëri.
– Isabela, 30 vjet më parë ju u arratisët nga Shqipëria, ndërkohë që Enver Hoxha ishte ende gjallë. Pse e ndërmorët këtë hap të pazakontë për kohën?
– Xhevdet, të falemnderit për këtë intervistë në gazetën ‘DITA’. Së pari dëshiroj ta bëj të qartë për ju dhe lexuesit tuaj të nderuar se pikëpamjet e shprehura në këtë intervistë janë thjesht personale dhe nuk pasqyrojnë politikat e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe as të Zërit të Amerikës, ku unë punoj. Ju më pyesni pse u arratisëm 30 vjet më parë? Po ju përgjigjem drejtpërdrejt: Ne u internuam familjarisht në Çermë të Lushnjes pas arrestimit të vëllait, Klementit, i cili ishte atëhere 19 vjeç. Vendimi nuk ishte krejt i pazakontë. Kishin ikur edhe të tjerë para nesh, ashtu siç ikën edhe të tjerë pas nesh, deri në fillim të viteve 90’. Familja ka patur një histori të gjatë dhe të rëndë persekutimi që nga tetori i vitit 1944 me arrestimin e gjyshit nga nëna, Maksut Selenica dhe vëllait të tij, të cilët u pushkatuan. Po ashtu edhe nga familja e babait patën një histori persekutimesh, jo të këtyre përmasave si familja e nënës, por gjithsesi me burgje dhe internime. Vëllai i babait, Shahsuvar Islami, një djalë i arsimuar mirë në Firence të Italisë, u burgos dhe u dënua me 15 vjet burgim. Vdiq në burg.
Shumë njerëz, të njohur dhe të panjohur, kanë thënë se ishte një nga familjet më të persekutuara në Shqipëri. Këtë nuk mund ta them. Kam takuar njerëz që e kanë ndjerë peshën e persekutimit që në moshë fare të njomë. Me pak fjalë, Xhevdet, në Shqipëri unë mund të them se kam patur një fëmijëri të bukur, për aq kohë sa nuk isha në gjendje të kuptoja. Më pas gjithçka ka qënë gri për mua dhe natyrisht për gjithë familjen.
Në Çermë jetuam për gati 10 vjet dhe punonim në fermë, bënim një jetë monotone dhe fizikisht të mundimshme, si dhe pjesa më e madhe e familjeve që jetonin atje. Një pjesë e tyre jetojnë jashtë Shqipërisë tani dhe me të gjithë ata që kam mundur të lidhem, më thonë se jetojnë mirë. Mendoj se ata që kanë qënë fëmijë atëhere, kanë arritur t’i kapin ato vite të humbura, më shumë se ne të tjerët.
– Si vendosët që të arratiseshit?

Kur Klementi u kthye në shtëpi, pasi kaloi një periudhë në hetuesi dhe më pas në spitalin psikiatrik të Elbasanit, e biseduam gjatë mundësinë e arratisjes. Unë dhe Zamira hezitonim dhe e kishim të vështirë t’i linim prindërit pas. Prindërit ishin plotësisht dakord me Klementin. Babai veçanërisht, mendonte se pas vdekjes së Enver Hoxhës gjërat do të ndryshonin dhe do të ribashkoheshim. Në fakt, kjo kishte qenë historia e regjimeve diktatoriale gjetkë. Babai na thoshte gjithnjë se me vdekjen e diktatorit vdes edhe diktatura. Ishte Klementi që nguli këmbë për arratisjen dhe sidomos që nga janari i vitit 1983, e deri sa u larguam më 2 gusht 1984…
– Jemi pikërisht në momentin e arratisjes. Pse nga Saranda?
– Kufirin tokësor nuk e njihnim. Një pjesë e njerëzve që kishin tentuar të iknin nga kufiri tokësor ose ishin kapur, ose ishin vrarë në kufi. Rreziku ishte më i madh dhe probabiliteti i ndjekjes nga rojet e kufirit ishte më i lartë. Nga Saranda, veçanërisht në kohë të kthjellët, Korfuzi dukej shumë qartë dhe afër. Ishte një pikë e qartë referimi. Për më tepër, ato ditë zhvilloheshin Lojërat Olimpike Verore në Los Anxheles dhe njerëzit ishin pranë televizorëve për t’i ndjekur. Menduam se kishte më pak vëmendje ndaj të ardhurve në qytet.
– Ju notuat 12 orë në det në drejtim të Korfuzit. Vëllai juaj i ndier Klementi humbi jetën, ndërsa ju dy motrave u shpëtoi me sa di një jaht italian. Gabuat në përllogaritjet tuaja?
– Xhevdet, kur e mendoj tani them se gabuam në vlerësimin e distancës në raport me mundësitë fizike dhe faktorin psikologjik. Në vijë ajrore distanca më e afërt tokë-tokë është rreth 7 milje detare, rreth 12 kilomera. Është distancë e gjatë edhe për notarë profesionistë, jo më për notarë amatorë, sado të mirë që të jenë. Por ishte dëshira e fortë për të qënë të lirë që na bëri ta gjykonin atë distancë të përballueshme…
– Arratisja juaj është folur shpesh se është i denjë për një skenar filmi të Hollivudit. Dhe vërtet, ata që e dëgjojnë për herë të parë, habiten. Si do ta ndjenit veten duke parë në ekran jetën tuaj të luajtur nga të tjerë?
– Edhe unë edhe Zamira kemi folur mjaft për arratisjen tonë nga Shqipëria. Që kur ishim në Korfuz për disa ditë dhe më pas në Athinë u kontaktuam nga shumë gazetarë dhe më pas kur jetuam në Athinë nga gushti deri në dhjetor 1984, mësuam nga miqtë që krijuam atje, shumica grekë dhe disa shqiptaro-grekë, se ngjarja ishte mbuluar jo vetëm nga shtypi evropian, por në shumë vende të tjera të botës, madje edhe në Mongoli. Po ta shikoj në film… nuk e di … Varet ndoshta nga skenari, regjisori, aktorët, e të tjera… Varet se si do t’i kuptojnë dhe portretizojnë ata ngjarjen dhe personazhet. Nuk e di…
– Nga Greqia ju shkuat në Shtetet e Bashkuara. Si arritët deri tek ‘Zëri i Amerikës’?
– Diku nga fundi i gushtit apo fillimi i shtatorit 1984, kur ishim ende në Athinë me strehim politik, z.Frank Shkreli, atëhere Shef i Shërbimit Shqip, erdhi në Athinë me shërbim dhe na kontaktoi me propozimin për të punuar tek Zëri i Amerikës. Ishte së bashku me të shoqen, Vikin (Vitoren). Nuk iu përgjegjëm menjëherë pozitivisht propozimit, por i premtuam se do ta kontaktonim kur të mbërrinim në SHBA. Patëm menduar të shkonin më Belgjikë apo Australi, pasi kur ishim në Shqipëri ishin hapur fjalë se kishim tezen dhe dajën në Australi dhe një kushëri të parë të nënës në Belgjikë. Por njerëzit tanë në SHBA që e kishin mësuar nga shtypi këtë plan, na kontaktuan menjëherë dhe na thanë se nuk kishim njeri në Australi dhe se kushëriri i nënës që kishte jetuar në Belgjikë, ishte vendosur në SHBA. Në dhjetor 1984 mbërritëm në Detroit dhe në mes të janarit 1985 kontaktuam Frankun. Pjesa tjetër tashmë është histori e njohur.
– Ju dilnit me zërin tuaj tek ‘Zëri i Amerikës’, ndërkohë që këtu në Shqipëri kishit ende prindërit dhe një rreth të afërmish. A ju mundonte ky fakt?
– Jo. Zërin e Amerikës si Zë i Amerikës unë e kisha dëgjuar në shtëpi që kur isha fëmijë, kur prindërit dhe gjyshja e dëgjonin me veshin në radio. Më pas edhe unë dhe vëllai e motra e dëgjonim bashkë me ta. Nga fëmijëria më ka mbetur në mendje sigla e hapjes së programit, ishte një sinjal i fortë edhe kur e mbaje volumin e radios shumë të ulët. Kur vendosëm të largoheshim kontaktin me Zërin e Amerikës na i sugjeroi babai dhe kishim në plan ta kontaktonim, por Zëri i Amerikës u tregua më i shpejtë se ne.
– Si i kini përjetuar ngjarjet e dhjetorit 1990 në Shqipëri?
– Me shumë emocione. Që nga demonstatat në Sheshin Tien An Men të Pekinit në 1986 dhe deri në heqjen e telave me gjemba në kufirin e Hungarisë me Austrinë, në 1989, bota ziente. Kjo ishte e dukshme. Pastaj filloi rënia e diktaturave në Evropën Lindore dhe megjithëse Shqipëria ishte e fundit, rënia e diktaturës ishte e pashmangshme.
– Ju kini ardhur 9 vjet pas arratisjes në Shqipëri me një shërbim, gjatë vizitës së ish-Presidentit Xhimi Karter në fillim të shtatorit 1993. Çfarë kujton Isabela pas më shumë se 20 vjetësh nga ajo vizitë?
Presidentin Karter e kisha takuar edhe në Xhorxhia, në qendrën Karter në një konferencë ndërkombëtare. Historianët e vlerësojnë si një politikan të avancuar për kohën e tij. Ai erdhi me një mesazh paqeje në Shqipëri dhe u prit shumë mirë. Njerëzit kishin mësuar edhe grafikun e tij të ditës dhe dilnin herët në mëngjes për ta parë e takuar gjatë shëtitjes.
Më kujtohet konferenca e shtypit që ai dha, të cilën e ndoqëm bashkë. Në përgjigje të një pyetjeje për Kosovën që i bëra atëhere, ai dha sinjalin e asaj që ndodhi pas rreth 15 vjetësh. Ndoshta ne nuk arritëm ta kapnim atëhere, por kur e dëgjoj tani, mesazhi është aty dhe i qartë.
– Më pas ju kini ardhur sërish pas ndonjë viti në Shqipëri. Çfarë ju entuziazmon dhe ju dëshpëron nga ato që shihni këtu?
– Mund të them se jam natyrë optimiste. Më ka entuziazmuar gjithmonë avancimi i shqiptarëve. Është fakt që kur jetojnë në një organizim të mirë, siç janë vendet perëndimore, arrijnë majat e profesioneve të tyre në çdo fushë, nga politika e shkenca, tek arti e sporti. Rastet janë të shumta dhe lista do të ishte e gjatë, por mund të sjell si shembull, çfarë kam mësuar këtë muajin e fundit. Katër artistë shqiptarë punojnë në operën prestigjioze të Vjenës. Një numër i konsiderueshëm për një vend aq të vogël sa Shqipëria. Udhëheqja shqiptare duhet ta shikojë këtë dhe të krijojë kushtet që talentet e shpërdara nëpër botë të kenë dëshirën të kontriboujnë në Shqipëri. Mendoj se Shqipëria ka përjetuar dhe përjeton një “rrjedhje truri” tejet të dëmshme për shoqërinë shqiptare dhe vendin.
Demokracia shqiptare, megjithëse e brishtë, avancon. Demokracia është proces me karakteristika të ndryshme në vende të ndryshme. Çfarë nuk më argëton aspak në skenën shqiptare është shkëmbimi i batutave kryesisht në parlament dhe në forume të tjera publike, kush t’ia përplasë më fort tjetrit. Politikanët shqiptarë, pa përjashtim, duhet ta kenë të qartë se janë zgjedhur për të drejuar vendin dhe jo për shfaqje që ndoshta argëtojnë vetëm një numër të papërfillshëm të elektoratit. Jam po aq e sigurt se elektorati shqiptar po bëhet gjithnjë e më pak tolerant ndaj dështimeve të udhëheqjes shqiptare dhe më ekzigjent për rolin e saj.
– Sali Berisha u shfaq si simbol i ndryshimeve demokratike në këtë vend. Por me kalimin e viteve roli i tij u zbeh, për të mos thënë se është kthyer në të kundërtën e vet, sikurse e tregoi rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit 2013. Pse ndodhi sipas jush ky transformim?
– Nuk mendoj se Sali Berisha u shfaq si simbol i ndryshimeve demokratike në Shqipëri. Zoti Berisha doli si udhëheqës i lëvizjes demokratike pasi ajo kishte marë formë. Simboli i ndryshimeve demokratike në Shqipëri, për mendimin tim, është dhe do të mbetet vërshimi i rinisë shqiptare në ambasadat e vendeve perëndimore në Tiranë. Megjithëse, roli i zotit Berisha si President apo si Kryeministër ka vendin e vet në Shqipërinë pas komuniste, u mbetet historianëve, si kudo në botë, të bëjnë vlerësimin e kohërave me zhvillimet që ato kanë mbartur, si dhe të personazheve të tyre.
– Ju përmendët pak më parë gjuhën që përdoret në Parlament. Spikat në këtë fushë, pikërisht z.Berisha. Për të mos bërë një listë të gjatë, së fundmi para pak ditësh z. Berisha i tha në parlament kryeministrit Rama kryehorr. Si ju duket kjo gjuhë komunikimi?
– Krejtësisht e papranueshme për shumë arsye. Pikësëpari është etika parlamentare, sepse një shpërthim i tillë dëmton autoritetin dhe efikasitetin e parlamentit. Ngjarja që nuk është shkëmbimi i parë i këtij lloji në parlamentin shqiptar, vë përpara përgjegjësisë, në radhë të parë, kryetarin e parlamentit, i cili në zbatim të ligjit duhet të gjejë mënyrën më efikase që kjo lloj retorike vulgare të mos ketë vend të parlament.
Arsyeja e dytë, cili është Sali Berisha që nuk ka absolutisht asnjë lloj dogane kur i drejtohet një individi tjetër, qoftë ky individ jashtë parlamentit, qoftë anëtar i parlamentit, apo kryeministër? Me vulgaritete të tilla z. Sali Berisha u është drejtuar edhe njerëzve të tjerë, burra dhe gra, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një person që ka qenë në arenën politike shqiptare për më shumë se 20 vjet nuk duhet të harrojë në asnjë mënyrë se ai është në parlament dhe ai parlament është i popullit dhe populli e ka zgjedhur të adresojë nevojat e tij dhe të lartësojë imazhin e vendit në botë, aq më tepër që tani Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE. Nuk ka nevojë kush për deklamacione të tilla të shëmtuara. Populli pret të shohë dhe të dëgjojë diskutime konstruktive, me dobi imediate për të dhe për të sotmen dhe për të ardhmen e Shqipërisë.
Nëse ish kryeministri Sali Berisha pretendon se është duke e ndihmuar Shqipërinë, në fakt ai është duke e dëmtuar Shqipërinë. Populli i Shqipërisë ka më shumë se 20 vjet që po pret që të ketë një qeveri që t’i shërbejë atij dhe vendit. Skena të tilla janë esencialisht të dëmshme, ato krijojnë në imazh të turpshëm, jo vetëm për ata që përdorin gjuhë etiketuese vulgare, por edhe për ata që dëgjojnë. Nuk është aspak e tolerueshme as apatia e deputetëve të tjerë të pranishëm në sallë, apo nxitimi për të justifikuar krahun e tyre, në vend që të gjithë së bashku të vendosin një etikë parlamentare të standardeve të larta të komunikimit dhe respektit reciprok.
Së fundi, qeveria që fitoi në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, nuk duhet të sulmohet me një retorikë banale. Në qoftë se opozita ka fakte për shkelje si etike, ashtu edhe ligjore duhet të kishte zbatuar deri në fund ligjet kur ishte në fuqi dhe në qoftë se ajo mendon se atë që nuk bëri në atë kohë duhet ta bëjë tani, problemi duhet ngritur në përputhje me ligjin dhe në bazë të fakteve. E njëjta gjë edhe për palën në pushtet.
Përfundimisht, shpresoj të mos shikojmë një shkëmbim tjetër të tillë.
– Nga intervistat që ju u kini bërë politikanëve të Tiranës, si e shikoni evoluimin e tyre dhe shkëputjen nga mentaliteti i së kaluarës?
– Nuk kam parë mangësi në qendrimin e tyre në raport me demokracinë. Besoj se të gjithë e kanë shumë, shumë të qartë se nuk ka kthim mbrapa. Shoh më tepër një tendencë për të marrë meritën për sukseset dhe për të fajësuar kundërshtarin për dështimet. Demokracia është një proces i vështirë, por vende të tjera, aleate të Shqipërisë kanë punuar shumë para saj për demokratizimin e vendeve të tyre. Shqipëria ka fatin e madh të ketë në krah të saj Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Politikanët shqiptarë duhet ta kuptojnë dhe ta shfrytëzojnë eksperiencën amerikane. Ndryshimi është se ata që hartuan Deklaratën e Pavarësisë amerikane dhe Kushtetutën e shtetit të ri, ata që morën përsipër të drejtonin këtë vend në fillimet e tij ishin vizionarë që vunë interesat e vendit mbi interesat e tyre. Këtë politikanët shqiptarë nuk e kanë bërë ende.
– A vërehen paragjykime aktualisht në administratën amerikane ndaj krahëve të ndryshëm të politikës në Shqipëri?
– Jo, aspak. Shumë diplomatë të lartë amerikanë e kanë bërë të qartë, se është populli shqiptar që ata mbështesin fuqimisht; një nga popujt më pro-amerikanë në botë, e ndoshta më pro-amerikani. E kanë thënë qartazi dhe prerë se nuk mbështesin donjë krah të politikës shqiptare, por proceset demokratike në Shqipëri. Qartazi dhe prerë ky qendrim u është bërë i ditur politikanëve shqiptarë edhe në bisedat e tyre me dyer të mbylluara.
– Si është konsiderata në SHBA (pra në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit) për qeverinë Rama, pas refuzimit të armëve kimike të Sirisë. A ka pritshmëri pozitive për këtë qeveri?
– Është thënë disa here nga zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit se përgjigja e Shqipërisë ishte korrekte, se e kishte të pamundur të ndihmonte në neutralizimin e armëve kimike siriane dhe se kjo nuk ndikon negativisht në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ata janë shprehur se mund të ketë raste të tjera në të ardhmen që Shqipëria të japë ndihmesën saj.
– Dikur, në kohën e rënies së diktaturës dhe ardhjen e demokracisë ‘Zëri i Amerikës’ ka patur një rekord dëgjueshmërie në Shqipëri. Me kalimin e viteve kjo dëgjueshmëri ka pësuar rënie. Me se e lidhni këtë dukuri?
Me zhvillimet politike në Shqipëri.
– Cila është ngjarja që ju ka shkaktuar më shumë emocion në punën tuaj si gazetare e ‘Zërit të Amerikës’?
– Është shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj nga Shtetet e Bashkuara. Rreth 30 minuta para programit të orës 18:00, Departamenti i Shtetit publikoi deklaratën e Sekretares së Shtetit, Kondoliza Rajs, të cilën e përktheva menjëherë, së bashku me një kolegen time, dhe e transmetuam në atë program.
– Faleminderit, Bela, për këtë bashkëbisedim të sinqertë me gazetën ‘DITA’ dhe mirë u dëgjofshim!
– Faleminderit ju për këtë mundësi që më dhatë!
* * *
Arratisja në “Diellin” e tetorit 1984
Në vitin 1984 titulli hapës i faqes së parë të numrit 14 në gazetën Dielli fliste për aktin e dy motrave Zamira dhe Isabela Islami, të cilat kishin kapërcyer detin me not dhe kishin kaluar në Korfuz. Motrat kishin shpëtuar, por vëllai i tyre, Klementi kishte humbur jetën. Dielli përshkruan aventurën e dy motrave nëpër dallgët e detit, aventurë që kishte zgjatur 12 orë dhe humbjen e vëllait, Klementit:
“Që të tre notuan pranë njëri tjetrit gjer në afërsi të Korfuzit, por atje nga korrentet e detit, e humbën njëri-tjetrin. Zamira dhe Isabela u gjetën dhe u muarën nga një Jaht Italian, i cili i çoi në Korfuz. I vëllai, mjerisht nuk u gjet dhe nuk dihet se si përfundoi fati i tij. Të dy motrat dhe i vëllai e kishin bërë me kohë planin për t’u arratisur nga Shqipëria dhe kur u erdhi rasti i volitshëm, kur shkuan në Sarandë për pushime, e vunë në zbatim. Arratisja e guximshme e Zamirës dhe Isabelës u lajmërua nga Agjensitë dhe gazetat e shumë vendeve të Botës. Gazetat botuan me tituj të mëdhenj hollësirat e arratisjes dhe intervistat si dhe fotografitë e dy vajzave shqiptare. Dielli shfaq shpresën se për zonjushat Zamira dhe Isabela do të shkruajmë sërish. Për tani kufizohemi vetëm duke i uruar që t’i marrë fati për mbarë…”/ Dalip Greca

Nuk e dija se te internuarit kishin te drejte per pushime ne sarande,
Keni te drejte,te internuarit raportonin dy here ne dite prezencen e tyre ne vendet ku jetonin.
Sidoqofte pershkrimi qe ben zonja Izabela Islami duket i besueshem,per mua.
Respekt maksimal per keto “perla unike” te vajzerise shqiptare.
Eshte e vertete se kur ka rregulla loje te pastra shqiptaret arrijne majat.
Kur s’ka rregulla sikurse ndodh ne Shqiperi, (rasti Bare-Karcini) ka vetegjyqesi e prodhuar nga Pisat Politikane.
I paharuar Kujtimi i Klement Islamit,qe mbeti i pavdekshem duke shkuar drejt sublimes, gjese me te shtrenjte qe ka njeriu LIRISE!
Ne kete histori ka tre elemente kryesore:
E para:
Eshte guximi dhe trimeria e ketyre njerzve qe per tu larguar nga ai vend vune jeten ne rrezik.dhe eshte per tu lavderuar dhe krenuar.
E dyta:
Eshte per tu ardhur keq se ne luften kunder “komunizmit shqiptar” eshte nderrmarre nje ofensive pambarimisht agersive.Fakti qe antikomunste extremiste deri ne cmenduri si E.Biberaj dhe Fran Shkreli i kane prishur pune jo vetem Shqiperise por dhe vete Amerikes viktime e te ciles ka rene dhe I.Islami.Shqiperia eshte sulmuar sikur te ishte vendlindja e Marksit,Stalinit dhe sikur te ishte qendra e komunizmit boteror dhe jo ne vend i vuajtur dhe i terrorizuar nga nje rrethim dhe embargo 50 vjecare nga Athina,Beogradi qe mbeshteteshin me llogjistike nga Moska dhe Washingtoni ne kohe te ndryshme.U harrua se Shqiperia ishte i vetmi vend qe sfidoi Bashkimin sovjetik ne bazen e vlores dhe daljen nga traktati varshaves qe u prit me indiference nga bota perendimore.
e treta
Duke pare se Shqiperia sot eshte kthyer ne nje vend jashte cdo parametri demokratik,ku drejtesia bashkpunon me krimin dhe politika eshte shendrruar ne biznes keto lajme me Isabela dhe harabela nuk bejne me pershtypje.Ne nje kohe qe sot vriten shqiptare perdite si ne Siri dhe lajmet ngjajne si buletine lufte e zbehin kete histori hollivudiane te arratisjes se 1984.
jam shume dakort me komentin tuaj,i nderuar Viktor.
Ashtu thua ti more Diell se komunizmi iu kishte bere lepuj vetem kur ngordhi e morret besh se cfare tigri prej letre ishte
me viktora (fitimtare) si ty u be shqipria sic asht tani shko mbytu me nje luge uje o viç
Eshte e pamundur te jene arratisur pa ndihmen e zotit Ilir…
ne rrefim ka shume gjera te pasiqerta. a ishin te internuar apo jo? i internuari paraqitet çdo mbrembje dhe nuk kishte te drejten e pushimit jashte vendit te internimit. tjetra eshte pyetja: si i kishin marredhenit me shoket e sigurimit? p.sh. te mira, te keqija, i donin, i urrenin, etj.
besniku i partise ke betur o besnik breg mavria edhe pse partia te eshte bere kerme
Qe te jene arratisur nga Saranda per ne Korfuz eshte pak e çuditeshme se deri ne 90-en nuk kemi degjuar ta kete kaluar distancen me not.Ndermjet Sarandes dhe Korfuzit ka disa rryma shume te forta dhe te ftohta.
Nje djal gjirokastrit qe ka tentuar,humbi pa nam e nishan,qe ishte i fuqishem dhe thone se u lye me graso qe te mos ndikonte uji mbi lekuren.
Ne Korrik – Gusht ne Sarande ne ato kohe nuk e vinte re kush ne se kishe vajtur per pushime a per tu “arratisur”.
Per tu arratisur pika me e afert me Korfuzin eshte Butrinti,kurse nga saranda eshte dyfishi.
Po qe te venin ne Butrint duhej Leje – Kufitare ,gje qe motrat Islami nuk e mernin dot.
banija baresha ka te drejte prandaj vane delet e mija
ESHTE KOHA TE HAPPEN DOSJET
Tregim fantastik, paska shkruar Kadare edhe romanin “Spiritus” mbi kete histori.
A eshte e vertete nje histori e tille?
Ne Sydney ne 2008 Michael Williams, 39 vjeç, notoi per 12 ore per te arritur bregun, pasi varka e peshkimit u fundos. Sipas espertit shkencor qe studion mbijetesen e personave ne ujra te kripura ne rastet e avarive apo fundosjes se varkave, Steve Willis, ekzistojne shume pak raste te mbijeteses se njerezve kaq gjate ne ujera te kripura, pjesa me e madhe e personave ne keto kushte humbin jeten ne pak ore. Mbijetesa e Williams ka qene e jashtezakoneshme.
Sipas studimeve te bera, ne nje temperature uji prej 10°C njeriu vdes brenda nje ore, per temperatura deri ne 20-25°C mund te jetoje jo me shume se 4-5 ore.
Ne 11 tetorin e 2012-tes Beppe Grillo, i levizjes 5 yjet (5 stelle), kaloi me not ngushticen e Mesines 2,8 km ne nje ore e 14 minuta. Per kete nuotim u pergatit rreth gjashte muaj, ishte i veshur me tuta subacque dhe tere trupin e lyer me nje graso speciale qe perdorin subacquet.
Banda e Xhevdet Mustafes ne 1982, i financuar nga CIA, u nis nga Brindizi dhe zbarkoi ne plazhin e Divjakes, ku edhe gjeti ate qe meritonte.
Le ti kthehemi historise kaq prekese te motrave Islami nga Çekrezi i Lushnjes.
Pa ditur mire not (ne Çekrez zhvillohet campionati i notit) kane mundur te notojne per 12 km, duke notuar per 12 ore ne det dhe kane arritur te mbijetojne.
Me siguri, para se te hynin ne det, jane lyer me graso per te perballuar qendrimin ne uje te kripur dhe duke qene se ishin tre, duhet te kishin me vehte edhe tre-kater kile kutia me graso. Askush nuk i ka pare.
Eshte koha te hapen dosjet, edhe per keto perralla me mbret. Ajo qe me la mbrese nga kjo perralle e romanizuar nga Kadare (ju kujtohet artikulli ne kete gazete: Horret e Shpellave?) eshte koha, viti 1984, ne prag te vdekjes se Enver Hoxhes.
Ne artikull permendet Zef Shkreli dhe lihet ne harrese ai i verteti i kesaj historie e te tjerave qe po pesojme: Elez Biberaj.
Bela Islami eshte mire te heshte deri sa te hapen dosjet. Ne se do te jete e sinqerte, duhet te na rrefeje te verteten e arratisjes se saj.
Ja dhe si cdo here ,doli zheniu i komenteve qe di gjithcka .
Zakonisht vetem …ata si kjo kane pergjigjen per cdo gje .Para se te harroj ,desha te me hiqni nje kuriozitet ,nqs mundeni
Jeni femer ,apo eshte nje deshire qe ju ka ngelur e parealizuar ? Sidoqofte pergjigjia ,une jua kam thene ,ndjej keqardhje per frustrimin tuaj .
Keni realizuar ndonje objektiv ne jete ,Besiana ? Keni provuar te dilni mbi dhe kunder te gjithve ? Mendon se nje jete internimeve ,punet e sforcuara qysh ne klase te pare {qysh ateher na dergonin ne koperative ,degjonim vetem ‘armik puno”} nuk u jepnin fuqine e duhur ? A nuk mendon se urrejtja e syve qe te shikojne nuk te jep fuqine e duhur te ikesh larg nga kta barbare ?
Kam pasur nje mik familjar ne ate fshat …ishim miq ideologjik .Nuk i dhane te drejten e studimit .Kapi fijet e korrentit .Zgjodhi te vdiste .Kte se kupton dot ti njeri i vogel .Kto motra zgjodhen te vdisnin ,nuk i beren llogarite kaq holle sa grasoja dhe stervitja e juaj qe ngjason me jarget e kermillit qe ndyn cdo gje ,sepse vet eshte nje qenie mediokre .
Nejse ,ajo ktu po flet per dicka tjeter ,por smira ,ai miku qe nuk ju le te shikoni
urrejtja e vetmja gje qe ju kane edukuar nuk te le te jesh e qarte .
Besiana ,ky vend eshte ende ketu ku eshte sepse ka shume si ty dhe pak si motrat Islami !
DREAM, DREAM !
Ndryshe nga ti, qe paske notuar ne balte, une kam njefare experience, edhe pse ty te shkakton dhimbje.
E kam sqaruar edhe me poshte dhe po shtoj edhe nje gje tjeter qe ti nuk e di:
Per nuotime kaq te gjata, naten, duhet te notosh ne shpine dhe te kesh gjithnje nje pike orientimi, se ndryshe mund te kthehesh pa e ditur nga pikenisja.
Prandaj ta perseris edhe nje here: TE HAPEN DOSJET !
Ti je shume ndryshe nga une ,per kte ke te drejte .
Jo te gjithe jane te afte te notojne ne balte,sepse preferojne te jetojne ne balten e ndergjegjies ….ops me duket se e ke me faktin qe je ‘enciklopedi” …por une nuk jam shume e interesuar mbi rekordin e Grillos ,apo si dhe kur e kane blere grason …te kam thene ,nuk jam tip i biografise ,dhe asqe rrjedh nga geni i dosjeve .
Mos me spjego e dashur ,dhe si kane notuar sepse per mua mjafton qe arriten te notojne ,qe paten guximin te notojne ,do me mjaftonte dhe qe e menduan .Ti ne ate kohe …duartrokisje partine .Imagjinoje te ishe si Lenka Cuko .Ai notimi i tyre ,po te cmend .Ne qe mbijetuam ,o zot
cfare po ju ndodh .
Dhimbje ? Jo e dashur ,nuk eshte dhimbje …dhe aq me pak mund te ma shkaktoj nje si ty .Kte do ta spjegoj ndonjeher tjeter .
Dosjet do hapen …..sepse u duhet te mbajne pushtetin
do diskutohet se shpejti per kte .
por uroj qe te mos presesh te kerkoj falje Bela sepse u arratis nga fanari i juaj ndricues ….sepse ndoshta me apo pa graso ja doli …me apo pa llogarite e tua prej ciniku ,
eunuk i demagogjise .
NORMALITETI ME TY ESHTE NJE OPTIONAL
Per ta plotesuar mendimin tim, po te shtoj edhe nje tjeter fakt: ne kufirin bregdetar nuk mund te kalonte nje mize, sepse ishte i mbuluar teresisht nga sistemet e radareve, te projektoreve çdo dy tre ore, te posteve fikse te survejimit ushtarak. Pastaj pas ores kater te mengjezit erresira fillon ti lere vendin drites dhe Bela qe “notonte drejt lirise” do kapej nga motoskafet e kufirit apo edhe mund te asgjesohej.
2 gushti i 84-tres duhet te konsiderohet fillimi i zhberjes se Shqiperise nga bandat serbo-malazezo-amerikane e shqiptare te aktivizuara nga tradhetari Ramiz Alia me shoke e shoqe si Bela.
“Eshte kafshate qe s’kaperdihet o vella…. e verteta” kendonte me vargje nje nga te vetri tane.
Kam kerkuar ne shume arkiva dhe nje lajm te tille nuk e kam gjetur, kushedi perse. E shoh te botta vetem nga nje tjeter kooperativist si ti e Bela, Dalipi i Grecajve me DNA (si ti) elezbiberjane.
Po te kursej Oksford Dictionary-n qe te mos lendohesh me tej, ti brushtull e kakareçte e brigades se pularise te Çermes heroike
INJORANCA E JUAJ NUK PERBEN ARGUMENT!
Ne 84 kishte rene vigjilenca juaj proletrare ,ishit ne krize per buke ,ju kishin ngelur vetem morrat dhe armet ,qe ne fakt i perdoret per te vrare njeri tjetrin .Ne fakt ne 85 ,stergjyshja ime qe ishte tashme nje plake thuaj 80 vjec tha : Bij rrini rehat ,se dhe 5 vjet jete i kane ngelur morracakeve te kuq ,pastaj do marrin malet per buke’ [nuk kishte asnje klase shkolle ,por arriti te lexonte ju te dallluarit e marksizem leninizmit}
dhe ne fakt moret anijet teneqera si fis zulu
cuditet nje bote te gjithe ,ju te fanarit ndricues
E verteta ??? hahhahahahahhahahhahaha
Si spjegohet ,shoqja Besiana ,moj femer e parealizuar ,si spjegohet qe jua hodhi Biberi ,Enferri ,Berisha ??? Po ju ishit kaq e squt ,kaq te lumtur …pse moret boten nga syte kembet dhe nuk u mbylllet ktu te bunkeri ,te hanit presh dhe te riprodhoheshit si minj ?
Mos u ngaterro me Oksfordin ,se ajo eshte klasa ime …me “cudit” me rrezikun anglo amerikan …ajo eshte sera juaj ,shoqja Lenka!
Sapo jua thashe ,ato si ty nuk me lendojne
me japin mundesi tu tregoj se te akuzuarit jeni ju …gjithashtu ti jap te drejte dhe Ainshtanjit
kur deklaronte qe : Universi mund te kete dhe kufij ,por budallalleku njerzor jo !
Ah o njerez! Ne flasim nga nje divan i me pc ne preher e as qe e kemi idene se çdo te thote te mohojne lirine, te perdhosin, te torturojne e te jetosh i pergjuar gjithe jeten.
Doja te shikoja, t’ju terrhiqnin zvarre nga jorganet e ngrohte ne zemer te nates , t’ju vinin te punoni tokem per 9 vjet rresht, e t’ju shtypnin cigaret ne trup. E pse? Sepse shprehet nje mendim.
Ah po njerez si ju jane ata qe thone ju nuk duhet as te mendoni.
Nuk dua te vazhdoj, me njerez si ju eshte humbje kohe.
S’e pertypni dot qe Bela me Zamiren ia doli mbane e ju lepinit i by..en deri ne fund shokut Enver.
Sa ligesira qe lexoj nga keto komente. Sa te mjere e agresive paskemi qene ne shqiptaret.
Isabela, Zamira,Klement, e shume e shume te tjere (mos harrojme festivanin e ’74 ne mos gaboj qe Sherif Merdani e e tjere u burgosen per 20 pse kenduan) jane per t’u kujtuar e per t’u marre shembull.
Nuk dua te vazhdoj, me ju eshte humbje kohe. Jeni shume te mjere e te ngushte ne zemer. Sidomos ti besiana.
zoti/zonja Besiana Gushi
Jeni nje nga komentuesit/et me enciklopedist ne forumet on line dhe shpesh here ju lexoj me vemendje dhe ndonjehere beni gabime te pafaleshme.Per shembull per hapjen e dosjeve jeni pambarimisht te vonuar sepse edhe nese hapen atje do gjeni sutjenat e Argites ose kellefin e Shkelzenit.Persa i perket nje personazhi te Zerit Amerikes nuk e ka emrin Zef por e ka Frank Shkreti dhe eshte per tu habitur se shkruan te nje gazete kritika ku sulmohet qeveria e re ne ate menyre qe nuk do guxonin as ekstremistet serbe apo ultrasit greke.Ky nen pseudonim Vezhguesi duhet te survejohet dhe te ndiqet penalisht per poshtrim te Qeverise dhe per thirrje terroriste per rrezimin e Edi Rames me dhune.Ja cfare shkruan ky serbofil me gjak te helmuar.
%%%%%%Ti kthejmë moralin Kryeministrisë (të shkarkojmë përbindëshin)
Postuar më: 06-02-2014 | Ora: 23:20:30
…….Rekordet imorale të Edvinit jane të papërceptueshme për atë nivel shtetërorë që ai ka (po kolaps precedentin historik të njerëzimit për figurat shtetërore), asnjë kryeministër në planet nuk ka “biografinë” e tij. ….
Do ishte interesante nje pergjigje juaj per kete “vezhguesin” serb te gazetes kritika.
ALBAN
Ke te drejte quhet Frank, por edhe une kam te drejte: quhet Shkreli dhe jo Shkreti ! Edhe fshati nuk quhet Çekrez por Çerme .
Ndersa per Vezhguesi F., ai shume mire mund te pergjigjet vete, por kam pershtypjen se nuk eshte ky, sepse eshte mbase i vetmi qe ben komente te drejta e te pastra.
Mbase flet per ndonje tjeter: gazeta kritika ? Spjegohu me mire ku, kur dhe ne cilin artikull?
gushi faleminderit per repliken
“vezhguesi” te gazeta kritika eshte tjeter dhe “vezhguesi F” qe komenton ne kete gazete nuk eshte i njeti person por thjeshte rastesi.Ideja ime eshte qe hapja e dosjeve ne Shqiperi eshte komedi pasi jane pastruar dhe do kohe te gjenden ne menyra te tjera.Nqs shteti amerikan do te vendose rregullin dhe demokracine e vertete ne Shqiperi mund ta beje brenda 24 oreve duke nxjerre ndonje dosje te tij “nga menget” por le te shpresojme
Me kete rast mbasi ra fjala per komentuesin F kam respekt per komentet e tij brilante.Sidoqofte e leme hapur diskutimin
Kurse per kete komentuesin DREAM duket qe eshte nga ato ish komunistet ekstremiste qe u kthyen ne antikomuniste skizofrenike dhe te rekomendoj mos repliko shume me te se prish nervat dhe harxhon kohen kot.Tung !
Alban !
Me ne fund e gjeta dhe lexova shkrimin ne fjale.
Eshte thjesht nje gazete anonime, qe flet me vehten, nuk mund te besh komente. Pastaj pashe edhe surratin e Frak Shkrelit.
Pergjijga me e mire eshte ti leme te kavardisen ne qelbin e tyre dhe kaq.
ja dhe emri besiana qe fsheh prejardhjen serbe
na hiqet analiste po mbiemri gushi mos eshte shkurtim kuqalashi?
MALUA = KLEMENTI !
Nuk paske ngordhur Keli, u bere gjalle. Mos u merzit shume se do te te gjejme ku banon e nen cilin emer fshihesh. Eshte nje premtim qe ta bej me solemnitet.
C’eshte kjo makine shirrese llafesh ?!
Nuk ka Cekrez ne Lushnje. Nuk jane zhvilluar gara noti te gjata,me perjashtim te atyre ne pishinen e qytetit,etj e tjere
edhe gushekuqja te njejtes vrime i bie shpreson te ngjallet stalini
Kam jetuar dhe shpesh here kam qene tek Kampi (i thoshim Cerme e vogel ose thjesht kamp. Me lidhte puna. Kane qene te internuar. Te dyja keto ishin vajza te mira, Keli ishte mjaft pordhac. Shume gjera mbaj mend nga ajo Cerme e Vogel por nuk deshiroj te flas. Vajza e intervistes thote te vertetat por jo qe te gjitha. Arsyet ajo i di vete, pse.
nuk e dija se dardani kishte arritur deri ne lushnje, i zoti shume, per serbet punoje apo per hoxhen ne sherbim te titos?
Besiana ! ne ate kohe ne Tirane u mor vesh kjo ngjarje por u aludua sikur ishin vajzat dhe djali i Sadik Bekteshit , te ishe i internuar nuk do te thoshte izolim total siç genjehet por me leje levizje nga vend banimi , tjetera eshte i debuar nga X qytet apo fshat qe ishe i lire te levizje kur te doje e nga te doje perveç banimit qe ishe i privuar , nuk mund te flas me shume per kete zonjen qe sot mora vesh kush qenka se e degjoja tek zeri amerikes si dhe shokun tim te punes qe u arrratis qe te jepte pershtypjen e nje merhumi si A.Lulushi , dosjet nuk hapen se nuk do USA si duket .
Xhaxhi Mergimtari …ouuuu miresenaerdhe ..kisha kohe pa ju lexuar ,thashe se mos kushedi ….
Nga mezi i Tiranes ,dike sa te drejta paskemi pasur ?? ti me qorodit sa here ju lexoj
Firmosnim gjagji ,o gjagji FV ,merrnim leje te kryetari i keshillit ,dhe neve na eshte mohuar dhe per varrosjen e te afermve .Dok.Kauri qe guxonte te na jepte ilace dhe ndonje flete shtrimi ,konsiderohej “armik” …saqe nuk shkonim me ,sepse do e pesonte dhe ai .Gjagji FV ,me tregojne qe kane varrosurr foshnjat ne oborrin e shtepise , kemi luajtur me dheun e tyre ne te mbijetuarit e tjere .Po sigurisht ,ti nga mezi i Tiranes ,kaloje ne orgazem ,kur te vendosnin shallin e pionerit …enderroje te zbuloje armikun ,te ishe sigurims i suksesshem si babi dhe gruan ta kishe te ndershme …nga biografia …ta siguronte partia .
Po fol mor burre ,fol …fol per kte Zonjen , keni 70 vjet qe po flisni .Keni 70 vjet qe po vrisni .Te jepte pershtypjen e nje merhumi ??? Dikush aty me lart e quan ‘pordhac” ….po cfare do flisnim me ju ??qfare do diskutonim ?? realizimin me sukses te planit te preshit ,fanarin ndricues apo Zhevqet Musarain ???
Po heshtni mor derra te biografise ,heshtni .Se ju idiot keni lindur dhe sa tu skadoje ora biologjike idiotizma do flisni !
Eshte karvani i gjate i morit te kuq,qe i teri qe i tredhur nga
pederasti,aratisjen e quanin cudine e madhe te kesaj bote dhe
tratheti kunder pederastise .Vetem dosjet ju japin argumenta,per
keto trimerira te ketyre vajzave shqiptare ,Kjo race eshte shemterija
me e ulet e krijeses njerezore.Kjo race e peshtire eshte e mbuluar
me dosje te hapura 40 vjet rresht pas nje pederasti Gjirokastrit na
kerkon dosjet e mbyllura,qe i krijuan vet me te gjitha llojet e krimeve
me te ndyra njerezore.Ju kerkoni c far te doni tek ky popull,ju
trimerira nuk do te beni kurre,pervecse nje Ndyresi te madhe sic po
vazhdoni ta beni.
NJE SHTESE TE VOGEL KOMENTIT
Qe eshte gesjeshter arratisja nga Saranda per kete jam e sigurte. Rreth 1978-tes kam qene me nje grup ekskusrsionistesh te Universitetit te Tiranes ne Sarande. Perfitova nga fakti qe aty banonte nje i afert i imi. I kerkova te benim nje shetitje ne darke ne lungomaren e Sarandes: me thane eshte e pamundur se pas nje fare ore ishte e kontrolluar nga rojet e kufirit. Llogarit tani kja Islamja me dy te tjere te kete levizur e lire ne bregdetin e Sarandes, naten!
Ikja e tyre sigurisht ka qene e organizuar ose nga sigurimsat e Ramiz Alise, duke qene se ishte fundi i Enverit, per te percjelle mesazhin serbo-malazezit Biberaj per te planifikuar “Podgoricen”, ose CIA qe me duket me pak e mundeshme, ose ne bashkepunim, me kete gjetje kaq te trashe.
E permenda zbarkimin e Xhevdet Mustafes per te kujtuar qe Divjaka ishte e mirenjohur si vend zbarkimi dhe ngarkimi te ketyre llogjeve te shoqerise tone. Pastaj periudha 1984 e me pas.
Per femra notare kujtoj ne Shkoder vetem dy femra: njera quhej Beta dhe tjetra Jozefina (larg qofte jo Topallja) dhe ishin notare jo vetem te bukura por edhe te shkelqyera, gjithmone ne ujrat e embla te pandotura te liqenit shkodran.
Te qendosh ne uje aq gjate i di mire demet qe peson trupi, veçanerisht kur duhet te levizesh duart dhe kembet, arrin nje moment qe dhimbjet jane aq te forta sa mund edhe te leshohen ne destinimin e fatit, gati nje prelud i vdekjes se sigurte.
Merhum duket se ishe ti o mergimtar pas te vjelave qe ike kir te ngordhi ustai e nuk kishe kujt ti sherbeje
O ti qe e quan veten mergimtar sot se dje me siguri ke qene spiun lulishtesh z. astriit atehere besoj nuk te ka llogaritur as pe kafshe e jo per njeri
Ndonese duket sikur ka boshlleqe ky tregim, por perseri mendoj qe ishte fati qe i nihmoj kto motra te arinin ne Korfuz ! Po te mos ishte ai jahti per te cilin flet Bela, shum frik kam se nuk do ja dilnin dot, ashtu si vellai tyre! Nje vendim i krisur me kembnguljen e vellait 19 vjecar qe mosha ta “ndricon”! Kush guxon, o humb o fiton dhe kto i provuan te dya ! Isht viti 84 dhe ate koh pati nje leshim e nje far zbutje pasi ishin qeruar hesapet me “armiqt” e brendshem dhe “tashgimtari” i ardhshem ish vendosur Pra ka mundesi qe kto vajza paten mundesin te shkojn ne Sarand dhe Korfuzi i “madh” ju duk si i kapshem per vendimin qe kishin mar ! Nje vendim qe dikush qe e njeh cdon te thot te notosh 12 km nuk do guxonte te merte sado “afer”te duket ishulli! Un keshtu mendoj se ka ndodhur dhe kto vajza qe rezikuan aq shum gje qe vetem njerez te rall e kan kte kurajo ,merituan jehonen ,fatin qe i shperbleu por edhe mesimin qe ne duhet te marim qe te mos vazhdojm te jemi viktima e dele te atyre qe na mashtrojn ,dhunojn ,vjedhin e na varferojn ………..
Kete histori e kam degjuar edhe une dhe qe i vellai nuk arriti tja dale.
Por hapja e dosjeve, do te skarcoje shume politikane te sotem, qe sot perbetohen ne emer te demokracise dhe te te drejtave te njeriut, biles kjo kategori, per tu bere sa me te besueshem, shajne me shume diktaturen dhe Enver Hoxhen.
Heroizmi i ketyre dy motrave ishte se ja dolen te aratiseshin dhe qe diten te zgjedhin diten kur nje eveniment sportiv, i kishte futur ethet shqiptareve.
Por ti lejme keto lloj heroizmash, heronj quhen ne cdo gjuhe te botes, ata qe japin edhe jeten per atdheun e tyre.
Atyre qe arriten te aratiseshin u lumte qe ja dolen dhe kaq.
Horro , me sa kuptova Besiana ka te drejte edhe shkencore ne ato qe thote . Ideja eshte qe keto varzat as kane qene ne Sarande dhe as jane nisur nga Saranda . Keto jane nisur nga laguna e Lushnjes dhe ka mundesi shume qe “ai motoskafi” italian , i ka gjetur pikerisht ne Lagune dhe jo ne Sarande ! Inskenimi i arratisjes se tyre i atribuohet Ramiz Alise dhe klanit serb te Elez Biberajt , sepse Ramizi inskenoi edhe “arratisjen” e Familjes Popa tek Ambasada Italiane disa vite me vone ! E qe ta myllim ket “histori trimnie” le t’iu urojme ketyne gocave : “iu lumt dafllaku , se i boni heroina” , por se te kujt na nuk dina me i vu emer !
Llesh , shume here shkenca gabon ,
mjafton te shikosh juve dhe teorine e evolucionit .
Jeni deshtim total i cdo shkence dhe teorie njerezore .Jeni arsyeja qe duhet legalizuar aborti .
Erdhi motoskafi ne Lagune i mori ? Vellai vdiq ne motoskaf ? Mbijetoi hetuesise {xhelateve} psikiatrise ,por R.Alia dergon motoskaf dhe ky vdes ??
Po kte punen e “dafllakut” , ta ka spjeguar mami ,apo eshte eksperienca qe te flet ? Jam e sigurt qe do jene te dyja bashke .
E megjithate ,ato jane atje ku jane ,sigurisht dicka beren me jeten e tyre …ti si LLesh ke jetuar …dhe LLesh do vdesesh …konsumues i kote oksigjeni !
Derr-ham : punetor e bir puntoresh qe ne mes te Tiranes kam punuar dhe pa buke ne nje vend pune qe ti nuk e imagjinon per tmerrin nga ana shendetesore , bemat e krimet e komunizmit i kam provuar mbi shpine qe femij por fale biografise se te afermve te nenes nuk pashe deren e Spaçit qe ne klase te 8-te , une qe te tregoj si veprohej nuk i pergjithesoj sepse ne ate kohe ligji behej per me te dobetin , Sh.Peçi e Rr.Dervishi kishin niper te arratisur por ishin te pa prekur dhe udhehiqnin me Enverin e Mehmetin , per dijeni nusen e djalit dhe prinderit gjysherit e saj nga1944-a deri me 1990-en kam lindur e jetuar ne fushe-kenetat e Lushnjes , per dijeni im ate me 1953 beri 5 vjet burg per arratisje ( u denua 17 vjet dhe pse pa nenshtetesi shqiptare )
Gjagji FV ,je pinjoll i dikujt me nenshtetesi jo shqiptare ,i denuar per arratisje dhe me tregon qe ktu
ligji behej per me te dobtin ?
me tregon biografine e Pecit ,Dervishit ??
Si si e ke quajtur ? “qeverisje” ???
Je skllav xhaxhi FV ,je skllav qe adhuron xhelatet e tu .
Je derivant i riformimit te njeriut te ri .
Per djenine tuaj ,gjyshi im ka qene ne burg me babane tuaj ,nqs jane te verteta ato qe thua
vetem se ai nuk pati ulje denimi ,biles mori dhe denimin e dyte ende pa dale .
Te me kishe mua nuse djali ,dhe te dija qe shkruaje qeverisje per me te dobtin …do jua kisha blere fotoksinen pa oferte …
Bej shaka ,xhaxhi ,nuk i lejohet atyre si une te merren me nje si ty .Je fatkeqesi njerezore dhe rrezik shoqeror .Injekton injorancen dhe skllaverine …merhum i mjere !
O moj besiana gushi me kujton ato komunistet qe nderronin dikastere e qendra turistike per te huajt cdo muaj, kam degjuar. Po pse e quan ramizin tradhetar, sepse l a komunistet ne m..ut? Po prape komunistet e kane pushtetin, ti pse ankohesh, apo se u plake? Komunistet e rinj duan te reja tani, mesohu!
MALESORES ME BISHT NE…
Degjo ti malerore me bisht nder shale, me gjizen e plluç plluçeve te nje jete, Ramiz Alia u ka sherbyer serbo-malazezeveqe kur ka lindur. Askush nuk foli per komuniste e komunizem, qe ti me duket se e ngaterron me kooperativen bujqesore te karabusheve qe te kane pelqyer gjithnje.
Ramiz Alia eshte tradhetar I shqiptareve, sepse e la ne duart e serbeve Shqiperine, qe nuk ka qene asnjehere e tija.
Para se te shkruash (pake mesuar edhe te shkarravitesh) lahu aty ne mes me pak acid klorhidrik, po pak ama, se mund te te digjet bolleku qe ju afron malesoreve te tu.
Jam dakord me analizen a B. Gushi. R. Alia tradhetare dhe pasues i Enver Hoxhes diktatorit me te madh te kombit.
Sa me heroike qe te duket fasada,aq me intriguese eshte loja pas kuintave.Natyrisht jo te gjitha thuhen per konsum publik.Heroinat tona amatore na paskan kapercyer ylberin.Tregime te besueshme vetem per naive.
Shikoni se cfare “rastesish”: 1-E intervistuara qe ne fillim thote se opinionet e saj nuk shprehin ato te USA dhe VOA. 2-E intervistuara pyetet per S.B. duke u munduar ta ule dhe zbehe rolin e tij. 3-E intervistuara ripyetet me insistim per S.B. duke u perpjekur ta denigroje dhe akuzoje. Zonja e nderuar ka mundur te “arratiset” por nuk na tha asgje se cfare i ndodhi prinderve te saj. Me gjithe ate buje nderkombetare qe paska bere akti i tyre minimalisht prinderit duhej te kishin perfunduar ne burg. Por, o nene o nene!!! Pyetjes se gazetarit “A ju mundonte fakti se ju kishit te afermit tuaj ne Shqiperi kur flisnit ne VOA” “heroina???” i pergjigjet thjesht me nje JO!!!
Kjo do te thote se ose ndejnjat e dashurise per familjaret nuk egzistonte ose(ky duhet te jete varjanti i vertete) se VAJZAT ISHIN TE SIGURTA SE FAMILJARET NUK DO TE PESONIN ASGJE pra kishin marre garanci. Dhe ju doni te hapen dosjet. Dosjen e keni te hapur LEXOJENI
nuk eshte dhe aq qudi te notosh per 12 km sidomos naten,nje here kam notuar ne vaske per 12 minuta,kur dola ngaterrova deren me dritaren,dhe sikur te hapen dosjet neser,do jete e njejte me nje skene te nje filmi tone te vjeter.GERMO GERMO se QENIN e NGORDHUR do GJESH,do jete e njejta gje,perseris edhe sikur te hapen? do lexojme qe Pjetri vodhi lopen e LLeshit,ndersa Saliu pulen e Hamutit,pra shkurt,,,,,,,,,,,,,asgje me vlere per askend
Histori e ngjashme me gazetarin tjeter te zerit te amerikes Astrit Lulushi, i cili me duket (nese nuk gabohem) po ne kete vit u aratis me not nga saranda per ne greqi dhe, me vone perfundoi ne zerin e amerikes si gazetar, per te cilin gjate fillimit te demokracise u peshperit se ishte derguar me mision . . .
Me duket se po endemi neper kallamishte! Arratisje te bujshme ka patur nga cdo cep i shqiperise komuniste dhe sidomos nga veriu drejt YU te atehershme bile televizioni i beogradit ne rrjete te unifikuara( studio tv-titograd, studio tv-zagreb,studio tv-skoplje,studio tv-sarjevo dhe tv-ljublana) transmetonin intervista te te arratisurve ku ata shpreheshin lirshem dhe haptazi kunder regjimit te dull cenit dhe persekutimeve te luftes se klasave! Natyrisht propaganda jugusllave e perdorte si arme per te luftuar dullen por dhe per te hutuar popullsine shqiptare ne ato vise dhe mbajtur nen kontroll Jam i prirur ta besoj ate qe rrefejne zonjat edhe pse duket paksa me hije ne disa pika! Po te pyesni ne Shkoder ju rrefejn pa mbarim histori te tilla!
Qe kur Shkodra ndodhet ne bregun e detit si Durresi?
Shkodranet qe permend ti, qe kane folur ne TV-te e Serbise, kane ikur qe te gjithe nga kufiri tokesor, me e shumta ndonjeri ka kaluar Bunen me not. Gati te gjitha tentativat per arratisje kane perfunduar ne tragjedi per ata qe kane provuar.
Ne TV kane folur vetem dy vellezer shkodrane qe sot ndodhen ne Bronx e Staten Island te New Yourk-ut dhe jane ne ate listen e 386-teve te shpallur nga Ramiz Alia “armiq te popullit”. tung.
Diku nga fundi i gushtit apo fillimi i shtatorit 1984, kur ishim ende në Athinë me strehim politik, z.Frank Shkreli, atëhere Shef i Shërbimit Shqip, erdhi në Athinë me shërbim dhe na kontaktoi me propozimin për të punuar tek Zëri i Amerikës. (artikulli)
Histori interesante, ndoshta me ka shpetuar ndonje detaj…e pa e pargjykuar zonjen ne fjale. Si vjen ”shefi sherbimit shqip” nga Amerika dhe te propozon te punosh ne nje stacion me reputacion ne bote, sidomos ne ate kohe me rendesi te vecante per vendet komuniste. Nese donin nje update te mernin 1-2-3 intervista.
Ka pasur arratisje sporadike, e njerez qe kane perfunduar ne shume vende te botes; sic ka pasur dhe shqiptare te shkolluar, e Zeri I Amerikes nuk eshte nje institucion qe ”hajde direkt brenda, meqe dole jashte” Dy vajza shume te reja, drejt ne pune, tek Zeri… .
Sa per ”notin” besoj se vete fakti qe vellai humbi tregon qe nuk ka pasur pergatitje e motrat paten fat. Une mendoj se trupi i njeriut gjithmone ne rrethane ekstreme ka thyer rekordet konvencionale, cdo rast shihet ne merite te tij pa e krahasuar me te tjere. Nuk me kujtohet tani emri dhe rrethanat ekzakte por di qe nje Oqeanograf Rus mbijetoi per 3-4 dite i vetem ne oqean derisa arriti ne ”boten e lire”
Besiana Gusho,
nuk do desheroja te komentoja per kete “histori arratie” edhe pse me sa kuptoje une nga seria e komenteve tuaja kam me shume njohuri per kete ngjarje. Madje me Klementin, vellane e tyre, kam pasur njohje deri perpara internimit.
Ajo qe me shtyu te replikoje me ju eshte e para; nje lloj cinizmi i shemtuar me te cilin mundohesh t’a komentosh kete dragjedi, dhe e dyta ; mos pasja e njohurive minimale te raportit te njeriut me detin.
Per sa i perket ceshtjes se pare nuk mar mundimin te arsyetoje mbasi mendoj se aty kane te bejne bindjet tuaja personale dhe te pozicinit ku qendroni ju, edhe se aty kur hyn ne detaje konkrete duket se nuk njeh si duhet ate kohe dhe rregjim.
Per sa i perket kohes se qendrimit ne uje d.m.th. ne det do te jap disa informacione per te kuptuar se sa gaboni ju; mbas viteve 90 nje Italian tentoi te pershkruaje me not Otranton duke u nisur nga Vlora, 40 milje apo diku 70 km; nje ushtar marinar ne vitet 70 mbasi kishte rreth 2 vjet pa shkuar me leje ne familjen e tij pershkoi nga ishulli Sazanit deri ne Vlore, 16 km per tere naten (sa per kuriozitet Mehmet Shehu i akordoje 15 dite arrest dhe mbas kryerjes se denimit 15 dite leje prane familjes) ; perseri ne vitet 70 mbas mbytjes se nje anie Greke diku ne traverse (drejtim) te Karavastase Lushnjes nje marinar qe mbijetoi u gjet diku midis Shkodres dhe Ulqinit, etj,etj,……………dhe harrove xhaxhi Saliun qe edhe se kish lindur dhe rritur ne maje te malit qendroi gati 3 ore ne uje te kripur dhe nuk u be turshi?!
Perfitoj nga rasti edhe se jame shume, shume vone te pranojne ngushellimet e mia motrat dhe tere familja e tyre.
Rushit, deti ka lagur brigjet e Gramshit rreth 50 milion vjet me pare, mos u ngaterro me pellgjet e ujit qe formohen ne rruget e Gramshit, se pastaj kolonjaret kane te drejte te thone u be deti kos ne Gramsh.
Po te kesh qene ndonjehere tek Kalaja e Vlores, tek Uji i Ftohte, aty ku u be ajo masakra me automatik, siper nga rruga mund te vezhgohen mbase edhe sot peshkaqene. Ato 70 km me not drejt Otrantos, apo edhe 16 km e ushtarit te panjohur te Mehmetit tend (ishte nga Gramshi me sa me kujtohet) i ke pare ne enderr, mbase kur te zgjohesh fillo te shkruash me mend ne koke e bej pak truk qe te mos te te duket bota qe te rrethon e shemtuar, ashtu siç je vete.
Ndoshta mendoni per notarin e distancave te gjata: Paolo Pinto.
Data: 28 August 1982 // Koha: 13 ore 57 minuta – kur ka kaluar la manshin ne mes Anglise e Frances.
Me sa me kujtohet deshtoi ne distancen Shq.-Itali dhe e la ne mes.
… e gjeta tani, dy vjete me pare pata bere nje shkrim ne blog “arratisje spektakulare- vullneti i njeriut” e po e bie kete pjese c&p sic e pata shkruar:
3. Slava Kurilov. Nje oqeanograf sovjetik ne 1974 hidhet nga nje anije turistike dhe noton per 3 dite e nete ne oqeanin Paqesor. Pasi kishte kerkuar vize disa here per qellimi studimi jashte vendit dhe i ishte refuzuar, nje dite i mbushet mendja te arratiset. Niset me nje traget turistik te kohes, i cili levizte brenda vendit, e ne mes te udhetimit hidhet nga anija pa e pare njeri. Nuk kishte asnje mjet, kompas, thike, uje apo ushqim; bile nuk e dinte kursin apo pozicionin dhe ku mund ta conin korentet e ujit. Duke notuar me ndihmen e yjeve per 3 dite e nete ne oqean, me ne fund arrin ne Filipine. Ai ishte Mjeshter Yogi i avancuar dhe kjo, sic thote vete, e ka ndihmuar.
PAB !
Une nuk e njoh historine e ketij rusi, por mund te te them me kompetence qe jane shume faktore qe ndikojne ne uljen e ngadaleshme te rrezistences se trupit gjate notimit ne ujra te kripura.
Perveç temperatures se trupit 37°C qe tenton ti afrohet asaj te ujit me kalimin e kohes duke e sjellur personin drejt shockut hipotermik, pra drejt vdekjes.
E dyta, ne manualet e ndihmes se pare te “MAN IN THE WATER” pershkruhet edhe reacioni kimik i kripes kundrejt rruazave te kuqe te gjakut, duke destabilizuar funkionin e tyre vital.
E treta, nese stili i notimit eshte “stili i lire”, “stil bretkocke” apo “stil delfin” qe nuk mendoj te kene bere 12 km ne kete stil, pas jo me shume se dy apo tre oreve, nje tjeter fenomen ndodh me trupin e njeriut, fillojne te te bllokohen muskujt e qafes, per vete pozicionin e mbajtjes se kokes lart me trupin gjysme te zhytur ne uje.
E katerta, per orientimin me yjet do desha te te kujtoj fjalet qe tha Giordano Bruno, mbi turren e druve para djegjes: “e pour si muove” – per te te thene qe bota rrotullohet dhe yjet nuk mund te jene nje pike orientimi.
E pesta, e kam thene edhe me lart, per keto distanca notimi, per te ruajtur drejtimin duke marre si baze nje ndriçim fiks ne toke (kur noton naten) ndien me pak mundim dhe mund te perdoresh levizjen e kembeve, duke u ndihmuar edhe me nje shtytje te duarve, stili ideal eshte ai ne shpine.
E fundit, edhe duke notuar ne kete menyre, pas disa oreve, pak per kripen e pak per ferkimin e pjeseve te trupit me njera tjetren, shkaktohen irritime edhe me gjak, pas gjunjeve, nen sqetulla dhe ne mes te “kolonave te Pireut”. Dhimbjet jane te tmerreshme dhe duhet te jesh me te vertete jo vetem i fuqishem fizikisht por edhe moralisht per te vazhuar kete qe s’eshte gje tjeter veçse nje aventure drejt vdekjes dhe jo lirise.
Ti mendon qe, pa marre parasysh kontrollin e asaj kohe te kufijve, kjo Bela e Islameve ka mundur te beje nje notim te tille? Jo dhe jo PAB !
Te rrefehet dikush qe ka nje fare eksperience ne kete fushe………
E Nderuar znj Gusho, nuk eshte e nevojshme te flasin vetem ato ”qe kane eksperience”. Kushdo shton ne kete debat, se ashtu do ngelemi duke folur me vete…a mendimi/shkembimi ne mes njerezve do ngelej ne nivel Mitotik. [sic](Mitoza)
Historine “e ketij Rusi” mund ta gjeni fare thjeshte, eshte nje nga arratisjet me spektakulare nga vendet e ish-bllokut Sovjetik. Do coj tek Dita 6 te tilla qe i kam botuar dikur ne blogun tim mbase i botojne. Stanislav (Slava) Kurilov por dhe te tjere (Yuri Vetokhin) jane shembuj ekstreme qe tregojne se manualet dhe normalja sic e njohim/mendojne Ne, ne kete rast nuk vlejne.
Keni shume te drejte me te dhenat qe jepni por ato nuk jane argument gjithe-perfshires. Cdo ngjarje e paraqitur duhet marre ne merite. Sigurisht ka eksperimente e parametra jetesore qe na kane dhene nje ide per “human endurance” ne det/ mal e shkretetire por ja… del nje rast tjeter ”i pabesueshem” qe nuk perputhet me idene tone; kalon pertej asaj qe ne mendojme se eshte e mundur.
A ka pyetje e pikepyetje ne kete histori? Sa te duash. E imja eshte ”persa i perket punesimit” dikush thote dicka tjeter. Miqesisht po nis nje kujtese: duhet nje fare kujdesi me absolutizmat. Kur dicka eshte mbi/nen mesataren apo me ekstremen e pranuar nga ne, nuk i referohemi me Normes por e marrin rast-pas-rasti.
Jam i qarte se e kuptoni konceptin: “Improbable But Not Impossible”
Te lexoj me kenaqesi.
Kerkoj ndjese per kete gabim shpejtesie, duhet te kisha shkruar:
znj Gushi.
(jo Gusho)
Miqesisht. p.a.b.
Me buje dhe humor te madh tregohet dhe historia e atij ushtarit te kufirit i cili conte ushqimet tek posta e policise me makine tip ZIS -rus, dhe i tha oficerit te rojes se kishte nje problem tek motorri prandaj ta ndihmonte duke hipur ne makine dhe ti jepte gas ndersa vete ushtari pervishte menget gjoja per te futur duart tek motorri per ta rregulluar! Oficeri hipi dhe i jepte gas dhe ngaqe kofano e ZIS-it i kishte zene pamjen pertej xhamit vazhdonte te pyeste duke bertitur: He po tani si duket? -po nderkohe ushtari ja kishte mbathur pertej kufirit duke perfituar nga pamundesia e oficerit per te pare se kofano 4 metra e ZIS-it kishte mbuluar pamjen! Sot pas 30 vjetesh kto duken barsaleta por ja qe ndodhnin me te vertete ne ate kohe dhe njerzit benin lloj-lloj marifetesh e sakrificash per tja mbathur nga ferri i komunizmit!
Ne gjuhen gazetareske nje shkrim intrigues.Gazetari ia ka arritur qellimit qe me kete histori (interviste) te terheqe lexues e te beje polemika qe ne vetvete jane nje shkrim tjeter shtese.Ne veren e vitit 1984 jam ndodhur per shume dite ne Ksamil qe kontrollonte hyrjet,por edhe daljet ku pak a shume ishte kjo situate.Disa kilometra para se te shkoje ne njeren nga pikat me te favorshme per tu hedhur ne anen tjeter,ndodhej nje truproje kufiri qe kontrollonte njererezit per lejen kufitare.Ndersa naten i gjithe bregdeti shqiptar ruhej nga patrulla ushtarake.Si bregdetas nga Durresi pikerisht ate vit kisha hedhur disa grepa per te zene njgla aty ku i thone batullat.Te nesermen shkova qe t’i marr rreth ores 5 dhe sapo dola nga deti me mbertheu patrulla kufitare.Dhe kjo ndodhte ne Durres jo me ne Sarande.Historine kam degjuar ne ate kohe,por nuk e kam besuar duke e analizuar ne kete menyre.
ne rres
htin e trete duhet redaktuar ‘qe kontrollonte hyrjet,por edhe daljet ku pak a shume ishte kjo situate” dhe me poshte eshte “ngjala”.Do te shtoja se intervisten per dy motrat nuk e lidh asgje as me Enver Hoxhen e as me Sali Berishen.Shqiptaret kane qene vazhdimisht nje shpirt ne revolte per izolimin nga bota,mungesen e demokracise dhe varferine qe jetonin.Kaq mjafton per te mos i pare problemet me ngjyre te kuqe apo blu.Te kuq kemi flamurin-kjo na mjafton.Blu kemi detin edhe kjo na del e tepron.E beni dot Shqiperine te arte sepse arin e ka mbuluar balta.
Me bejne pershtypje shumica e komentuesve qe si duket ose jane nga ata qe nuk ju ka rene bytha ne uje ose jane te asaj kategorije qe dikush(nuk ja di emrin) kendon kengen ku thote : skane me se meren,vetem me tha ai I thashe ati d.m.th thashathemaxhinj keqdashes qe I perkasin mentalitetit te Enverit qe te jemi vigjilente . Ato vajza qe e moren guximin dhe bene ate hap jane kaqe te guximeshme dhe bravo ju qofte se cthote dikush qe I paska njohur ne cerme po nuk mund te flase me teper ai eshte nje cope legeni si ata langot qe kur ndonje I njohur e shikonte me ndonje vajze e cila po e pyeste per nje adrese I theshte shokut eshte dashnorja im.Nuk jane te mira dhe nuk I sherbejne nje shoqerie si e jona qe ka vuajtur gjithmone nga smira per njeri tjetrin.Une e kam jetuar dhe degjuar kete rast ashtu si di edhe per dy dhermiote qe vune ne koke shalqi dhe u aratisen po ju qe flisni me kopetence qe nuk reziston dot kaqe gjate une po ju pyes juve buravece e degjuat qe para 2-3 javesh u gjet nje njeri qe jetoj ne oqean 16 muaj dhe I pa lyer me graso.Me falni qe te gjithe po jeni kerkushi dhe keshtu do mbeteni te VEGJEL.
Quhesh “dardhar” se je nga Dardha, apo je prodhues dardhash me krimba.
Ai njeriu qe ti permend, ka mbijetuar per 16 muaj mbi nje varke dhe jo me trupin ne det.
Ka edhe nje rast tjeter te nje meksikani, qe u gjet I gjalle pas 12 oreve, ne nje anije te mbytur rreth 10 metra nen det. Ai nuk notoi, kishte te zhytur vetem gjysmen e trupit ne ujin e kripur dhe merrte oksigjen nga nje bobol oksigjeni qe ishte ne ate varke. Kerko ne internet e do te gjesh edhe foto e ketij rasti.
Rrit me mire dardha te shendeteshme me bishtin prapa, se nga keto qe shkruan me duket se nuk kane fare bisht.
tamam nje site nostalgjikesh te Dulles,ku ca bij shpirterore te tij mohojne kampet e burgjet famekeqe te perndjekjes qe i behej kundershtareve te regjimit e pasardhesve te tyre.rrugen ketyre te rrjedhurve nga trute,ia u ka treguar e veja e Dulles nena Nexhmije qe edhe sot pas kaq shume viteve shprehet se ata kane qene hajdute lopesh,ose tradhtare per shoket e tyre qe i denuan me grupet armiqesore.megjithate historia e motrave Islami eshte mese e vertete dhe une personalisht e kam degjuar ne Athine nga nje greko-shqiptar qe punonte ne sigurimin grek ne ato kohe,ku ato derisa iken per ne Amerike ndejten ne kampin e refugjateve politike te Lavrios ne periferi te Athines.por ketyre truthareve kelysheve te Dulles ende nuk e kane pertypur permbysjen e atij regjimi gjakatar ndaj qytetareve te tij,dhe tani flasin mbrockulla e na hakerrohen me historira e perralla per kohen e bukur te socializmit,dhe tani me qeverine e social-punisteve perpiqen qe te na rikthejne Dullen me fotografite neper festa te ndryshme te epokes se tij si p;sh 29 nentorin,10 shkurtin,11janarin,etj si keto.
Fakt interesant ky i ketyre motrave. Ka shume histori me arratisje spektakolare por dhe me kapje ne kufi e burgime te gjata, bile dhe vrasje e terheqje me traktor te kufomave. Te gjitha keto e te tjere si keto japin qarte pamjen e diktatures me mizore ne Europa te Enver hales qe disa te krisur e duan akoma.
Po rekordin e Saliut per qendrim ne uje si koker shalqini e kane thyer apo jo?
Kjo arratisje eshte e pregatitur nga shteti i asaj kohe, beheshin shume arratisje te tilla me porosi te sugrimit nga toka e nga deti dhe ata punonin si agjent te sigurimit ne vendet ku shkonin dhe keta agjent qe te ishin te besueshem per boten borgjeze revizioniste imperialiste e kapitaliste zgjidheshin njerez me inteleket nga shtresat e armikut te klases nga te denuarit dhe te internuarit. pasi trajnoheshin ne rezidencat e sigurimit te shtetit hidheshin ne vperim dhe u sajohej arratisja e besueshme prej popullit dhe prej vendeve ku ato ngarkoheshin te shkonin me sherbim. Sa per pushimet e tyre ne bregdetin jugor ne pike kufiri ne Sarande, nuk i ha njeri keto mashtrime, mbasi dihej qe te internuarit nuk lejoheshin kategorisht te futeshin ne zone kufitare dhe biles kur shkonin me leje ne rrethet qe ishin ne kufi me zonat kufitare, pajiseshin me flet leje per jo me teper se 24 ore dhe njoftohej dega e brendshme q mbaheshin nen syrvejim, sidomos kur flinin ne hotel sic deshmon kjo motra.
Pershendetje te gjitheve!
Pershendetje veçanerisht komentuesve objektiv zonjen Besiana Gushi dhe alban d, qe ne nje fare menyre ne kete faqe me “detyruan” te jap ndonje mendimin tim modest.
Separi faliminderit per konsideratat lidhur me mendimet e mia qe paraqes ne kete forum nepermjet komenteve.
Natyrisht une komentoj gjithmone nga Shqiperia dhe koincidenca me pseudonime te tjera jane kurdohere rastesi.
Kete “adashin” nuk e kam lexuar asnjehere, por , nuk do shume mendje nese hungerine ne ate fare feje, duhet te jete ndonje nga ata vemjet e atyre qe u larguan nga Shkodra me 29 Nentor 1944.
Per rastin ne fjale qe ka marre ne interviste gazetari Xh. Shehu, per zonjat Islami qe kane qene te internuar ne Çerme apo Grabian te Lushnjes dhe qenkan arratisur nga deti nepermjet kanalit te Korfuzit, te jem i sinqerte eshte hera e pare qe e degjoj.
Nuk mund as te pohoj dhe as te mohoj, megjithese jugun e njoh mire ne ato vite ku tregohet ngjarja per shume arsye.
Ndoshta keshtu ka ndodhur, por une pa pretenduar te jem ekspert i detit edhe pse notin e kam ushtruar qe 5 vjeç, habitem kur dihet se gjinia femrore teresisht eshte me e brishte dhe me delikate se ajo mashkullore, i rrezistoka nje kohe me te gjate, ujit te kripur pse jo dhe rrymave te ftohta naten, pavarsisht stines, se sa nje mashkull 20 vjeçar, ne kete rast vellai i tyre i ndjere??!!
Pak me lart lexova nje koment qe me te drejte shtronte pyetjen perzjere me habi “nuk e dija qe te internuarve u lejoheshin pushime jasht kampit te vuajtjes se denimit”.
Kush eshte ne moshe te kosiderueshme dhe njeh praktiken e strukturave te diktatures, natyrisht kete version mund ta quaj nje perralle te re te Kadarese si tregimi i tij “Provokacioni”.
Por kam dhe diçka tjeter, per dike ndoshta hollesi te panevojshme teknike.
Me sa di une nga plazhi i Sarandes, historikisht nuk eshte degjuar te kete patur ndonje tentative arratisje, qofte me not dhe qofte me mjete lundruese.
Nga pika te tjera si Butrinti apo Ksamili ka patur tentativa arratisje por nuk di se sa rezultative kane qene.
Por qe te shkoje ne Ksamil ( qe ne shqip perkthehet gjashte milje, pra bregu me i afert me piken takuese te bregut te Korfuzit), si zone kufitare qe ishte ne ate kohe duhet te paiseshe me leje te posaçme nga policia apo dpb dhe aq me teper kur kishe nje status te tille si zonjat.
Edhe pse koha bene te sajen, nuk eshte as çudi dhe as sekret te themi se jo vetem ne kohe plazhi por ne menyre permanente naten siperfaqja e detit ndriçohej nga prozhektor te fuqishem dhe patrullohej nga mjete lundruese te rojes bregdetare perfshire dhe anije te shpejta, motoskafe.
Gjithsesi nuk ka pse te kercejne perpjete sikur i ka zene miza e kalit disa, kur ndonje lexues i thjeshte nuk mund te pertype versione te tilla te denja per skenare filmash komercial.
Medioker dhe mendje fshatar te nivelit te personazheve te Jakov Xoxes tek “Lumi i Vdekur”, jane ata qe me çdo kusht çdo kundershti logjike mundohen ta sulmojne me perralla te llojit se ata qe nuk pranojne versione te tilla alla Stalone, mbrojne diktaturen apo jane komunsit te kuq.
Ne kete interviste, une per veten time, vlersoj gjykimin e zonjes Islami lidhur me komunikimin rrugaçeror te shkaterruesit te Shqiperise dhe manipulatorit te dosjeve, njeriut qe u nxilu jeten shqiptareve dhe qe me vjen ndot t’i ze emrin me goje.
Keto jane me teper se turpe te misionareve te turpit, qe kane si mison te turprojne dhe te njollosin imazhin e Shqiperise dhe te shqiptareve ne bote.
se kam degjuar ne 84 nje kete histori arratie,here par qe e degjoj ,
Besiana Gusho,
per here te dyte dhe te fundit do shpenzoj pak kohe mbasi nuk e vlen te meresh me ty.
Them nuk e vlen sepse ke nje mosnjohje dhe padituri deri ne keqardhje. Madje jo vetem qe je e paditur por je edhe agresive, qe ne se keto shoqerohen te dyja eshte barazi me sociopati. Gjithashtu je alicunative, si p.sh. ke pare peshkaqen (nga ata agresivet) tek kalaja ne Vlore, ne nje kohe kur ne detin Mesdhe keta lloj peshkaqenesh nuk jetojne fare, ata gjenden vetem ne oqeane dhe detet te perfshire brenda tyre. Po ashtu di prejardhjen apo vendqendrimin tim, edhe akoma me shume, paske pare portretin tim dhe na qenka i shemtuar. Diagnoza tuaj quhet oligofreni,(reaktiv i grades “x”). Ne kete konteks do te keshilloja te mos acarrohesh ne replika te tilla mbasi semundja jote avancon. Ajo qe kuptohet lehte eshte se je edhe pa pune, situate qe e rendon gjithashtu semundjen tende. Si keshille te sinqerte te them se ja vlen nje vizite tek pskiatri. Ne vazhdim te paditurise tende Mehmet Shehu ka qene nga fshati Corrush i Mallakastres, dhe ne se une do t’i referohesha mbimrit tend ai eshte i yti.
AVICULUS-it NGA GRAMSHI
Sapo linde, tregon Meleqja e sapllakeve bythelares gramshiotja e njohur, (nenedaja yte), te vune nje çerot ne goje qe te mos kakarisje. Kirurgu qe te operoi gurgalacin e fytit perfundoi i helmuar nga qelbi qe doli nga goja jote gjate operacionit. Kur te pyesin per ate prerjen qe ke poshte molles se adamit, ti u thua eshte nje gervishje kur re nga fiku. Eshte koha te tregosh te verteten.
Para ca ditesh, takova nje te njohur mjek ne spitalin e Gramshit qe me tregoi per nje rast infeksioni me “galliseticum microplasma”. E pyeta si quhet gramsh…ari : Rushit Bilbil Bythpalla – me tha.
Kur te sherohesh, merr mundimin e kerko te ta perkthejne kete studim per shtate llojet e peshkaqeneve qe jetojne ne detin Adriatik – kujdes kur te futesh ne detin e Gramshit, krijesat sqepore si ti i pelqejne shume peshkaqenet.
http://www.marcoaffronte.it/2011/01/7-cose-da-sapere-sugli-squali-in.html
aaaaa….. znj.BESIANA! e lagu apo se lagu u be kjo pune! BABA nga DURRSI me stergjysh,gjysh,babe, dhe vete, peshkatare apo ne floten tregtare ,me sherbim ushtarak ne marinen luftarake per 3 vjet ne repartin 1425 SHENGJIN thote qe : PO ESHTE E MUNDUR TE NOTOHET 12 km ne uje te qete,dhe te ngrohte (jemi ne periudhen GUSHT) duke pasur parasysh qe motrat pohojne qe nuk e kane pershkuar te gjith distancen sepse kaloi nje skaf italian dhe i mori .Ju gaboni ne shtrimin e pyetjes: Eshte e mundur te notohet pa graso,pa vaj jojoba,etj nderkohe qe pyetja duhet shtruar; A mund ta dridhje bishtin aq kollaj ne ate kohe?! Shkodren e permenda vetem se rruga drejt lirise nuk kalonte vetem nga deti por edhe nga toka! Po permend edhe nje fakt qe i perket familjes time : Djalin e xhaxhait tim e arrestuan me 2 vete te tjere per tentative arratissje ne vitin 84 nga Shkodra sepse rastesisht i njohu nje operativ dege qe ishte tek njerzit e grus vet ne Shkoder dhe beri aritmetiken e thjeshte 1plus 1 baraz 2! Ajo qe ishte me poshteruesja ishte qe kur i sollen ne durres ,rrugen nga stacioni i trenit deri tek dega e bene ne kembe, te lidhur me pranga e zinxhire dhe me golf e trike leshi ne muajin maj(ata ishin vesh trashe sepse atyre aneve bente ftohte akoma).
Shumica e komentuesve ketu duken se jane si moter e vlla, dhe sikur punojne ne te njejten nderrmarrje. Se me ke me ngjasojne………. Vetem me ato qe duan te ardhmen e ketij vendi jo.
Me dridhek gjaku kur degjoj nje ngjarje aventure me heroizem kur guxojn shqiponjat per nje jete te lire!
Dora e sigurimit te shtetit ilir Hoxhai dergoj ne Amerike motrat
E vetmja mundesi qe keto dy motrat te kene kaluar eshte qe skafi qe I ka marre, te kete qene ne nje distance te afert, e them kete se distanca nga Saranda ne korfuz ku pika me e afert nga vendi ku jane hedhur dy motrat dhe vellai I tyre eshte fshati Kassiopi, dhe distanca eshte 9 milje ose 12 km, nga keto 3.5 jane te tonat, 3.5 milje I perkasin Greqise, dhe rreth 2 milje jane ujrat neutrale, ku dhe mund te lundrohet nga anijet e Te dy vendeve, ose Te vendeve Te tjera, sic eshte rasti I skafit Italian, keshtu e vetmja mundesi eshte qe motrat dhe skafi Italian te jene takuar ne ujrat neutrale, rreth 4 ose 5 milje e shumta.
Gjithmone me dyshime kerkoni te mohoni nje histori te vertete dhe nuk mendoni se ato humben vellain e tyre atlet por qe nga i ftohti nuk arriti dot te dali nga ana e tjeter e sarandes.Familjae tyre ishte nje falije intelektuale e persekutuar gjithe jetes nga rregjimi diktatorial komunist qe gjeti terren te bente cte donte duke pasur njerez qe e mendonin si disa nga ju qe jo vetem keni jetuar ne erresire por edhe dukeni qe skeni kuptuar asgjee nga ai rregjim. kur shtypi nuk ishte i lire dhe cdo gje behej gojazi.Ne Tirane u fol shume nga kjo ikje e dy heroinave qe i dhane nje grusht te forte atij sistemi ne ate kohe.Shume gazeta te huaja folen per kete arratisje te pabesueshme drejt lirise si shume ikje te tjera qe kalonin ne heshtje ose vriteshin ne pabesi nga forcat e kufirit qe dilnin ne Sarande me skafin me mitroloz.Familja e tyre me origjine nga Saranda jetuan per nje kohe te gjate ne Tirane pikerisht ne Tiranen e re komshinjt e mij te mire ne katin e trete e une isha ne te katertin.E vertete qe u internuan ne Lushnje por vinin shpesh me leje sidomos vellai qe notontee tek liqeni artificial shuime gjate .Nuk dua te futem se si i merrnin lejet nga nje rregjim kontradiktor i eger por edhe i korruptueshem.Kur shkova ne aksion ne Cerme te Lushnjes besoj ate qe thone ato. kjo eshte nje histori e vertet qe cuditi boten dhe nje gazete spanjolle i dedikoi 4 faqe por eshe shume te tjera me trupat e ftohur ne det te gjetura nga nje skaf italian.