Mëngjesin e së martës zëdhënësi i “Washington Post”, Kris Korati përgënjeshtroi deklaratën bombastike të paparacit francez Paskal Rostain dhënë për radion “Europe1”, mbi një romancë të dyshimtë të presidentit amerikan me këngëtaren Beyonce. Ai tha se “Washington Post” do të botonte martën një artikull të plotë mbi historinë e tyre. Por një ditë pas shpërndarjes së lajmit të rremë, zëdhënësi i gazetës u shpreh: “Nuk po përgatisim asnjë artikull të tillë”.
Pas përgënjeshtrimit, reporteri tha për gazetën “Le Figaro”: “Po promovoja librin tim të ri në studion e radios ‘Europe1’ dhe doja të bëja një shaka të madhe. Dëgjojeni mirë se çfarë kam thënë në radio, në fund të fjalisë sime do të më dëgjoni te qesh”
Obama-Beyonce dhe historia (e supozuar) e dashurisë
Pascal Rostain, fotografi francez me një reputacion të fortë si paparac i elitës, me siguri ka qenë protagonist i ditës dje në Francë, por mbi të gjitha në Shtetet e Bashkuara me njoftimin e pabesueshëm që bëri mbi një romancë të dyshimtë midis dy prej njerëzve më të famshëm dhe me ndikim në planet.
Në 21 qershorin e kaluar, presidenti Barack Obama puthi Beyoncen. Ishte një gjest i dëlirë, një prekje në faqe dhe aq. Ajo puthje edhe pse e fotografuar nga shumë aparate, kaloi pa u vënë re. E si mund të tërheqë vëmendjen një përshëndetje miqësore?!… Por tani, në mënyrë të pabesueshme në Shtetet e Bashkuara ngrihet era e fuqishme e zërave mbi një lidhje të dyshimtë sentimentale midis presidentit amerikan dhe këngëtares. Nëse do të rezultonin të vërteta, ky do të ishte skupi i vitit, ndoshta i shekullit… Në rast të kundërt Rostaini do ta gjente veten të penguar në bllofin më të frikshëm të jetës së tij.
Reporteri francez, pohoi dje për mikrofonin e “Radio Europe 1” se presidenti amerikan dhe këngëtarja janë përfshirë në një aferë rozë. “E dini, në këto momente në Shtetet e Bashkuara po ndodh diçka e jashtëzakonshme. Të martën në ‘Washington Post’, që sigurisht nuk bën pjesë në tabloidet e skandaleve, do të dalin detajet mbi marrëdhënien e Barack Obama-s me Beyonce-n. Besomëni bota do të flasë gjatë për këtë”, u shpreh francezi.
Ai shtoi se ishte i pashmangshëm publikimi i zbulimit të bujshëm në të përditshmen amerikane, ndër më të lexuarat në vend, duke siguruar gazeta zotëron të dhëna pikante mbi marrëdhënien midis të dyve.
Rostain, 56 vjeç është midis paparacëve më të famshëm dhe autor i skupeve të shumta, të tilla si fotot e para të lidhjes së ish-bashkëshortes të Nicolas Sarkozy, Cecilia me agjentin publicitar Richard Attias, në vitin 2005. Ai ishte gjithashtu edhe autori i imazheve të para të vajzës sekrete të presidentit të atëhershëm Francois Mitterrand, po ashtu të lidhjes së princeshës Carolina të Monakos me tenistin Guillermo Vilas.
Ndërkohë bastexhinjtë i janë vërsulur asaj që dinë të bëjnë më mirë dhe qëndrojnë në ethe të zhvillimeve. Ai që tani qarkullon në formë thashethemi, i publikuar nga një e përditshme serioze si “Washington Post”, paralajmëron tronditjen e fuqishme të shtetit amerikan në shkallën më të lartë të tij.
Beyoncé Giselle Knowles-Carter, 32 vjeçe, e cila në art njihet thjesht Beyonce, gëzon sigurisht vlerësimin dhe miqësinë e Obamës. Jo rastësisht, njeriu që përfaqëson shpresën e madhe të rilindjes amerikane e deshi midis të ftuarve në ceremonitë e përurimit në të dyja mandatet si president. Herën e parë në vitin 2009 dhe të dytën në 2013-n, si këngëtare zyrtare e ceremonisë, protagoniste e momentit më drithërues e zyrtar, këndimin e himnit që simbolizon bashkimin dhe vëllazërinë e 50 shteteve të konfederatës. Dhe nuk përfundon këtu. Ishte sërish ajo, Beyonce, midis të ftuarve të privilegjuar në festën e 50-vjetorit të Zonjës së Parë, Michelle Obama, këtë vit, që mesa duket e konsideron vokalisten virtuoze një mike dhe jo rivale. Por a do të vazhdojë të jetë kështu?/ D.Gjuzi
Gatime Politike me krye-guzhinjerin e persosur per kesi lloj rastesh.
Vetem Sali Serbi i kupton k’to genjeshtra. Turp i medias perendimore qe udhezohet nga “Merdoket” kac’urreles.
Obama eshte njerezor , keta dun ta qesin si vehten Gamor !!!!
Beyonce ma prish mendjen dhe mua,pa lere Obames,hahahhahahaa,sidomos me kete fustanin e kuq duket si Ferrari Testarossa.
@ Dita
[me respekt e mirekuptim, nga ju presim standarte.]
Nje lajm i tille ju le hapur per ”libel & defamition” nese jeni gazeta e pare a e 10-ta, qe e thoni kete ne aspekt kombetar a nderkombetar. E eshte keq-informues.
” Nje Histori Dashurie midis O & B”
… ne deftore, shqip, kalon ne nje pohim absolut. Sado ta shpjegosh me vone, a t’ja veshes fjaleve te nje ”gazetari Francez” Ne klikojme nga titulli sensacional! Titulli eshte juaji, e tek lexuesi e ligji ju pergjigjeni per kete. Per me teper, e kur nje gazete Franceze e jep keshtu…ju mbani rezerva e verifikoni me tej.
Lajmet a marra nga ”Daily Mail” nuk jane gjithmone te sakta, prape ata e mbulojne veten me ”juriste e para” dhe me fjalen ”allegedly” …Thuhet. [shqip-pretendohet por prova s’ka]
Flitet, thuhet, mendohet, dyshohet, pretendohet; keni 00 terma qe u mbulojne, dhe ju mbajne reputacionin lart; po ashtu publiku merr informacione te qarte. Ne del neser e sakte, mire, ne jo…s’beni asnje gabim. Nuk ka asnje lajm sado te madh, qe te justifikoje pohimin, me fakte te pa-verifikuara e te provuara deri tani.
Miqesisht,