Pajtim LUTAJ*
«Nuk duam të krijojmë bllokmen në fshat, nuk u shërbejmë atyre që vijnë si turist», kjo qe përgjigjja e deputetit të Mallakastrës kur banorët kërkojnë që bashkia të vendosi koshe plehrash në lagjet e fshatit. Ndërsa Kryetari i Bashkisë MK nuk e pranon edhe kur ja bëjnë dhuratë… jo thotë, nuk ka lezet te marrim dhurate kosh plehrash… e dua me tender!
Pas një bisede me disa nga banoret e qendrës së Hekalit, fshatit të vendosur rreth kodrës ku ndodhet qendra arkeologjike Bylis, me të drejte shtruan problemin e mungesës së koshave të plehrave. Një pjesë e tyre hidhnin mbeturinat në natyre se koshat e plehërave i kishin larg. I kërkuam bashkisë të vendoste nje kosh në rrugë për dy lagje. Personalisht i kërkova Kryetarit të Bashkise Mallakëastër ta bënte një shërbim të tillë se e ka për detyrë. Përgjigjja e Kryetarit qe korrekte «do mundohemi ta rregullojme… por aktualisht nuk kam gjendje as një kosh». U vura në kërkim të «koshit të pastërtisë» dhe e gjeta. Koshin e siguroi kryetarja e bashkisë fqinje, Rajmonda Balli, Kryetare e Bashkisë Patos, personi më punëtore dhe më i përkushtuar që kam njohur në zonën tonë. Pasi e përgëzova dhe falënderova Mondën, i thashë Kryetarit të Mallakastrës të dërgonte një makine ta merrte koshin, por për çudi ndesha në një hezitim të pa shpjegueshëm. Pasi sigurova një makine qe do sillte koshin legjendë në Hekal, kërkova që bashkia ta vendoste zyrtarisht. Pas disa mesazheve pa përgjigje ( se kryetari i MK nuk di të përdori e-mail) i shkrova deputetit i cili gjithashtu nuk u përgjigje. Është zakon i personave që nuk duan të punojnë, nuk duan ti shërbejnë popullit, bëjnë të rëndësishmin, dhe nuk kthejnë përgjigje?. I bëra tel Kryetarit por përgjigja e tij qe as mish as peshk, mu duk i shkreti me gojen e lidhur??? U bera kurjoz të kuptojë dhe përgjigjen e gjeta te fshatarët e zgjuar… po jo o profesor më thanë fshatarët, mos u mundo kot se nuk e zgjidhë ai problemin, ai dhe keta kosha që janë nuk i zbraz rregullisht, por telefonojë deputetit se atë dëgjon ai, vellain e deputetit e ka drejtor kabineti te Kryetarit.
Këto detaje që më tha fshatari fisnik më habitën se Edi Rama çan e ndan rrjetet sociale duke thënë se të afërmit e deputeteve nuk duhet tu afrohen zyrave te shtetit??.
Ndoqa këshillat e fshatarit të Balzakut, se djalli fshihet në detaje, dhe mora në telefon deputetin e zonës, person i njohur që në rinine time por per më shumë se 30 vjeteshnuk ishim parë se nuk na kish lidhur puna. Pasi i përshkrova historinë e koshit magjik, mbrapa telefonit pa fill dëgjova zërin kumbues të deputetit, që me llogjike infantile dhe me terma bolshevike « argumentonte » pse koshi nuk duhej të shkonte në destinacion. Ne kemi planet tona ulurinte deputeti, « do bëjme studim, do pyesim komunitetin, do bëjme projekt, do bëjmë tendera dhe do e zgjidhim problemin për gjith fshatin. seee ju qe vini si turist, kërciste dhembet deputeti: duhet ta kuptoni, ne nuk duhet te krijojme bllokmen ne fshat. » O zot thashe, ky person ka katër vjet në bankat e parlamentit dhe s’paska kuptuar asgjë… si mundet të ekzistojnë përfaqësues të tillë në shekullin e 21?
Kryetari i paaftë që çdo ankese-kërkesë te banorëve e trajton si tender dhe deputeti bolshevik i ringjallur mendojnë se ja hodhen pasi Kryetari i Bashkise « fitoi » në zgjedhjet monoparti dhe deputeti u emërua nga kryetari i partise se rezultatet i ka negative si për partinë dhe për vota individuale, ka mar vota 3 herë më pak se kundërshtari i tij, populli, banoret, komuniteti nuk harron, i di të gjitha dhe e ka të qarte se nuk duhet ti nënshtrohet injorancës dhe drejtuesve të korruptuar që bëjnë prepotentin në fshat dhe gojëmbyllurin në parlament.
Nuk ka dyshim se deputet të emëruar nga partitë dhe të pa votuar nga populli, do abuzojne me postin e marre me pa të drejtë.
Gjithmone kam shkruar se problemet e mëdha në vendin tonë janë korrupsioni dhe paaftësia, duke i dhëne përparësi kësaj të fundit sepse kam bindjen që i paafti e i pa nxëni i bëne të gjitha,
Victor HUGO ka thënë: «Rrëziku i vetëm për shoqërinë është Injoranca» … i paafti, i padituri, i pa formuari, i pa kënduari apo i pa dali… kështu e interpretojnë nga anët tona shprehjen e babait te Francës, atdheut tim të dytë.
Poooor, isha i vendosur se koshi duhet të shkojë në vendin e duhur pa tjeter… falënderojë K/Ministrinë që ndërhyri dhe këshillojë Kryetarin e Bashkisë Mallakastër të bëjë detyrën si duhet, sa për deputetin shpresoj shumë se nga ky shkrim të nxjerri mësime, të kuptojë se nga dita që ka pranuar të ulet në karrigen e deputetit është shërbëtor i komunitetit dhe jo feudali i zonës as qehajá i tutorit por edhe as servil i padronit.
*Oftalmolog, Profesor i Universitetit Mjekësore të Tiranës
